|
(Analizë Sociologjike)
Është e njohur që sistemi kapitalist prejudikon
tregun e lire dhe begatinë e pavarur, por në të njejtën
kohë e tërë kjo nuk domethënë që ka
të bëjë me demokraci dhe pluralizëm të
mendimeve dhe ideve, kapitalizmi poashtu edhe pse konsiston në
zgjedhje të lira dhe artikulim të lire të vullnetit
të qytetarëve, nuk është e thënun që
të garantojë zhvillimin e kulturës politike dhe të
sensit për ate që ne shpeshëherë e identifikojmë
si demokraci, ai pastaj në princip predikon shypin e lire dhe
qarkullimin e lire te bindjeve, por ngandonjëherë dine
të bëhet aq autoritar saqë pa ngurrim dëshiron
t’I monopolizojë këto fakte. Këtë përshtypje
sociologjike, më së miri e dëshmojnë vendet
postkomuniste që po e përjetojnë periudhën e
tranzicionit
Për vendet siq është Kosova, kjo përvojë
është shumë me rendësi, ngaqë të bënë
të kuptosh se yryshi ynë në mbarim të këtij
mileniumi për këtë diskurs dalngadal ka filluar përjetojë
një ndryshim qëndrimesh. Qëndrime këto që
pakashum, për mendimin tone mund të spjegohen edhe me
dyfishimin e kompetencave për të aplikuar sistemin e demokracisë
liberale, gjë që edhe nuk është object I këtij
studimi.
Demokracia, si dikurs I ri për shoqërinë Kosovare,
e ka kuptimin e pluralizmit t[ mendimeve, në të gjitha
sferat e superstructures shoqërore.Ky pluralism I mendimeve
dhe ideve për problemet e ndryshme ; politike, ekonomike, juridike,
edhe asosh fetare , me së miri mund të plasohet perms
diskursit të mediave.
Në rrethanat në cilat gjindet shoqëria qytetare e
Kosovës së pasluftës, shpeshë here na ka rënë
të ndëgjojmë dhe të lexojmë nëpër
literature zakonisht të përkthyer, se përse një
fe kaq e përhapur dhe kaq universale që nuk I dallon njerzit
as në bazë të ; gjinisë, kombit, përkatësisë
etnike, racës, etj. sikurse është islami, ka një
qasje kaq të ulët sot në media?
Ose, përse ky diskurs në shtypin tone të përditshëm
ngandonjëherë dine të paragjykohet, sikur të
kemi të bëjmë me gogolin, cfar bie fjala ishte ai
i komunizmit apo neofashizmit që u injektua permes ideologjisë
dhe diskursit fashist të ish regjimit serb? Thënë
me ndryshe, sa është e vërtetë që diskursi
mbi fenë në shoqërinë kosovare, projektohet
me meritat dhe të metat e tij në këtë periudhë
të tranzicionit?
Dhe sa shlirshëm mund t’i bëhen vrejtje të
tilla refuzuese këtij diskursi , kur kihet parasysh nevoja
e cdo shoqërie të lire dhe demokratike për t’u
identifikuar me vlerat fetare? Dhe së fundi, sa është
diskursi fetar islam sot në Kosovë në koherencë
me ndryshimet demokratike të ndodhura në Kosovën
e pasluftës?
Spjegimet me siguri lypin një elaborim më të gjatë
dhe më të thukët shkencor dhe shumë më
analitik mirëpo, ne këtu do të mundohemi rrjedhimisht
të japim vetëm disa nga mendimet dhe sygjerimet që
pakashum mendojm se janë të ndërlidhura me rrethanat
dhe kushtet e ambientimit të këtij diskursi në etnopsikologjinë
e shqiptarëve të Kosovës.
