Edhe pse Maqedonia është nënshkruese e Konventës Ndërkombëtare për prostuticionin, mosekzistimi i politikës gjithëpërfshirëse sikur është rezultat i moskoordinimit rreth politikës së zbatimit të ligjit, që është pjesërisht rezultat i situatës në të cilën është joreale të priten ndryshimet e shpejta.
Trafikimi apo kontrabanda me njerëz tani zë vëndin e tretë për nga përfitimi në lëmin e krimit të organizuar pas kontrabandës me drogë dhe armë duke gjeneruar një shumë të madhe parash në vit.
Arsyet për lulëzimin e një kriminaliteti të tillë si prostitucioni dhe shit-blerja e femrave dhe fëmijëve janë të shumta por më të theksuarat, sipas ekspertëve, përmendën varfëria, dëshprimi, lufta, kriza dhe injoranca.
Duke qenë së të gjitha këto dukuri kanë qenë ose janë të pranishme në Maqedoni, e bënë këtë rajon në jug të Ballkanit tokë pjellore për zhvillim të shpejtë.
Prostuticioni më i shprehur është në pjesën e Pollogut respektivisht në pjesën e Tetovës dhe të Gostivarit, e në kohë të fundit edhe në qytetet tjera më të vogla siç janë Kumanova, Struga dhe Ohri në të cilën vlerësohet se ka mbi 70 shtetase të huaja që ushtrojnë detyrën e prostitutës.
Në këtë moment në Maqedoni nuk ekziston politika gjithëpërfshirëse për prostuticionin. Edhe pse është nënshkruese e Konventës Ndërkombëtare për prostuticionin, mosekzistimi i politikës së gjithëmbarshme sikur është rezultat i moskoordinimit rreth politikës së zbatimit të ligjit, që është pjesërisht rezultat i situatës politike në të cilën është joreale të priten ndryshimet e shpejta.
Për situatën alarmante flet edhe vlersimi se numri i gjithëmbarshëm i prostitucionit është ndërmjet pesëqind apo gjashtëqind.
Edhe përskaj hovit të madh që ka marrë kohën e fundit organet Qeveritare dhe ato joqeveritare, lufta kundër trafikut me njerëz, konretisht prostitucionit nuk tregon rezultate të lakmueshme.
Aq thellë është zhvilluar prostuticioni saqë në disa raste “bosat” kanë shkëmbyer zjarr mes veti ku edhe pësuesit normal janë vajzat e reja gjysëm lakuriqe.
I freskët është rasti i Dobridollit të Gostivarit ku gjatë qërimit të hesapeve mes dy grupeve kriminale mbeten të vdekura tri shtetase nga Bullgaria.
Kjo dukuri u bë e njohur më pavarësinë e Maqedonisë dhe paaftësinë e saj për të kontrolluar kalimin ilegal të shtetasve të huaj që u shfrytëzua nga shumë përsona që sot janë një ndër shefat që përfitojnë shumë të madhe parash. Në Tetovë sipas raportit të policisë, vitin e kaluar janë ngritur mbi 50 procedura penale që kanë të bëjnë me “trafikimin e njerëzve”.
Ndërkaq në vendin e dytë dhe të tretë radhiten rajoni i Gostivarit dhe ai i Strugës.
Në Gostivar policia ka ngritur 45 procedura penale kurse në Strugë mbi 40. Gjatë tërë kontrrolleve nëpër bordelet e prostuticionit, nëpër baret e tërë Maqedonisë gjatë vitit 2003 policia ka zbuluar mbi 110 vajza të trafikuara nga vende të ndryshme.
“Shtetaset që më shumë kanë ushtruar profesionin e prostitutës vijnë nga Rumunia , Moldavia ,Ukraina, Bullgaria dhe vende tjera më pak të njohura për këtë zanat. Problemi më i madh ekziston në atë se disa nga femrat e trafikuara nuk dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre”, deklaroi zwdhwnwsi i Ministrisw sw Punwve tw Brendshme, Borçe Peshevski.
Ka raste, vazhdon mw tej Peshevski, kur ndonjëri nga familjarët e vajzave të reja e ka shitur tek gangsterat e këtij zanati dhe ky është pikërisht problemi i moskthimit të femrave në familjet e tyre. Këtë problem jo të vogël nuk e mohon as Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Femrat të cilët ushtrojnë detyrën e prostuticionit sipas rasportite të policisë janë nga 18 vjet e deri në 25 vjetë, varësisht prej bukurisë së tyre.
