CILI ËSHTË INTERESI NACIONAL I KOSOVARËVE

Një ndër temat më madhore dhe më preokupuese që do të mund të identifikonin qytetarët e Kosovës, përpara se do të rrumbullaksohej procesi i realizimit të synimit të identitetit të tyre shtetëror, së bashku me grupet tjera etnike që jetojnë në Kosovë, padyshim se është ai i definimit të preokupimit të asajë që gjithë popujt e civilizuar e identifikojnë si Interes nacional të vetin.

Në ndërkohë, rrugëtimi që po tentohet të sponsorohet në nivel të pasionit ndër shqiptarët e Kosovës dhe nga ana e Administratës ndërkombëtare, pas luftës përkitazi me të poseduarit e një lloj legjitimiteti demokratik, në momentin kur ende nuk janë definuar as kornizat elemetare identifikuese të shtetësisë për qytetarët e Kosovës, bënë që raportet e këtilla të pakonsoliduara në aspektin; ekonomik, juridik dhe parasëgjithash në ate politik në këtë fazë të pasluftës, të mos mund të definojnë qart konceptin e Interesit shqiptar në Kosovë.

Imponimi i mëtejmë i kësisojtë, dmth. si jodefinues i subjektit aktual politik shqiptar; si ndajë faktorit të jashtëm (ndajë të cilit mund të përdoret ende alibi i ndodhjes së luftës, anarkisë, kriminalitetit, etj.) ashtu edhe atij të mbrendshëm (ndajë të cilit s' mund të përdoret asfarë mekanizmi identik!) sipas dioptrisë sociologjike, përveq reperkusionit të mosqartësimit të statusit politik të Kosovës, sjellë edhe pasojat e :
a/ Krijimit të një lloj hutie, anarkie e pasigurie në realizimin e relevancës së asajë që do të duhej të identifikojej si Interes vital nacional shqiptar në Kosovë, që me ardhjen e forcave të NATO-s, e cila duhet të eliminohet nga shkaku se: si në opinionin e mbrendshëm e sidomos ate jashtmin lënë përshtypjen e një papjekurie të përgjithshme politike në Kosovë. Në fazën e parë të imponimit, sukcesivisht ky problem, nuk do të duhej të ishte edhe aq gjithaq preokupues, mirëpo çdo vazhdim i mëtejmë i kësajë gjendjeje jokonsoliduese, do të mund të sjellë kokëqarje dhe probleme afatgjata për Kosovën.
Me kalimin e kohës, moskordinimi, apo më mirë me thënë mos sinkronizimi i veprimeve të subjektit politiko - ushtarake të akterëve në Kosovë, në sytë e Administratës ndërkombëtare dhe institucioneve tjera relevante ndërkombëtare që ende e kanë të drejtuar vëmendjen e vetë në ndihmën dhe solidaritetin me Kosovarët, mund të zgjojë dilemat e indeferencës që shumë leht shëndrrohën në hendikep. .
b/ Rrezikut të këmbimit të Interesit të njëmendët nacional Kosovar, me ndonjë pseudointeres apo standard tjetër të për afërt me te, psh: ate të floskulave identifikuese të pseudodemokracisë, apo "lirisë" së prejudikuar përmes stereotipeve të Kushtetushmërisë përëndimore, që tashma e ka tejkaluar ndjenjën e identitetit kolektiv shtetëror, në kontekstin, që ajo më nuk preokupohet edhe aq opsesivisht me te. Të kuptuarit, dmth.të identifikuarit e interesit nacional me identitet shtetëror ndër përëndimorët presupozohet si diçka e tejkaluar dhe që pakashum ka filluar të pushoj së egzistuari dhe preokupuari, kjo vlen për t’u theksuar sidomos në nivelin kolektiv! Këtë koncept prejudikues, në një mënyrë e mbulon platforma dhe Projekti i ashtuquajtur i Mastrihit, ku sipas të cilit identiti i “shenjët ” i shtetëzimit viktimizohet (për çudi në favor të po këtij interesi nacional!) në favor të identitetit nacional apo atij kombëtar!
Bile ashtu, formohet një përshtypje, nga distanca e jonë Ballkanike! Mirëpo, kjo deridiku do të thoshnim e ka kuptimin dhe arsyetimin e vetë politik, sepse njerzit preokupimet dhe frustrimet e tyre, atje nuk i kanalizojnë dhe nuk i shprazin më në formë dhe përmbajtje kolektiviste, ashtu siq bëjnë vendet postkomuniste por në formë të individualizmit (do të thoshja) ekstremisht të tepruar!
Standardet rreth interesit nacional, ndër gjithë popujt janë pakashum identike, edhe me vetë faktin se ndërlidhën me kategorin e shtetësisë apo botëkuptimit mbi te, dallimi qëndron vetëm në të kundruallit e aspektit të realizimit apo mosrealizimit të tij në formë dhe përmbajtje.
Modeli i shoqërisë shqiptare Kosovare, ku vendimi për realizimin e identitetit shtetëror qëndron ende pezull, edhe për shkak se ai jo që ende nuk është definuar e ndërtuar në kuptimin: politik, juridik, e ate ekonomik, por as ate teritorial, që për kohën momentale anipse është një hendikep i llojit të vetë, deridiku e ka arsyetimin e kuptueshëm që ndërlidhet me agonin e pasluftës dhe mosinteresimin e gjertanishëm të elitave politike ndërkombëtare për këtë çështje.
Elita këto që kanë për detyrë dhe obligim imediat të artikulojnë qartë vijën e"kuqe" të asajë që gjithëkund në botën e civilizuar shquhet si : INTERES NACIONAL e POLITIKË NACIONALE E SHTETIT APO KOMBIT!?