Së pari, do të thoshnim kjo çështje nuk do
të duhej të ishte vetëm preokupim I qytetarëve
të rëndomët të cilët pakashum e e kanë
mësuar abecenë e islamit si religjion,ose permes edukatës
së mangët familjare ose përmes literaturës së
shtuar kohëve të fundit, por edhe dijetarëve që
mirren pretendojë të mirren profesionalisht me këtë
çështje. Në Kosovë, duhet të pranojmë
se ose nuk ka studiues të mirëfillët të këtij
problemi ose nuk ka ide se si duhet plasuar njohurit mbi këtë
botëkuptim për të cilin mendojë se ka nevojë
shoqëria Kosovare, ose puna qalon tek keqintrepretimi dhe transmetimi
I vonuar I porosive të këtij botëkuptimij në
gjeneratat e reja.
Kur e potencojmë këtë dilemën e fundit, gjithënjë
e kemi parasysh angazhimin e pamjaftueshëm të “kujdestarëve
nga diskursi kompetent” për të ecur krahas kohës
dhe nevojave që paraqiten në shoqërinë tone
të pasluftës.
Kjo për mendimin tim, nënkupton shfrytzimin maksimal të
mediave të shkruara dhe atyre elektronike për qëllimet
e nevojave të transformimit të këtij diskursi me
trendet dhe vlerat të cilat si shoqëri I kemi kërkuar
vetë. Ta thjeshtësojë pak. A është, pra
duke shkuar transformimi i diskursit fetar (nëse fare është
duke u trnasformuar?!) në Kosovë në drejtim të
transformimit të gjithëmbarshëm që është
duke e trasuar shoqëria Kosovare?
Nëse përgjigjëja do të ishte affirmative, cka
është për t’u dyshuar,atëherë shtrohet
cështja tjetër.Sa janë konsumuar psh.sherbimet e
mediave locale në këtë drejtim? Mendimi im është
se transparenca që e ushtrojnë apo do të mund ta
ushtronin mediat e shkruara dhe ato elektronike, ishte dhe mbetet
gjithënjë një shansë që mjegullnjajën
për botëkuptimin islam në Kosovë, në një
masë të madhe do të mund ta neutralizonte. Jo për
hire të diskursit islam , që gjithësesi do të
ishte një obligimi professional I mediave locale në Kosovë,
por për hire të informimit objektiv që për një
shoqëri siq është kjo e jona që pretendon të
ndertojë demokracinë, do të ishte një pjekuri
e llojit të vetë.
Mbyllja, ju lutem, sot askund në botë më nuk po preferohet!
Katakombet e izoluara në vetëvehte po zgjojnë dyshim,
injorancë, refuzim dhe paragjykim të theksuar.”Shekulli
I globalizimit është ky”, siq do të thoshte
shkenctari I mirënjohur Samir Amir (Eurocentrism, New York,
1989) pamvarsisht që secili nga ne ka rezervat e veta për
këtë fenomen në debatimet tona të përditshme.
Në anën tjetër, nese supozojmë se përgjigjëja
jonë tjetër do të ishte negative,kur është
në pyetje trendi I përcjelljess apo koherencës së
diskursit fetar ndajë atij të shoqërisë, cka
unë mendojë se deridiku është një realitet
që mund të arsyetohet, e ndoshta edhe të debatohet,
atëherë mendojë se kemi të drejtë të
shtrojmë pyetje përse është kështu nëse
vërtetë është kështu.
Për mendimin tim, diskursi konzervativ I shoqëruar me
përmbajtjen
e vetëkanqësisë histerike të mbajtjes së
ligjerimit mbi islamin, ende mediton për islamin nëpër
oda dhe dhoma të mbyllta, ku fjala e tij nuk tejkalon as muret
e asajë hapsire ku ligjerohet për islamin, pra ende kënaqet
me “stilin e përhapjes” së idesë së
islamit në ambientin e vetë poashtu naiv dhe injorant.
