LUAN KRASNIQI PËRSËRI KAMPION EVROPIAN

Ish-Kampioni Evropian ne kategorinë e rëndë në boks, Kosovari me nënshtetësi gjermane Luan Krasniqi rikthen titullin e kampionit.

Pas një viti e shtatë muajsh nga humbja e titullit të kampionit Europian kunder polakut Przemyslaw Saleta mbrëmë me një fitore në pika Luani arriti ta rikthej titullin e Kampionit.

Në sallen "Hans Martin Schleier" të Shtutgartit kishin ardhur adhuruesit e tij nga vise të ndryshme të Evropes ku valvonin flamujtë shqiptarë. Ata i dhanë një shtytje të fortë Luanit për ta mposhtur kundërshtarin e tij turk Sinan Samil Sam.

Edhepse disa nga kritikët e sportit nuk kishin shumë shpresa se Luan Krasniqi do ta mposhtte turkun Sam, ai i befasoi ata me nje luftë të pastër dhe shumë mirë të koordinuar.

shkruan:

Agim Mustafa

Copyright www.agimi.com