– Hulumtimi “Cilat
janë problemet që më së shumti i preokupojnë
qytetarët e Prishtinës” është bërë
në kaudër të kursit “Metodat e hulumtimit empirik”
Projekti i këtij hulumtimi është punuar nga disa
studentë të Sociologjisë, Viti i II-të.
Hulumtimi është bërë me qëllim që
t’i vëj në pah problemet e shumta për të
cilat aq shumë flitet por nuk ka kurrfarë projekti i cili
do t’i identifikonte ato në mënyrë shkencore.
Duke u nisur nga ky qëllim, pas punës 6 javore që
është bërë, janë arritur disa rezultate
nga të cilat shpresojmë se do të kemi dobi të
gjithë, përfshirë këtu edhe komunën e Prishtinës.
Me qëllim që ky hulumtim t’i identifikojë problemet
sa më mirë, është punuar me pyetësorë
të hapur, i cili përbërhet nga 23 pyejte, që
janë të ndara në tri grupe:
1. Grupi i pyetjeve në nivel të lagjes
2. Grupi i pyetjeve në nivel të qytetit (Prishtinës)
dhe
3. Grupi i pyetjeve në nivel të vendit (Kosovës)
Për të pasur përfaqësim sa më të
mirë të opinionit të qytetarëve, Prishtina është
ndarë në disa zona që përfshijnë disa lagje.
Në bazë të madhësisë së lagjes është
caktuar numri i respodentëve. Numri i respodentëve është
100. Caktimi i tyre është bërë me metodën
e mostrës së rastit. Kur dihet se Prishtina i ka rreth
500 – 600 mijë banorë, përfundimet e këtij
hulumtimi nuk mund të jenë shumë përfaqësuese
për qytetin e Prishtinës, mirëpo në “vija
të trasha” do të tregoj për shumë probleme,
si dhe preventivat që duhet të mirren…
Analiza e të dhënave tregon se qytetarët e Prishtinës
janë të preokupuar me disa probleme esenciale që
kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.
Infrastruktura, papastërtia, janë problemet kryesore me
të cilat preokupohen banorët e të gjitha lagjeve
të përfshira në hulumtim. Kur kemi parasysh se hulumtimi
përfshinë të gjitha lagjet kryesore të Prishtinës,
atëherë del se këto dy probleme të lartëpërmendura
nuk janë vetëm probleme të lagjeve të vecanta
por janë probleme me të cilat përballet i tërë
qyteti i Prishtinës.
Përvec problemeve në nivel të lagjeve, kemi hasur
edhe në shumë probleme të tjera edhe më të
mëdha, dhe më të përgjithshme, e të cilat
probleme janë brengë e madhe e të gjithë qytetarëve.
Me këtë rast, nga të gjitha problemet e identifikuara,
ato më kryesoret të cilat janë preokupim i madh i
qytetarëve të Prishtinës janë: papunësia,
papastërtia, infrastruktura e dobët, parkingu, shërbimet
e dobëta publike, komunikacioni i dendur, ndricimi i lagjeve,
qentë endacakë, mungesa e furnizimit me ujë, rrymë,
ngrohje etj. Në njërën nga pyetjet, ishte edhe ajo
rreth asaj se Cka do të kishit ndërruar në Prishtinë,
10% e respodentëve janë përgjigjur se do ti ndërroja
njerëzit. Në anën tjetër si problem mjaft i
përmendur nga ana e qytetarëve është edhe problemi
i quajtur mbipopullim. Një numër majft i madh i respodentëve
mendojnë se kapacitetet e rrugëve, infrastrukturës,
dhe të shërbimeve publike të Prishtinës janë
të vogla për një numër kaq të madh të
banorëve.
Problem tjeter që i preokupon qytetarët e Prishtinës
është edhe ai i ndërtimeve pa leje. Në pyetjen
se Cka ju pengon më së shumti në qytetin e Prishtinës,
rreth 12 % të respodentëve janë përgjigjur se
problemi i ndërtimeve pa leje duhet të rregullohet sa
më shpejt. Ka respodent që edhe japin zgjidhje për
këtë problem duke thënë se ato duhet rrënuar
sa më shpejtë dhe do të ishte shumë keq po që
se këto objekte do të legalizohen.
Parkingu gjithashtu është një problem që kërkon
zgjidhje të menjëhershme. Nuk është cudi që
një nga pyejtet tona se ku do t’i investoni paratë
e suficitit të buxhetit, qytetarët të përgjigjen
se ato para do ti investonin në ndërtimin e parkingjeve.
Për këto dhe shumë probleme të tjera qytetarët
e Prishtinës akuzat e tyre iu drejtonin kuvendarëve. Rreth
61% e respodentëve mendojnë se ka papërgjegjësi
në kryerjen e punëve nga komuna.
Problemet që i kanë zbuluar qytetarët janë
shumë të shumta dhe të natyrave të ndryshme,
duke filluar që nga problemet e infrastrukturës deri tek
problemet në kuadër të vendit (Kosovës). Duke
pasur parasysh këtë, e kemi parë shumë të
arsyeshme që edhe pse ky hulumtim ka qëllim që ti
tregoj problemet e qytetarëve të Prishtinës, ti përmbaj
edhe disa pyetjet që kanë të bëj me “politikën
shtetërore”.
Në këtë aspekt problemet si: statusi final, papunësia,
zhvillimi ekonomik, kompetencat, standardet, kanë zënë
një vend të rëndësishëm. Vlen të përmendet
se rreth 70% e respodentëve mendojnë se problemi që
duhet dhënë më së shumti prioritet është
problemi i Statusit të pazgjidhur të Kosoves.

Si grup punues i këtij hulumtimi të vogël, mund
të vijme tek disa konkluzione jo shumë të dëshirueshme.
Në bazë të të dhënave të fituara kuptojmë
se për qytetarët e Prishtinës është mjaft
vështirë të mbijetohet në Prishtinë. Problemet
që tani ekzistojne në Prishtine mund ti ndajmë në
dy grupe të imagjinuara:
a) problemet serioze (papunësia, papastërtia, infrastruktura,
rryma, uji, ngrohja, rruga, ndricimi, dukuritë shëmtuese
të shoqërisë) si dhe
b) problemet e luksit (ndërtimin e parkingjeve nëntokësore,
ndërtimin e qendrës sportive, metroja etj.)
Nga kjo nenkuptojme se për shkak se të ashtuquajturat
probleme serioze janë të shumta, ne rekomandojmë
dhe njëkohësisht bëjmë thirrje që të
punohet sa më shumë që t’i zbusim këto
probleme dhe dalëngadalë edhe t’i eliminojmë.
|