Ai në vend që ofertat e veta t’I plasojë në
tregun e konsumit të gjërë mediatik, ku cdo gjë
që nuk hynë në këtë orbitë të
imponimit është e destinuar ose të vdes ose të
prosperojë. Pra të komunikojë me njohurit dhe begatit
e vendeve, kulturave dhe civilizimeve që I ka falur Krijuesi
I Lartëmadhërishëm, vetëmjaftohet me horizontin
që ia mundësojnë vetëm shqisat e të pamurit
dhe të ndëgjuarit. Të mos keqkuptohemi, askush nuk
është kundër kësajë mënyre të
“komunikimit” me opinionin e gjërë (I cili
vazhdimisht ka nevojë t’I identifikojë nevojat dhe
obligimet që I pason feja) që e përcjell më
tepër me trup se sa me vëmendje!
Ajo çfar dua të them, është se diskursi islami
sot në kohën e internetit dhe kompjuterit që konsistohen
si zbulime epokale, mund dhe duhet të katapultohet jo vetëm
në mënyrën e gjertanishme tradicionale të një
stili dhe metodologjie ex catedër, por haptas në vende
publike dhe me debate të ngjeshura, ku secilit qytetar t’I
ipet rasti t’I shijojë begatitë e këtij besimi.
Ngaqë vetëm kështu mund të bëhet I afërtë
dhe interesant besimi si kult fetar. Këtë porosi, sot
ju lutem munden ta ushtrojnë dhe begatojnë vetëm
mediat e shkruara dhe ato elektronike. Por athua a më shumë
e shfrytëzojnë apo e shpërdorojnë ato këtë
mundësi? Përgjigjen besojë e dijmë të gjithë.
Këtë nuk e them rastësisht dhe me ndonjë paragjykim.
Këtë e them, shkaku I një ngushllimi që si intelektual
rastësishëm I këtij besimi, shtypi I sotëm përkundër
gjitha interesimeve të veta për problemet e shoqërisë
sonë Kosovare, pak apo shumë pakë mirret me plasimin
e të vërtetës mbi fenomenin e religjionit në
jetën e njeriut të sotëm.Unë kam përshtypjen,
që mediat, këtu mund të ndihmojnë mjaftë
në plasimin e të vërtetës mbi moralin dhe vlerat
fetare të shoqërisë sonë Kosovare.
Dikush nga Ju me siguri do të mund të pyes me të
drejtë, po ç’na duhen more zotëri njohurit
fetare aq shumë ,kur edhe ashtu ne po kemi mjaftë probleme
me ato të shoqërisë! Përgjigja ime është
e thjesht; Tregomni ju se ku keni mundur me pa ju shoqëri pa
identitet fetar? E unë pastajë do t’u flas për
nevojat e diskursit fetare. Veqenarisht tani dhe sot, kur bie fjala
krahas vlerave të mirëfillta mbi diskursin e demokracisë
na importohen edhe shumë vlera të tjera të dyshimta
që sanksionohën dhe sjellin telashe të pakontestuara
gjithëkund në botën e civilizuar .
Kompleksiviteti I kësajë çështjeje, për
bindjen time qëndron ekskluzivisht në bartësit apo
transmetuesit e porosisë (pra në vetë mediat) dhe
jo edhe në porosinë e dërgur nga ana e Krijuesit.
Pra është interpretimi ynë static, pa invencion (por
jo edhe pa dashuri – kurrkush nuk dyshon në këtë!?)
I besimit dhe edukimit islam, I cili shpesh here bëhet me metoda
të tejkaluara, siq I përmendëm më lartë.
Do të thoshnim, citomani e fjalëpëpërfjalshme,
që në kushtet dhe rrethanat në të cilat gjindet
islami, sot në Kosovën e cliruar nga dogmatizmi dhe kontrolli
I shtetit, mund të shquhet vetë si mundësi potenciale
që nuk është ende duke e shfrytzuar aftësinë
dhe fuqinë e vetë që buron nga ky potencial apo dhunëtia
e Përëndisë!
