BASHKEJETESA DREJTEPERDREJTE

Rasti tragjik i ndodhur ne fshatin Qaber,ku humben jeten dhe u zhduken femijet shqiptare ne valet e terbuara te lumit Iber, padyshim tregon shembullin tipik dhe perspektiven e zymte te bashkjeteses se shqiptarve dhe serbve.
Shqiptaret e kan te qarte, per njeqind vite radhazi se si mund te (mos)jetohet me serbe.Eksperimenti i bashkejeteses ne kohen e Titos, i pagezuar Vellazerim -Bashkim, edhe pas 50 viteve deshtoj ne menyre te turpshme dhe gjeneroj ne luftera te pergjakshme ne Ballkan, te rralla ne rruzullin tokesor per nga intensiteti i dhunes dhe pa njerezija.
Ajo çka brengos me se shumti eshte fakti se i njejti eksperiment serish iu imponohet shqiptarve edhe pas asaj kasaphane qe ndodhi ne Kosove ne vitet 1998 dhe 1999.
Nuk thuhet kote: Historia mesohet qe te mos perseritet.
Ne krahasim me rastet e vrasjeve dhe plagosjeve te serbeve, ku prejudikohen kryesit e veprave dhe pa fakte menjehere akuzohet pala shqiptare, ne rastin e tragjedise se femijeve ne fshatin Qaber, ka edhe nje fat nga se njeri nga femijet mbijetoj kete tmerr dhe deshmoi qarte kush eshte dhe nga ka ardhe krimineli
Mbreme te gjitha familjet kosovare paten rastin te shofin drejteperdrejte ne ekranet televizive rezultatin e bashkjeteses ( lexo: vellazerim - bashkimin ), pikerisht nga vendi i ngjarjes.

Dr.Besnik Bardhi
Gjakove,17.03.2004

shkruan:

Dr.Besnik Bardhi
Copyright www.agimi.com