Ai
është rreth të gjashtëdhjetave dhe ngjitet e
zbret në këtë cep të vështirë rrugëtimi
si një njëzetëvjecar, ose më saktë sic
na thotë vetë ai, tamam sic “isha dikur në
rininë time…”. Ne përshëndetemi dhe e
ndjekim nga pas me një shikim tejet mallëngjyes. Është
bashkëkombasi ynë, është njeriu me të cilin
përshëndetemi shqip. Ai del c’do të dielë
në një nga tregjet e Londrës dhe del vetëm për
të blerë një nga produktet e mishit të traditës
kosovare, që dikur I pat prodhuar dhe tregtuar vetë në
Pejë e në Gjakovë. Axha Arshin e blen tashmë
suxhukun kosovar, edhe pse jo “prej vakti”, sic shprehet
vetë ai, vetëm të largijë sadopak mallin për
prodhimin e traditës, për atë që dikur lëpije
e lëpinin gishtat të gjithë , miq e të tjerë.
Kështu patëm dëgjuar edhe për një tjetër
tipike të traditës, pikërisht për rakinë
shqiptare, të cilën nuk e gjen në treg, por dikush
t’a sjell si dhuratë këtu në Mbretërinë
e Bashkuar. Rastësisht dhe jo spontanisht, ose më saktë
ashtu si vendasit e shprehin në të tyren sarkastike, “rrahur
e jo tundur”, dikush e ka edhe në shitje një farë
rakie me stampë shqiptare të sajuar e të etiketuar
gjetkë, ose edhe suxhukun e prodhuar në Turqi, Gjermani
apo…, Spanjë dhe t’a shet si dikur ato “DS”
poshtë banakut…, thotë një miku im. E gjitha
s’do laps, s’do koment apo edhe ndonjë…”zihamet”.
Ajo do pak traditë nga tradita dhe pak përkushtim ndaj
saj. Kjo nuk është “Luks”, apo “Qiqra
në hell”. Kjo është një mënyrë
që tradita shqiptare që dikur ka bërë emër
tregjeve të Europës, si përshembull me Konjakun “KORCA”,
të zërë një vend e një emër të
ri në këtë kohë tregjesh të mëdha
ku edhe të vegjlit bëjnë emrin e tyre të madh…
SHEMBUJ dhe FAKTE
Në tregun më të madh botëror të peshkut,
në Japoni mungon shpeshherë peshku “Tun”.
Dhe a dini pse? Ai nuk gjendet në asnjë vend tjetër
përreth Japonisë, vec Mesdheut. E këtu sigurisht
edhe të vegjlit pra, kanë një emër të madh.
Për të përmendur është tregtia e tij nga
Malta, apo edhe nga Qipro…. Mirë do të thotë
dikush se peshku është pasuri e dhënë nga Zoti,
e në Shqipëri ai…, Le të vazhdojmë.
A nuk ka traditë Shqipëria, sic e thamë më
lart dhe e dimë të gjithë me konjakun? A nuk kane
tradite shqiptaret me produktet natyrore? Reklamohen ato në
ekspozita dhe vetëm kaq. Partneriteti? Tregjet?…dhe me
tej politika. ..”Kemi neshkruar e lidhur mareveshjen e tregtise…,
bashkepunimit tregtar…”
Shqiptarët krenohen shpesh mes vetes. Mburren me traditat
krahinore. Mburren me c’do gjë të traditës
me vend e realisht shpirtpasur. Po a duhet harruar pastermaja, a
duhet harruar tradita dhe shija prej saj? A duhet lënë
që suxhukun e traditës së Kosovës t’a
keqpërdorin te tjeret per komercialitet?
Zakonisht, pastermaja fillon te pergatitet ne fund te nentorit
e ne fillim te dhjetorit. Sipas nje te moshuari, nuk ka kalendar
fiks. Periudha e favorshme eshte koha kur jane zhdukur mizat fluturake,
gje qe tregon se dimri ka trokitur dhe mishrat per pastermane duhen
therur. Dikur mishrat thereshin ne nje dite sipas lagjeve dhe fshatrave,
per shkak se bagetite ishin prone e vete banoreve, duke krijuar
nje dite feste e gezimi, vecanerisht per femijet. Cdo familje ther
3-4 koke bageti, kjo varionte sipas numrit te familjareve dhe zgjatjes
se periudhes se dimrit. Ate dite te gjithe familjaret i linin punet
e tjera te dites, ndersa femijet nuk shkonin ne shkolle. Therja
kryhej nga kryefamiljari. Femijet mbanin prene e tyre ndersa grate
merreshin me larjen e te perbrendshmeve, me te cilat pergatitej
corba ose tara e shijshme. Mishi i therur varej ne cengel dhe lihej
per te kulluar, deri ne mbremje, kur nis faza tjeter e perpunimit.
Mishi behet vargje i ndare ne forme thelash, sa te sigurohet fortesia
gjate tharjes. Mishi ne forme vargjesh varet ne drure ne nje dhome
ku duhet te kete zjarr e prush me dru per te siguruar temperaturen
e tharjes. Tharja vazhdon 2 jave dhe me pas mishi i thate behet
thela e ruhet ne qeska beze, mundesisht i pudrosur me pak miell
gruri. Shpatullat, ruhen ashtu sic jane, si mish i vecante per miq
te paardhur ndonjehere me pare. E kjo traditë është
kudo mes shqiptarëve në trojet e veta.Ajo është
një traditë që edhe Shqiptarët të kenë
vlerat e traditës në tregun Europian “Made In Albania”.
Në disa krahina të banuara nga Shqiptarët ne trojet
e tyre etnike me i preferuar per t'u bere pasterma, ka qënë
dhe është mishi i dhise, pa harruar edhe atë të
gjedhëve si lopes, vicit, kaut. Dhia eshte e ka mbetur simbol
per shkak se rritet shume ne keto zona e eshte jo vetem e shijshme
por edhe me leverdi ekonomike. Rituali i pastermase me mish dhie
vazhdoi ceremonialin deri ne vitet para kolektivizimit te bujqesise
se per kete periudhe mbi 30-vjecare pastemaja lau duart me shpikesit
e saj. Do te vinte periudha e viteve '90, kur prona vajti tek i
zoti, qe fshataret te kujtoheshin per pastermane e famshme qe eshte
aq e shijshme, sa, sic thuhet ne keto ane, te lepish gishtat. Jo
vetem vendasit, por edhe skraparllinjte sa vjen dhjetori dalin ne
treg per te blere gjene e deshiruar per pastermane e fasuleve te
dimrit.
Jane tashme te njohura shume asortimente me etiketen "Made
in Albania", me te cilat eshte konkuruar denjesisht ne panaire
kombetare apo nderkombetare. Mjafton te kujtojme rakine e famshme
te Permetit,Skraparit, apo “Penestia” e Dibrës
dhe kjo mjafton nga zierja e rrushit me prush qe eshte zanat vetem
I shqiptarëve. Pra, eshte nje tradite, qe nuk fillon e as mbaron
tek rakia. Eshte nje tradite me rituale te vecanta per periudha
te vecanta kohe qe i ka bere shqiptarët të njohur historikisht
në Europë dhe ne bote.
|