Kjo mangësi, të themi kushtimisht e mosinteresimit apo edhe pamundësisë së perceptimit të një detyre të tillë kaq delikate, për ta interpretuar (e realizuar) decidivisht "formulën" e kësajë kategorie politike, e parasëgjithasht sociologjiko-historike, në aulën e shqiptarëve të Kosovës, disi e ka një të metë, që ndoshta gjithaqë nuk mbështetet në faktet e prapambetjes relative (ekonomike, politike, shkencore dhe emancipuese), sa në ato të joemancipimit dhe vetëdijësimit për ta bërë realitet këtë interesim.
Në anën tjetër, për çdo "vonim" , si të them historik të spjegimit, kuptuarit dhe realizimit të këtij diskursi, fajin drejtëpërdrejti do ta bartin elitat politike e intelektuale shqiptare të Kosovës, së bashku me byrokracinë e rafineruar të Administratës ndërkombëtare e cila këtë problem nuk e ndien edhe gjithaq si të vetin

Tek kombet e realizuara postkomuniste në Ballkan e gjetiu, që nuk kanë probleme të kësajë natyre, preokupimi për Interesin nacional, rëndom shoqërohet me disa konotime tjera, siq jane bie fjala, ato të diskursit: kulturor, historik, politik, e sidomos të atij ekonomik. Kjo ngjanë kështu ngaqë ata nuk kanë problemin e ridefinimit të kësajë problematike.
Në aktualitetin e ri historik, në të cilin gjenden shqiptarët e Kosovës, kur nga ata edhe kategorikisht është kërkuar të prolongohet çështja e definimit të identitetit të tyre shtetëror (marrëveshja e Rambujes!), çështja e interesit vital kombëtar, për elitën e re politike dhe "prokurorët" akademikë përrreth sajë, kjo çështje imponohet: jo më si detyrë shtepiake obligative afatshkurtër, por si nevojë dhe domosdoshmëri historike! Ngase, çdo shtyrje e mëtejme, involvon mundësinë e shkapërderdhjes së interesimit kolektiv shqiptar për te.

Kurse abstenimi eventual apo heqja dorë e elitës së tanishme apo asajë të ardhshme, nga synimi madhor i realizimit të pavarësisë, apo në fund edhe fatpajtimit me çfardo pseudoidentiteti të pa profilizuar sa duhet të Kosoves, grupacionet tjera (opozitare) shqiptare nuk do të duhej t'i amnestoj nga e drejta e vazhdimit të gjurmimit të kësajë nevoje dhe domosdosmërie për kombet moderne.
Në këtë drejtim kam përshtypjen se Parlamenti do të jetë ajo fushë mejdani dhe ajo pika kryesore ku do të thyhen shtizat në mes blloqeve politike të Kosovës përkitazi me atë se çka në të vërtetë nënkuptohet me këtë kategorinë e interesit nacional të Kosovarëve.
Në këtë kontekst, ndër përëndimorët, që kanë një traditë të lashtë të kultivimit të identitetit shtetëror, semantika e Interesit nacional sot realisht nuk ndërlidhet më me demiurgun e shtetit,por ndërlidhet përmes nivelit të vlerave dhe principeve: mbi lirinë, barazinë, demokracinë dhe shoqërinë civile, pastaj kushtetutshmërinë, pushtetin e kufizuar politik, privatizimin,etj. Që kur të krahasohet me botëkuptimet tona që po përpiqemi t'i ndërtojmë e afirmojmë, këtu në Kosovë e përgjithësisht në Ballkan, hetojmë se ato konsumohën jashtë kritereve, standardeve dhe formulimeve të sipërpërmendura, që dmth. se botëkuptimi ynë si botëkuptim dhe mentalitet postkomunist ende kuptohet vetëm si ekskluzivitetit i formës që nuk posedon asfar determinante tjetër, përveq atij të konotimit nacional?!