Prostitutat shpesh mbyllen në dhoma të papastra dhe detyrohen të shërbejnë mbi 5 klientë në një natë. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë në rritje, sepse vajzat shpesh detyrohen të kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura. "Është profesioni më i vjetër në botë - kështu që pavarësisht se sa e luftojnë, nuk do të mund ta ndërpresin krejtësisht", thotë një djalosh nga Kumanova i cili i për çdo javë viziton femrat e reja në një shtëpi të vjetër në Kumanovë.
“Një plak nga etnitetit maqedonas është bosi i femrave në Kumanovë. Për çdo muaj na ofron vajza të reja nga Bullgaria , Moldavia dhe nga Rumunia duke mos i përjashtuar edhe vajzat maqedone”, shton djaloshi nga Kumanova.
Janë të shtrejta, vazhdon ai, por me të vërtet janë të bukura edhe pse çmimi është pak si shtrejtë në krahasim me vendet e Perëndimit.
“Policia arreston vetëm shefat e prostitutave. Të gjithë e dijmë se vajzat të cilët vijnë të punojnë si prostituta, sigurisht se shumica prej tyre kanë ardhur me vetë dëshirë.
A mund të besojë ndokush që nga Rumunia në Maqedoni të ofroka punë zyrtare”, na pyet djaloshi ku një pjesë të fajit ua hedh vajzave që ushtrojnë profesionin e prostitutave.
Sipas raportit të policisë, një numër i vajzave përmes kanaleve të organizuara nga Sërbia transferohen në Maqedoni. Shtetaset rumune janë ato që më së shumti arrijnë nga ky kanal. Policia thotë se burimi kryesor i këtij kanali është fshati Sopot i Kumanovës i cili kufizohet më Republikën e Sërbisë.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin, IOM pjesa më e madhe e vajzave të trafikuara janë moldave.
Ndryshe IOM-i është organizatë e cila merret me transferimin e femrave në vendet e tyre, me ruajtjen dhe finansimin e organizimit të luftës kundër këtij fenomeni.
Partitë politike shqiptare në Maqedoni, luftën kundër kësaj dukurie negative e shohin vetëm në legalizimin dhe kontrollimin e plotë të prostuticionit nga vetë shteti.
“Në vendet e perëndimit janë të caktuara se sa lokale mundet që të ushtrojnë prostuticion. Së paku në këto vende nuk përhapen Sëmundjet Seksuale Transmetuese (SST)”, thotë Fatmir Hasani, deputet aktual i PDSH-së dhe njëherit specialist i mjekësisë së përgjithshme.
Në Maqedoni, vazhdon më tej Hasani, femrat të cilët ushtrojnë prostuticionin janë të papastra dhe kjo sigurisht është si pasojë e kushteve jo të volitshme në vendet e mardhënieve.
“Pos AIDS dhe SST mundet të pasojnë edhe infeksione të ndryshme të traktit gjenital të cilët transferohen edhe në bashkëshortësi”, theksoi Hasani. Ai thotë se për ta parandaluar këtë dukuri duhet që shteti ta legalizojë prostuticionin mirëpo edhe ta kontrollojë me të gjitha përmasat që sigurisht do të evitoheshin sëmundjet dhe paqartësitë rreth prostuticionit dhe pasojave të saj.
“Duhet të merret shembull ndonjë nga vendet perëndimore”, deklaroi në fund Hasani.
Këtë fakt nuk e mohojnë edhe disa politikanë të BDI-së të cilët zgjedhjen e këtij problemi respektivisht parandalimin e prostuticionit e shohin në legalizimin e saj.
“Wshtw koha kur prostuticionin duhet ta udhwheq politika. Pwr ti evituar problemet e shumta qw kanw tw bwjnw nw lidhje me prostuticionin duhet qw njw pjese tw bordeleve ti jepet leje pwr ushtrim tw kwtij zanati sikur qw wshtw prezente nw vendet tjera tw perwndimit”, thonw njwzwri disa deputet actual tw BDI-sw.
Me këtë pa më dyshje se vetëm bordelet të cilët posedojnë leje do të ushtrojnë prostuticion. Këtë e dëshmoi edhe kërkesa e fundit për legalizimin e prostitucionit nga ana e deputetëve të LSDM-së në Maqedoni Esat Rahiq dhe Ivan Anasatsovski.
|