“…Ndërsa e tërë krenaria (fuqia) I takon
All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve,
por hipokritët këtë nuk e dijnë”(Ku’rani
,63:8)
Udhëheqësit shpirtëror (patjetër; në koalicion
me elitat e reja intelektuale të shoqëruara gjithënjë
me mediat e shkruara dhe ato elektronike) duhet këtë potencial
ta shëndrrojnë në energji dinamike dhe kinetike,
në mënyrë që krahas diskursit politik të
ndihmojnë në demokratizimin e shoqërisë Kosovare.Shoqëri
kjo që përveq kërkesës për politikë,
ekonomi, drejtësi, ligjësi, duhet ta ketë edhe ofertën
për edukim fetar për gjeneratat e ardhshme.Tekefundit,
kështu është në mbarë botën e civilizuar,
e besim edukimi fetar nuk bënë asfarë përjashtimi
në këtë drejtim për mendimin tim.
Kjo ofertë për ringritje dhe edukim që praktikohet
në të gjitha vendet e përëndimit, për mendimin
tone,nuk mund të ndërtohet me dëshira dhe synime
të paplanifikuar që nuk projektojnë asgjë me
tepër se vetëvehtën tone, nuk mund të ndërtohet
as vetëm me imitimin e sistemit të civilizimit tjetër
fetar, I cili tani I ka krijuar disa përparësi dhe avantazhe
sidomos në fushën e komunikimit masiv, pra përdorimin
e mjeteve të informimit për të plasuar mësim
besimin e diskursit të vetë fetar, gjë që është
për lakmi. Ky obligim, mund të ndërtohet vetëm
me shfrytëzimn e faktorëve tekniko teknologjikë(interneti,
kompjutorët, Radio, TV-ja, etj.) dhe fillimin e krijimit të
një networku dhe raporti të mirëfillët dhe shum
transparent me mjetet e informimit, të cilat nuk thuhet kot
; mund të përmbysin edhe qeveri të tëra!
Gjithëqka që nevojiten, janë; a/idetë, b/njerzit,
c/transparenca dhe d/qëllimet e identifikuara më parë,
që dosido përputhën edhe me trendin e ri të
demokracisë që po pretendojmë me e ndërtua për
tëra këto vite të pasluftës në Kosovë.
a/Idetë, janë një kapital shumë I rendësishëm
në në drejtim të fokusimit dhe të identifikimit
të nevojave të njerzëve, shoqërive , shteteve
dhe kombeve. Zakonisht, çdo shoqëri ka elitat e veta
intelektuale të cilat kujdesën për mënyrën,
metodologjinë dhe evoluimin e këtyre ideve të cilat
ato I shpjejnë në drejtim të një niveli shumë
më të avansuar; ekonomik, politik, e pse jo edhe shpirtëror.
Në Kosovë bie fjala, me përjashtim të disa individëve
Don – Kishotian (edhe ate të infektuar me virusin e gjëja
përparsisë së civilizimit që e posedon besimi
islam dhe pak më shum ai krishter), sistemi I animimit ose
bëhet permes kodeve të institucioneve që I përfaqësojnë
Bashkësit fetare, që mbijetojnë së bashku në
të mirat dhe të këqiat e komuniteteve të veta
fetare, askush nuk ka ide se si do të duhej të vepronin
në situata konkrete. Kuptohet, sistemi krishter, tani pas lufte
, me sa mund të bazohet njeriu nga mediumet, shumë më
qartë e ka kuptuar rendësinë e konceptit të
ideve dhe plasimit të tyre përmes mediave në opinionin
e gjerë Kosovar. Gjë që është për
t’I përshendetur.
Në fakt, paragjykimet që I kishin ndërkombëtarët
me misionet e tyre”mission possible”, ku Kosovën
dhe njerëzit e sajë i shihnin kryesisht si një Eldorado
të vërtetë për të plasuar idetë (apo
agjitimin thenë si më konkret, ngaqë së kemi
edhe gjithaq arsye t’i biem rrotull ngjarjeve dhe ndodhive!)
e tyre fetare shkaku I asajë se kinse në Kosovë në
kohën e Komunizmit, shqiptarët ishin një popull ateist
(gjë që në Shqipëri edhe zyrtarisht me dekrete
shtetërore qe ndaluar besimi fetar) që nuk kishte pasur
mundësi ta ketë identitetin e vetë fetar dhe se tani
pas luftës në emër të ; demokracisë, lirisë,
barazisë dhe prrallave tjera mbi egalitarizmin në mes
njerzëve, do të duhej t’u mbjellim farën e
mësim besimit (lexo shlirasi konvertimit!) edhe idetë
e reja fetare!