Habia bëhet edhe më e madhe kur sistemi i këtillë imponues në vetëdijen e emancipuar politike të shqiptarëve të Kosovës, nuk e zgjon ndjenjën e realizimit, e me këtë edhe interesimin për ta interpretuar këtë nivel të zhvillimit: ekonomik, politik,e juridik, etj. por ate të nevojës së imponimit në formë dhe përmbajtje të mekanizmit mbrojtës (!) si formë e statisfaksionit moral që përveq vetëknaqësisë absurde nuk sjell asgjë tjetër në përspektivë.
Ku qëndrojnë, pra shkaqet e dështimit të gjithë këtij synimi shekullor shqiptar për : interes kombëtar, shtetësi,e më këtë edhe zhvillim, emancipim, e ngritje të natyrshme si gjithë popujt tjerë?
Me gjasë, qysh gjatë zgjedhës së sundimit turk, si thuhet nga historianët ishte prezent tendenca e aktualizimit të këtij koncepti jetik ndër shqiptarët në përgjithësi, mirëpo, pamundësia për ta krijuar një rrjetë të tërë sistemi: politiko-ekonomik, bëri që gjumi robërues pesëqindvjeçar të përmbysë arsyen e nevojës së çlirimit, emancipimit, e edhe zhvillimit të ndjenjës për identitet kolektiv vetanak. Periudha nën ish strukturën e sistemit të mbretërisë SKS-e, për elementin shqiptar, ishte poashtu një ripërseritje e statusit të tyre denigrues.

Në komunizëm, në emër të ikonografisë së internacionalizmit, tendenca e shkrirjes së unit dhe identitetit kombëtar në sistem folklorik, mori kahjet e një përmase tragjike për shqiptarët, pasojat e të cilit tash veç ngadal por sigurtë po i qartësojmë.

Gjerësa, mikrosistemet demokratike që në truallin e Kosovës ende, funksionojnë në bazë të një bioritmi do të thoshnim emocional, nuk mund të premtojnë ende suksesin e një sistemi të mirëfillët dhe të unifikuar mirë, që për synim ka ekskluzivitetin e interesit kombëtar në Kosovë. Makrosistemi serb, anipse i plagosur rëndë me "humbjen e Kosovës", dhe përkundër averzionit të krijuar ndajë tij nga ana e faktorit dhe qendrave të vendosjes politike, në çdo mënyrë do ta vazhdojë agoninë e "shpresës" së rikthimit të Kosovës në gjirin e sferës së interesit të tij nacional.! Këtë teori dhe shansë stereotipe, ata e ndërtojnë në shembullin e Çeçenisë!

Në teoritë sociologjike, konsistohet që shtetësia dhe fryma e idesë së demokracisë si dy binjakë mund të rezultojnë vetëm në saje të idesë madhore të revolucionit (që për kushtet dhe rrethanat e Kosovës që e ka kaluar një pjesë të këtij purgatori), ndërsa mund bëhen të përdorshme vetëm atëherë kur kulmohet në; lirinë e shprehjes dhe të mendimit, në tregun e lirë të kapitalit dhe ideve, në emancipimin ekonomik dhe atë politik, etj.

Shtizat e lidershipit (LDK-s dhe PDK-s) Kosovar që po pretendon të nderohet me rolin e karizmës kryesore politike, duhet të thyhen jo rreth ekskluziviteteve që kanë filluar të marrin ngjyrë dhe konotime ideologjike, por rreth ekskluziviteteve të sistemit apo mekanizmave të cilët duhet do ta ndihmojnë daljen nga gjendja dhe statusi aktual i jodefinimit të; asajë që gjiththëkund quhet shtet dhe interes vital i qytetarëve të Kosovës.

Bartja apo shkapërderdhja e interesit nacional shqiptar në Kosovë, nëpër subjektët e papërvojë politik, /pa u definuar çështja e identitetit shtetëror/ në një mënyrë do ta dëmtojë rëndë edhe çështjen e përkufizimit të interesave reale shqiptare në Ballkan!

Në mungesë të analizave relevante për këtë problematikë, do shtonim vetëm një konstatim të dëshmuar, se : jodefinimi i identitetit shtetëror të Kosovës, në këtë fazë të emancipimit politik do të sjellë si domosdoshmëri /jo si nevojë më!/ jodefinimin e kompleksit të interesave vitale kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi, në tërë Ballkanin.

Në anën tjetër, pretendimi për ta përkufizuar vetë, kuptimin e këtij kompleksi strategjik, pa ndihmën dhe aminin e qendrave dhe fuqive të vendosjes politike ndërkombëtare, është poashtu i pamundshëm dhe i pa imagjinueshëm.

S' këndejmi, kompleksi i përkufizimit apo definimit të interesit nacional për kombet që nuk kanë arritur gjertani të realizohën me stereotipin e standardizuar përëndimor do të thoshnim si mundësi dhe reperkusion eventual bartë me vete rrezikun e relativizimit të kësajë nevoje, që në integrimet e ardhshme do të minimizohet deri në maksimum. Çështja, është sa janë qytetarët e Kosovës të gatshëm të ballafaqohën me sfidën e tyre të kahmotshme shekullore dhe të kuptojnë esencën dhe kuptimin e asajë që gjithëherë dhe gjithëkund është quajtur Interes nacional i tyre?


 

shkruan:
Fadil Maloku
Sociolog
lexo edhe
78 Ditë tmerri
Copyright www.agimi.com 2002