
Liri Berisha |
E ka një shembull pozitiv politika shqiptare, kur bashkëshortja
e një pushtetari të lartë rrezatonte vetëm vlera.
Të mësuar në këto 13 vjet, kur shumica e vendimeve
të kryeministrave, presidentëve apo edhe ministrave e
deri drejtorë ndërmarrjesh shpesh paracaktohen e dalin
edhe nga gjysma tjetër e tyre, vetëm një bën
përjashtim. Kjo është Liri Berisha, mjekja aq e vlerësuar
dhe e respektuar në spitale e klinika dhe në shumë
familje në Tiranë e jashtë saj. Të gjithë
ata që kanë patur mundësitë dhe fatin ta njohin,
e vlerësojnë si një grua aq sa me kulturë të
gjerë, por aq të thjeshtë, të gjindshme e të
dashur...
...Aq sa fjalë pak e punë shumë po aq e vlerësuar
dhe e respektuar. Por mbi të gjitha vlera më e madhe e
kësaj gruaje qëndron në atë që ka pasqyruar
e pasquron në krah të bashkëshortit e saj në
sy të publikut. E kemi parë ish-first ladyn në krah
të presidentit të jetë në vendin dhe rolin e
saj po aq e gëzuar sa numri një i shtetit në arritjet
dhe gëzimet e Shqipërisë.
Por e kemi parë po aq të mërzitur dhe të pagjumë,
kur në sytë e bashkëshrtit rezatohej shqetësimi,
mërzija, mundimi, stresi për dramat dhe hallet e mëdha
të shtetit, vendit e kombit. Por, ama në asnjë rast
të vetëm dhe askush nuk di që kjo grua fisnike të
ketë ndikuar apo ndërhyrë tek Berisha në punët
e brendshme të partisë e të shtetit, duke i fryrë
në vesh dhe imponuar një dëshire apo përzgjedhje
të saj. A nuk mund të quhet kjo modeli ideal i një
first lady? Na e do mendja që shumica thotë “po”
dhe të tjerët janë në minorancë. Nëse
i bëjmë një kronologji pa emra shefave të shtetit,
gratë e tyre kanë ndikuar jo pak tek ta. Këtu nuk
po përmedndim rastin e Xhoanës, e cila në media është
kthyer në një persoanzh shumë herë më i
përfolur se sa bashkëshorti, pikërisht për këto
preferenca e influenca. Por, rasti i Liri Berishës gjykojmë
se qëndron shumë larg të gjithëve. Dhe, jo vetëm
ata sot mbajnë poste të larta, por edhe te ata që
e kanë ndërmend një gjë të tillë,
duhet të mendojnë edhe për gruan në krah, për
ta mbajtur e lënë të nderuar në vendin dhe rolin
e vet. Se historia botërore ka treguar se pikërisht ato
kanë qënë shumë vendimtare dhe fatale në
momente kyçe të mbretërimit të një monarku
të lashtësisë apo të qeverisjes së një
kryeshtetari të koheve më të vona.
|