Thuase, shqiptarët gjatë gjithë egzistencës
së tyre historike paskan jetuar si pabesimtar! Shikuar kështu,
Projekti I identifikimit të nevojave rreth ideve dhe mësimit
fetarë, në Kosovë nga dioptria e këtyre ”misionarëve”
fiton siq ngandonjëherë po projektohet edhe në shtypin
tone edhe argumentin e kthimit Biblik të njerzëve në
fenë e të parëve tanë?! Por, siq dëshmojnë
zbulimet më të reja historike, të parët e shqiptarëve
ishin pagan, e jo ithëtarë të ndonjë religjioni
të caktuar!
Meqenëse, ky shkrim nuk është object I dhënjesë
së përgjigjeve (që mund të jenë 1 milion
si të tilla!) në këto “dilema” të
shoqërisë sonë, unë edhe nuk po ndalëm
më shumë t’I elaborojë antinomitë e saja.
Le të mbetet kjo për ndonjë shkrim të mëvonshëm,
ngaqë është temë interesante për “internet
gjeneratat” e reja të sjekullit tone..
b/Transparenca, si nevojë e trendit apo kulturës së
vlerave të reja që I ka kërkuar me afsh shoqëria
jonë, janë një rrafsh që diskursin demokratik
e bënë pakrahasueshëm më të qëndrueshëm
se sa sistemet e mëhershme në Kosovë. Transparenca,
I zhdukë të gjitha dyshimet, nebulozat dhe paragjykimet
eventuale që mund të vijnë kahdo qofshin ato, bile
edhe në fe. Qasja e këtillë, për mendimin tim
(kuptohet gjithënjë në “kurorë”
me mediat dhe shtypin) nënkupton një garë të
shëndosh për të ruajtur edhe identitetin kombëtar
të shqiptarëve të Kosovës në mileniumin
që kemi hyrë. Identiteti fetar islam edhe ashtu ka merita
për ruajtjen e identitetit kombëtar, për të
cilin ne si komb jemi shum të ndieshëm , gjë që
edhe mund të arsyetohet kur Kosovës ende I mungon kulmi
I identitetit shtetëror.
c/Qëllimet, poashtu janë një digë e rendësishme
që e ndihmon realizimin e dy koncepteve të mësipërme.
Qëllimi, kur bëhet imperativ, ai është “bombë
atomike”, në drejtim të realizimit të synimeve
të parashtruara nga diskursi I ideve dhe ai I njerzëve
që I formulojnë, krijojnë dhe I shkatrrojnë
shkaku I interesave dhe bindjeve që I ushtrojnë ata për
to. Në këtë drejtim, meqë tema ime ka për
object hulumtimin e diskursit që ka të bëjë
me rolin e mediave në plasimin e ideve dhe edukimit fetar islam,
në qytetarët e Kosovës, kam përshtypjen, sikur
diskursi I pasluftës nuk është transformuar sa duhet
krahas ndryshimeve që janë bërë apo janë
duke u bërë në etnopsikologjinë dhe mentalitetin
tone qytetarë.
