ISMAIL KADARE: "UNË RESPEKTOJ Z. RUGOVA POR EDHE AI TANI ËSHTË I RRETHUAR NGA EKSTREMISTËT"

Kritika e Kritikës

Çdo kritikë është njëkohësisht edhe politikë e cila në një masë e prek këtë ose atë interes shoqëror apo individual. Për kritikat që bashkësia nderkombëtare i dergon në drejtim të kosovarëve ne nuk hamendemi, kjo për ne është një formulë e njohur, por kritikat kronike të z.Ismail Kadare vertet na shtojn çudinë.

Sidomos ne kosovaret kemi një respekt shumë të madhë për shkrimtarin e madhë të letrave shqipe z.Kadare. Ne njerëzit që mësojm alfabetin shqip, me ëndje i lexojmë kryeveprat e shkrimtarit tonë të madhë, fjalët e tij ne i absorbojmë me një interesim të veqantë, intervistat e tij ne, sidomos ne kosovaret i pranojmë me një kënaqësi spirituale, por ama autori i “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” gjithëherë adreson në drejtim të shqiptarëve e kosovarëve kritika nga më të ndryshmet duke mos kursyer as edhe një fjalë nga fjalori i një shkrimtari të madhë.

Kupolen për të paraqitur opinionin tim e mbushin sidomos intervistat e fundit, dhe ja shkrimtari i respektuar, ky njëri që në çdo fjalim të tij e përqesh politiken enveriste, ky njeri që doli nga Shqipëria në kohen kur në Shqipëri erdhi demokracia e shumë pritur. Sot shkrimtari ynë i famshëm duke mos e parë realitetin se çka në të vertetë është zier në Kosovë pesë vite pas luftës kritika e tij vetem sa vjen e shtohet. Ja se çka thot shkrimtari ynë i madhë :

"Mendoj se është goditur më rëndë fitorja më e madhe që ka arritur populli shqiptar, afrimi me perëndimin, krijimi i aleancave me botën perëndimore, për fat të keq kjo është shkelur me këmbë këto dy tre ditë, domethënë Shqipëria dhe Kosova bashkë me shqiptarët ka rrezik të kthehen prapë në izolim si më parë dhe kjo ka qenë ëndrra e Serbisë dhe ëndrra e Enver Hoxhës. Pra me këtë që u bë në mënyrë të verbër u godit liria e Kosovës, e ardhmja e saj, u goditën aleatët tanë në mënyrë të pabesë",tha Ismail Kadare

Shkrimtari Kadare duke e parë Kosovën nga Franca mendon se duke pas një liri të lëvizjes nga një qoshe e Kosovës në tejtren qoshe kemi arritur fitore, pa ditë se kush dhe çfarë jemi, shkrimtari mendon se është goditur afrimi me perëndimin dhe se ky far afrimi me perëndimin paska qenë, mandej se paska pas aleanca me botën perendimore, dhe shkrimtari mendon se me një protestë, që vertet nuk arsytohet por kuptohet, Kosova apo Shqipëria prapë ngelin në një izolim, si thotë shkrimtari. Më pas në një intervistë tjetër të fundit për një media italiane thotë :

“Unë respektoj z.Rugova por edhe ai tani është i rrethuar nga ekstremistet”

Nese edhe zotri Rugova qenka sipas Kadares i rrethuar nga ekstremistet atëherë kush duhet të jetë me dhe rreth z.Rugova, kush duhet ta zgjedhë atë për kryetar. Jo, shkrimtari nuk duhet të gabojë e të kritikoj, nuk do të kemi kritikë të mire në qoftë se i pranojmë të drejten që të gabojë. Në qoftë se diku duhet, atëherë pikërisht në fushen e kritikës është e nevojshme të bëhen shumë kërkime, është e pa mundur të merret vendim për kritika për një vlersim kaq të madhë si është vlersimi i shkrimtarit tone të famshëm, të kritikosh pa kryer hetime është kritikë me vlerë që asnjë komision nuk e pranon as komisioni për çmimin “Nobel”.

Ky është vlersim i imi, pavarësisht çfarë është ai, nese e kam gabim e pranoj çdo këshillë. Konflikti në mes të kritikës dhe praktikës është ndoshta diqka tjetër por z.Kadare kritikat ndaj shqiptarëve thuaj se i janë bërë praktikë, ama të kritikosh duke zgjedhur ose duke menduar në ndonjë arbitër të pa gabueshëm shumë lehtë arbitri shëndrrohet në dogmatizëm dhe në absolutizëm politik. Kritika e kritikës nuk është vetëm rezistencë e asaj që ekziston kunder kritikës por para së gjithash shprehje e verifikimit të domosdoshëm të kritikës në praktikë, asnjë kritikë nuk mund t’i shmanget këtij verifikimi në praktikë njësoj sikurse as praktika që nuk mund t’i shmanget kritikës. Për dikë kjo që thash mund të duket vetëm ligjeratë por nuk është ligjeratë por një e vertetë e akceptueshme. Nëse bashkësia nderkombëtare dikton siq po ndodhë, dhe nese kritikat e saja nuk kanë të ndalur në adresë të shqiptarëve siq po ndodhë së paku ne shqiptaret, inteligjenca jonë duhet të kuptoj realitetin e jo të bëhemi më papë se papa me kritika.

Pa dhënë të tjera shpjegime se çka vërtetë është realitet, opinionin tim do ta përmbyllja me një fjalë të një njëriu që z.Kadare mund ta njoh më mirë se sa unë nga se përkon me kohën kur shkrimtari në Shqipërinë e diktatorit Enver përbiu shumë “vuajtje”, e din shkrimtari më mirë se çdo kush se çfarë ka vuajtur. I famshmi Edvard Kardel thotë :

“Njëriu jeton në bashkësi të panumërta dhe të shumëllojshme të interesit dhe në këto bashkësi formohet edhe vetëdija e tij e pergjegjësisë shoqërore”.

(Autori është student pranë Universitetit të Sarajevës)

shkruan:

Albinot Maloku
Copyright www.agimi.com