Qeveritë e
fundit duke u mbajtur si demokratike nuk kanë marrë asnjë masë në ndalimin
e këtij fenomeni të rrezikshëm dhe kriminal ndaj
kombit shqiptar.
Sipas agjensive shtetrore të lajmeve këto ditë njoftohet
se : "Puntorët emigrant në Greqi, "vrapojnë" të ndërtojnë ëndrrën
greke, për lojrat Olimpike Verore, Athina-2004, megjithse,
në këto ndërtime, ata, po gjejnë vdekjen dhe
pësojn aksidente në një numër tronditës,
kanë deklaruar për median, raporte konfidenciale. Kronika,
e këtyre viteve bënë fjalë për 13 emigrant
të vdekur dhe të zhdukur si dhe disa të plagosur
në koherencën 2000-2003. Të gjitha këto aksidente,
kanë qënë të shmangshme. Çfarë ka
ndodhur është një krim që në sens ka vetëm
një fjalë, pavarësisht nga çmimi është vetëm
të përfitojn pronarët" ka deklaruar presidenti,
i sindikatës së ndërtimeve Giorgos Philiousis, në kompleksin
gjigand Athens 2004 Olympic Village.
Këtyre ngjarjeve në jetën e emigrantëve, u
shtohet këto ditë një lajmë tragjik, i cili, është konsideruar
si nga më të dhimbëshmit, e nga më të mistershmit,
që njeh bota e vështirë, e emigrantëve në bot.
Lajmi për humbjen e 13 emigrantve, e betonimin e tyre në themelet
e stadiumeve, në kompleksin e ndërtimve për fshatin
olimpik në Athinë, prej kur kanë fillur ndërtimet
, është mister i nagjshëm me atë të ndërtimit
të National Stadium në Wembley Park, kur tre emigrantë,
u betonuan në themelet e stadiumit. 1987 - 1993 gjatë hapjes
së tunelit(Eurotunel) që lidhi dy brigjet midis Biratinsë së Madhe
dhe Francës, humbën jetën 10 punëtor e u zhduken
si dhe humbjen e 139 emigrantve italian dhe iralandes, në ndërtimin
u urës së famëshme në New York (USA) "Brooklyn
bridge", midis viteve 1865 dhe 1883.
Në shqetësim dhe alarmin e hapur rreth lajmit se trembëdhjet
trupa emigrantësh janë të zhdukur e betonuar në themelet
e këtyre ndërtimeve, të cilat, ngrihen me mundin
e djersën e pa shpërblyer të emigrantve, janë të përfshira
qeveritë e disa vendeve. Vende, të cilat kanë edhe
numërin më të madh të emigrantve në Greqi:
Irani, Pakistani, Bullgaria, Polonia e Rusia, mësohet se kërkojnë indetifikimin
dhe raporte zyrtare nga qeveria Greke rreth indetittetit të emigrantve
të humbur dhe shkaqet. Në kushte anonime, një deshmitar
i këtyre punimeve u ka thënë gazetarve se nuk mund
të përjeshtaohet mundësia që ndër të 13
emigratët e zhdukur në themelet e këtyre stadiumeve,
mund të ketë edhe ndonjë emigrantë shqiptarë por
që nuk ka raporte të pavarura të pohojne këtë.
Ndërsa në raportin e saj, Kryetarja e Shoqatës
së Grave të Pavarura Greke Mata Kaludhaqi thekson se "Rreth
12 mijë fëmijë shqiptarë janë zhdukur
nga Shqipëria kohët e fundit dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar".
Këtë deklarim zonja Kaludhaqi e bëri në një simpozium
ndërkombëtar i cili u zhvillua në kryeqytetin grek
Athinë, e merrin pjesë shoqata të ndryshme të Ballkanit,
si rajoni më i prekur nga ky fenomen, si dhe organizma të rëndësishëm
të vendeve të BE-së, si Gjermania, Hollanda, Finlanda
dhe Anglia. Nga raportet e ndryshme që u mbajtën në këtë konferencë njëditore
u trajtua gjendja aktuale që ka mbërthyer Shqipërinë,
e cila dita-ditës sa vjen e bëhet më kritike.
Sipas referuesve të ndryshëm, thuhet se shteti shqiptar
nuk ka marrë asnjë masë konkrete parandaluese që të luftojë këtë fenomen
të rrezikshëm. Tregtia e fëmijeve shqiptarë u
tha në takim, varion nga mosha 0-16. Një nga zonat më të prekura
janë zonat verilindore shqiptare si rrjedhojë e varfërisë së madhe
dhe pastaj vijnë zonat jugore si vende ku strehohen rrjetet
mafioze të trafikut të fëmijëve dhe të prostitucionit.
Në këtë simpozium ndërkombëtar u dha një apel
të gjthë grave shqiptare, të cilat duhet të sensibilizojnë për
këtë fenomen të rrezikshëm.
"Në këtë tregti jane te perfshire mbi 10 mijë fëmijë shqiptarë,
qe janë shkëputur nga duart e nënave të tyre dhe kanë përfunduar
si viktima të trafikantëve, ku shumica janë përdorur për
transplantimin e organeve në klinikat e Evropës dhe një pjesë tjetër
janë shfrytëzuar në semaforët e Evropës si lypësa
dhe në abuzimet seksuale." tha në raportin e saj Lilian Zelu, përfaqësuese
e "Lidhjes Europiane të Grave", pranë Parlamentit Europian. "Fëmijët
shqiptarë janë viktimat më të mëdha në keqtrajtimin
ndaj tyre. Qeveritë e fundit duke u mbajtur si demokratike nuk kanë marrë asnjë masë në ndalimin
e këtij fenomeni të rrezikshëm dhe kriminal ndaj kombit shqiptar",
tha më tej parlamentarja e Europës, grekja Lilian Zelu.
BOTA SOT, 06-04-2004 |