Por për ta kuptuar më mire diskursin e mësipërm
të preokupimit tone mendojë që paraprakisht është
mire të elaborojmë diskursin e ri dhe vlerat e reja të
cilat duhet t’I konsumojë diskursi I ri fetar në
Kosovë
Fundshekulli ynë siq e dijmë të gjithë ishte
periudhë e ndryshimeve të mëdha në tëra
vendet Evropës Juglindore me vetë faktin se zhvillohej
një revolucion i përgjithshëm kundër gogolit
të komunizmit dhe platformës obskurante të luftës
së ftohët, të cilat njerëzimit i sollën;
mjerim, skamje, luftëra të pakuptimta, dhe varfëri
morale e materiale, që të mbushnin mendjen se është
fjala për një fund të paparë të historisë,
apo siq do të shprehej Frensis Fukajama figurativisht ; “pikë
kulmore të evolucionit ideologjik dhe universializmit të
demokracisë liberale përëndimore”)
Ç’ është interesant një vlersim i ngjajshëm,
do të thoshnim fatalist përkitazi me ndryshimet e mundshme
dhe pasojat që do të sillnin ato me vete në sistemet
e Evropës, prejudikohej edhe gjatë luftës së
parë botërore. Bile atëbotë, ai vlerësim
atëherë konsiderohej si luftë e fundit, luftë
kundër të gjitha luftërave tjera të mëparshme
që zhvillohej me motive të zgjërimit të demokracisë.
Por ç’ ngjau? Nuk ndodhi as “fundi” e as
“fillimi i fundit” të sipërpërmendur;
demokracia, si alternativë modeste e ndërtimit të
raporteve mes njerzëve, nuk u vendos!
Në vend të sajë nëpër Evropë me gjuhën
e dhunës u amputuan përbindshat e komunizmit (1917) ai
I fashizmit (1939) dhe ai I nacionalizmit (1989). Lufta e dytë
botërore, poashtu, nga historianët do të mbahet në
mend me tensionimet dhe kërcnimet globale që si pasojë
e lindën luftën e ftohët. Siq po vrehet prognozimi
Fukajamist, mbi “ pikën kulmore të evolucioni ideologjik…”,
nuk ndodhi.
Në vend të tij , nëpër vendet e ndryshme të
botës u zhvilluan alternativa dhe pandame të reja të
mbijetimit të njerzëve dhe shoqërive.
Tani në fund të mileniumit të dytë dhe fillimit
të atij të tretit, kur nga shtete përëndimore
është ndërmarr edhe një ofensivë , jo vetëm
ideologjike por por edhe ushtarake si në rastin e Bosnjës
dhe Kosovës, Avganistanit, Irakut, problemi i instalimit gjithëpërfshirës
të modelit demokratik, në vendet postkomuniste po bëhet
detyrë shtëpie e shumë qeverive Evrolindore.
Por tani ky instalim apo përpjekje për të shartuar
demokracinë nëpër këto vende sikur po kontestohet
dhe problematizohet me faktin se ai më nuk mund të eksportohet
aq lehtë, sikurse teknologjia dhe mallrat tjera, ashtu siq
dikur bie fjala mendonin kolonizatorët anglez; përmes
dërgimit to perukave nëpër kolonit pastaj “telefaks
kushtetutave” dhe rrjetit të gjërë satelitor
nëpër gjithë vendet postkomuniste! Ky proces zhvillohet
kësisoj, për shumë shkaqe. Kurse shkaku kryesor,
to të shtonim qëndron ; mu në pamundësinë
e aplikativitetit masiv të këtij Projekti mbi këtë
doktrinë me anën e metodologjisë së shartimit!
Ngase, doktrina e demokracisë nuk është kafshatë
aq e lehtë për diktatorët e ndryshëm që
të kapërdihet vetëm me një shartim formal, në
mënyrë që pastajë të konstatojmë se
procesi i demokratizimit të raporteve dhe marrëdhënieve
ndërmjet njerzëve në atë vend u krye, ashtu
siq bie fjala ende mendohet nëpër disa vende postkomuniste,
duke përfshirë këtu edhe Ballkanin dhe posaqërisht
neve shqiptarëve të Kosovës, që ende jemi nën
transin e ndodhive të luftës dhe kërkimit të
identitetit shtetëror (që është një problem
i tjetër natyre, e që nuk është objekt i fokusimit
të vemendjes sonë shkencore e intelektuale sot).
