|
Gjakove,26.07.2003
Dhuna e intensifikuar kohëve të fundit që po ndodhë
në shumë qytete të Kosovës, në formë
të shpërthimeve dhe veprave tjera kriminale enigmatike,
te popullata e Kosovës padyshim ka zgjuar dilema, pa siguri
dhe shqetësime tej mase.
Këto ngjarje, na rikujtojnë periudhen e rrënimit
të institucioneve të Kosovës në vitet e 90 –ta.
Në atë kohë pushteti kolonialist serb, për të
arsyetuar veprimet e veta kriminale dhe ekspansioniste, nuk hezitonte
, të shpallte brenda dite fajtorin kujdestar , dhe ai fajtor
nuk ishte një shqiptar, por e tërë popullate shqiptare
e Kosovës.Kjo teori e mbrapsht ,e anatemimit kolektiv të
shqiptarve kishte një synim të vetëm, të bindet
opinioni ndërkombëtar, kinse shqiptarët janë
telashegjinjët e Ballkanit.E gjithë kjo propagandë,
plasohej nga Beogradi, dhe pikërisht këtu ishte dhe është
epiqendra e krimit të organizuar shtetëror serb në
luften e shenjtë antishqiptare e përkrahur dhe inspiruar
nga ASHAS dhe Kisha Ortodokse Serbe. Shumë vende të botës
, keto dezinformata si formë e luftës speciale, i merrnin
me apo pa dashje si të vërteta...
Ajo çka po ndodhë këtyre ditëve, para syve
të policisë ndërkombëtare dhe UNMIK-ut, është
pasqyrë jo e mirë për punën e tyre. E gjithë
kjo po ndodhë gjatë mandatit të tyre dhe me të
drejtë qytetarët kërkojnë ndriqimin e këtyre
rasteve dhe kapjen e autorëve.
Janë mjaft indikative veprat kriminale në prag të
ndonjë ngjarje me rëndësi në Kosovë. Njëra
nga shumë këto raste, që vlenë të përmendet
këtu , ishte dhe djegia e një kishe ortodokse, një
ditë para vizitës së Sekretarit të Përgjithëshëm
të OKB-së, Kofi Anan!.
Administrata Ndërkombëtare në Kosovë, ka policinë
e vetë dhe një kontingjent ushtarak profesional si dhe
shumë subjekte tjera informative dhe kundërinformative.
Fitohet përshtypja se qarqe të caktuara përbrenda
këtyre strukturave , nuk qajnë fare kokën për
plasimin e informacioneve të ndryshme të pa verifikuara
, duke prejudikuar dhe fabrikuar kështu shqiptarët si
fajtorë !!!.
Kush dhe pse i bënë këto manipulime të disfavorshme
në këto periudha shumë të ndieshme që po
kalon Kosova.?
Në llogari të kujt shkojnë të gjitha këto
dhe kush paguan për këtë?
Nga e gjithë kjo, qytetari i thjesht kosovar me të drejtë
dyshon se a mos vallë në mesin e tyre ka dhe të atillë
njerëz, të cilët janë infiltruar në këto
organizma dhe veprojnë me mjeshtri në rrënimin dhe
sabotimin e çdo gjëje pozitive në Kosovë,
pra të njëjtët armiqë të cilët punuan
në vitet e ’90 –ta, për shkatërrimin
e autonomisë së Kosovës dhe çdo gjëje
që pasojë...
Nëse bëhet një retrospektivë dhe analizë
minucioze e këtyre ngjarjeve gjatë këtyre viteve
të pasluftës, atëhere ato dyshime kan një bazë
reale.
Kohëve të fundit ky aktivitet është rritur
tej mase për nga intenziteti dhe vërehet një ofanzivë
e vërtetë e qarqeve të errëta antishqiptare.
E gjithë kjo bëhet qëllimisht në prag të
zgjidhjes definitive të statusit politik të Kosovës
dhe dialogut të mundeshëm Prishtinë –Beograd.
Kriminelët në terë botën kan një emërtim
të përbashkët dhe si të tillë duhet dënuar
dhe denoncuar publikisht. Edhe ata që lëshojnë dezinformata
qëllimkëqija dhe tendencioze, në njollosjen e një
populli, nuk janë imun para ligjit.
Si është e mundur me gjithë këtë potencial
zbulimi dhe kundërzbulimi që vepron në Kosovë
, të mos gjinden ende autorët e krimeve?!.
Kush janë dhe ku strehohen këta demonë që po
ia gërryjnë ngadal dheun ndër këmbë popullit
shqiptarë të Kosovës dhe aspiratës së tyre
shekullore për paqe, liri dhe mëvetësi?..
Pse vazhdimisht synohet të bëhet satanizimi i luftës
së drejtë të shqiptarëve për të shporrë
kasapet e Milosheviqit nga këto troje dhe balansimi në
mes të kasapit dhe viktimës?
Nuk duhet harruar dhe fakti se në Kosovë jetojnë
dhe sillen lirishëm shumë diverzantë dhe kriminelë
serbe. Për ata, lufta e tyre e shenjtë ende vazhdon ,
ashtu si nuk ka përfunduar dhe lufta e popullit të Kosovës
për mëvetësi.
Shqiptarët shumë lehtë e njohin dhe e duan mikun
e vërtetë, mirëpo ështe koha e fundit të
bëhet me gisht në disa qarqe antishqiptare që veprojnë
legalisht dhe në kuadër të institucionit, e të
cilët kan paga të dyfishta.
|