|
Edhe pse kaluan katër vite nga lufta e tmerrshme që u
bë në Kosovë, plagët e pashëruara ende
kullojnë gjak. Ende hapen varre të reja në Kosovë
nga eshtrat e viktimave të pafajshme shqiptare që vijnë
nga Batajnica dhe varreza tjera masive sekrete në Sërbi.
Këta njerëz ishin viktima të pafajshme, ata u vranë
vetem pse ishin shqiptarë. Tentimi për të fshehur
krimet si dhe kufomat shqiptarve në vise të ndryshme të
Sërbisë, është edhe një dëshmi se
cili është raporti i serbëve ndaj popullit shqiptarë
( të vdekur apo të gjallë).
Numri i madh i viktimave të cilat u ekzekutuan në format
më makabre nga forcat sërbe, mercenarë rusë
dhe tjerë, bën që shqiptarët më kurrë
të mos kenë besim në pushtetin sërb. Sërbia,
pas gjithë asaj që bëri gjatë një shekulli
me qenjen shqiptare, nuk ka të drejtë morale që të
mbajë dhe më tutje Kosovën si koloni. Këtë
bindje e sforcon edhe më tepër fakti se ende asnjë
individ, parti apo institucion në Serbi nuk i quajti këto
masakra me emër të vërtetë dhe kurrë nuk
u distancuan nga këto veprime!
Kosova dhe Sërbia , pas një “ martese ” të
dhunshme dhe të imponuar nga krushqit bolshevikian, u ndanë
përjetësisht dhe kthim prapa nuk ka…
Vrasësit ordinerë ende qarkullojnë të lirë
rrugëve të Beogradit dhe tani së fundi filluan të
dëgjohen edhe më zëshëm në Parlamentin
Sërb, ku bëjnë shumë zhurmë për kinse
kthimin e Armatës dhe Policisë vrastare në Kosovë.
Në vend se të aktivizohet ndjenja njerëzore e pendimit
për krimet e bëra ndaj fqinjëve të tyre të
parë, te ata sërish ringjallet epshi shtazarak i ushqyer
nga ASHAS dhe Kisha Ortodokse Serbe, për asgjësimin dhe
dëbimin e popullit shqiptarë nga Kosova dhe trojet tjera
etnike shqiptare.
Këto fakte duhet ti kenë parasysh edhe disa vende të
botës, që kohëve të fundit filluan të luhaten
nga qëndrimet parimore.E gjithë kjo ndodhe nga ofanziva
e egër propagandistike serbe, intrigat politike, vrasjet dhe
shpërthimet si dhe shumë vepra tjera kriminale “
enigmatike ” të porositura nga qarqet antishqiptare.Natën
lëvizin si hijenat gjakpirëse duke kryer aksionet vrastare,
ndërsa ditën trokasin në dyert e institucioneve ndërkombëtare
duke u ankuar dhe bërë me gisht kah shqiptarët. Harrojnë
zotërinjet se në Kosovë ka kush i observon edhe këto
lëvizje të tyre. Populli i Kosovës tani më e
ka kuptuar shumë mirë kush fshihet prapa kësaj ploje.
Nëse nga ne kërkohet që të falim dhe të
harrojmë për atë që bënë bandat sërbe
me fëmijet, gratë shtatzëna, bijat dhe pleqët
tanë , si mund të kërkohet tani nga ne që të
lozim lojën e të sëmuarit nga amnezioni dhe të
rrijmë indiferent ndaj sulmeve të paskrupullta që
bëhen për thyerjen e kurrizit të Kosovës, për
shuarjen graduale të aspiratës shekullore të këtij
populli për ardhmëri, mëvetësi, paqe dhe liri.
Ende nuk janë tharë lotët e nënave,motrave…,për
më të dashurit e tyre, e prap kërkohet nga instancat
më të larta shtetërore sërbe, kthimi i së
njejtës armatë në Kosovë. Padyshim , kërkojnë
të vazhdojnë lojen e tyre të djallit, aty ku u ndrepre
në vitin 1999… Nuk thuhet kot, kriminelët ndjejnë
dëshirë të madhe që sërish të kthehen
në vendin e krimit. Edhe pse në Rezolutën e Kombeve
të Bashkuara nr.1244 dhe Marraveshjen Teknike të Kumanovës
të vitit 1999 , në formë të qartë thuhet
se më nuk ka këthim të Armatës dhe Policisë
Sërbe në Kosovë, ilusionet e serbëve për
rekolonizimin e Kosovës ,vetëm sa vijnë dhe shtohen
!!! Sërbia, de facto po i shpall luftë Forcave Paqëruajtëse
Nderkombëtare në Kosovë dhe popullit të Kosovës!
Është e njohur fare mire nga historia e Ballkanit kush
ka nxitur dhe nisur flaken e luftërave ballkanike.ëDuke
u nisur nga ky fakt, nuk duhet harruar por duhet mbajtur në
mend një herë e përgjithmonë atë thënjën
e artë: Historia mësohet që të mos përsëritet.
Ndonjë tentim eventual i këthimit të tyre në
Kosovë, do të kishte lëvizur dhe eshtrat e atyre
njerëzve të pafajshëm, që u masakruan nga po
kjo armatë kanibaliste. Populli i Kosovës padyshim do
ti kishte bërë “ pritje madhështore ”
, kjo do të ishte “ pritja më madhështore ”
që ka bërë populli i Kosovës ndonjëherë.
Pra, Armatë dhe Polici Sërbe, mirë se vini sërish
në vendin e krimit!
|