Por, demokracia në anën tjetër është edhe
një projekt dhe program mjaft kompleksiv që vazhdimisht
është në hulumtim të dëshmimit të
vetëvehtës dhe principeve të saja që në
dukje të parë janë tejet transparente dhe të
pëlqyeshme nga shtresat e gjëra popullore të rrafshit
të kontaminuar postkomunist. Demokracia , dhe jo vetëm
ajo kultivohen përmes institucionit të educates permanente
e jo shartimit, ngase mbindërtimi institucional është
hap i fundit që duhet të ndërrmirret në këtë
drejtim.
Kurse, vetë akti i krijimit të kësajë edukate
kushtëzuese (që për bindjen time sociologjike; do
të vlejë më së shumti për shtetet e Ballkanit),
do të mund të ndërlidhej së prapthi me dy tipe
apo lloje kategorizimesh:
1) Njërin e cili ka të bëjë me aksionet dhe
iniciativat e njerzëve që kanë rezon, aftësi
dhe kreativitet të mjaftueshëm që të ndikojnë
në formën dhe përmbajtjen e sistemit që ata
duan ta rregullojnë vetë apo përmes bashkësisë
ndërkombëtare, siq është rasti me; Shqipërinë,
Maqedonin, Tirolin, Kroacinë, Kosovën, Avganistanin, Irakun,
etj.
2) Kategorizimi tjetër, i cili ka të bëjë me
zhvillimin e sistemit të vlerave, njohurive dhe mjeshtrive
të kombeve përkatëse, pra atyreve ku edhe fillon
të lëshojë rrënjë kjo doktrinë dhe
praktikë e qeverisjes.
Por problemi nuk qëndron edhe gjithaq këtu, ai rrinë
pezull kur hulumtohet natyra e përvojës dhe rezultateve
që ka dhënë apo duhet të jap sistemi i demokracisë
në kushte dhe rrethana konkrete çfarë gjenden sot
shtetet postkomuniste, që nuk mund të lavdërohen
tani për tani.
Me fjalë tjera; a duhet tani që edhe këto vende të
shtegtojnë rrugëtimin e përvojave të mëhershme,
apo duhet të provojnë të “dhurojnë”
diç nga; tradita, kultura, etnopsikologjia, e tyre, në
mënyrë që të ridëshmohet apo refuzohet
koncepti i demokracisë globale? E them këtë ngase
ky është provim i pjekurisë së këtij koncepcioni
e filozofie sot për miliona miliona njerzë në planetin
tonë.
Përvojat e vendeve të ndryshme kanë dëshmuar
edhe të kundërtën e kësajë bindjeje mbi
demokracinë, gjë që mund të hetohet tek shumë
studiues eminent; Ali Bulaq ( në“Islam and Democracy”,
i cili nga një këndvështrim pothuajse origjinal fletë
për këto pozicionime dhe alternativa të reja të
ndërtimit të raporteve mes njerzëve dhe shoqërisë
në botën bashkëkohore), Jozef Shumpeter (në
“Capitalism, socialism, and demokracy”), i cili natyrën
e manipulimit me konceptin “popull” e detajizon deri
në imtësira më të vogëla, Samir Amin (në
“Eurocentrism”), Raymond Aron (në “Social
structure and the ruling Class”) kontestimin më të
madhë lidhur me demokracinë përpiqet ta ushtrojë
në sferën e politikës, etj.
Lidhur me këtë kontekst të preokupimit tonë
Çerçili me një rast, pat theksuar një fjali,
që më vonë do të bëhet objekt i shum analizave
dhe debatimeve politike e shkencore, se ; “ demokracia , është
forma më e keqe e qeverisjes, por më e mira ndër
të gjitha tjerat”! Formë dhe sistem ky, që
kur të këndvështrohet me dioptrinë sociologjike
përputhet me realitetin e krijuar në demokracit e superindustrializuara,
ngase njerzit atje me të madhe kanë filluar të tjetërsohën
nga politika dhe diskursi politikë ku gjithënjë e
më pakë po u besojnë mekanizmave në të
cilët ishin edhe vetë pjesëmarrës.
Në këto tipe shoqërish megalopolise është
evidente një llojë neglizhence, apatie, e për të
mos thënë një indeferencë e theksuar ndajë
sistemit dhe filozofisë demokratike si mënyrë e të
identifikuarit të lirive individuale e grupore të identiteteve
përkatëse. Shtrohet pyetja përse ndodhë kjo
kështu, në këto vende ku mbijetojnë së
bashku: begatia e dhuna , sikurse binjakët Sijamez?
Përgjigja, për bindjen time kërkon një elaborim
më të theksuar dhe një përkushtim tjetër,
gjë që ne tani këtu nuk e kemi.Por ajo kryesorja
që e neutralizon, pra edhe stagnon procesin e indeferencës
dhe diskursit të njerzëve për këto çështje
është pikërisht mungesa e një; ALTERNATIVE (ideologjike,
apo politike) të sukseshme, e konkurente ndajë DEMOKRACISË!
Athua nga ky lloj diskursi dilematik, që aktualisht është
duke mbretëruar ne demokracitë përëndimore do
të mund të krijoheshin alternativa tjera? Diskurs dhe
preokupim ky, që sociologët; Bulaq, Shumpeter, Amin, Aron
dhe shum të tjerë i ka mobilizuar të fokusojnë
përparsit e sistemeve dhe programeve tjera alternative?
Pra, a ka dhe a mund të ketë alternativë modeli i
demokracisë përëndimore, që shuhet tani edhe
si GLOBALIZËM ? Dhe cilat janë ato? Natyrisht nëse
ka!
Në një aspekt kjo të duket punë Sizifi, ngase
për ta zhvilluar këtë dilemë duhet të hulumtohën
të gjitha dallimet që egzistojnë në botë
rreth ideve dhe projektit të demokracive përëndimore.
Pastajë të gjitha mangësitë dhe përparsitë
hipotetike të sajë. Si edhe të bëhet një
lloj krahasimi shkencor e politik të gjitha këtyre primesave,
në mënyrë që vlerësimi dhe diagnostifikimi
të jetë sa më i përpikët. Një çështje
tjetër poashtu me rëndësi është edhe ajo,
se kush duhet ta udhëheqë tërë këtë
projekt? Individi (që është e pamundur), ndonjë
ekip Profesional shkencor (ku do të tuboheshin eminencat e
lëmive të ndryshme; sociologjike, juridike, historike,
ekonomike, etj.)i cili do mbledhëte fakte nga përvojat
e gjitha tipeve të demokracisë (që është
prap dilematike), apo përvoja e shoqërive industriale
dhe atyre postindustriale (si diçka që do të mund
të ndihmonte në këtë drejtim).
Kosova, meqenëse gjendet në vorbullën e ndryshimeve
të mëdha socioekonomike dhe sociokulturore, ashtu sikurse
shumica e vendeve tjera postkomuniste dhe meqenëse është
pjesë e një koncepti zhvillimor për tërë
Europën Juglindore, që ndihmohet nga administrata ndërkombëtare
e KB-së dhe ajo e OSBE-së, nuk është (dhe nuk
do të duhej të ishte) e implikuar fare në hulumtimin
e modeleve të reja alternative të udhëheqëjes
me vetëvehtën, sikurse bie fjala vendet dhe shtetet e
Lindjes dhe ato Aziatike. Shkaku është i thjesht dhe arsyeshëm;
Kosova gjindet në Evropë , Kosova është vend
postkomunist, dhe Kosova ka nevojë për mësimet nga
demokracia.
Në anën tjetër, poqese do të kishte hamendje
në përcaktimet e mësipërme dilematike, ajo në
këtë periudhë kur ende nuk i ka definuar as caqet
e realizimit të identitetit të vetë elementar shtetëror,
e as standardet e legjitimitetit minimal demokratik, do të
dëmtohej rëndë. Kurse dëmtimi i sajë, në
Ballkan sjell jostabilitet të madhë të cilin nuk
e dëshiron askush. As globalistët e asajë pjese të
Europës së integruar, e as integralistët e asajë
pjese që po presin në rend për t’u integruar
apo thenë më ndryshe Globalizuar.
Faleminderit për mirëkuptim!
|