Pjesa e tretë
Milionat e tyre janë një rrjedhë prej një
talenti dhe një jete tashmë në mes të lluksit.Ata
janë më të dëgjuarit, më të shikuarit,
më të paguarit, por edhe më të shpenzuarit.Në
këtë pjesë ata janë:
Ian Wright
Është pasuesi I listës së më të
paguarve dhe më të shpenzuarve të ekraneve televizive.Ian
Wright është I moshës 40 vjeç.Ka lindur
në një shtëpi të thjeshtë në Brockley
të jugut të Londrës dhe është I biri
I një e migranti nga Xhamajca.Pasi la shkollën ka punuar
si plaster. Fati I shkëlqeu në moshën 22 vjeçare
kur firmosi të luajë sulmues me Cristal Palace.Më
vonë para se të shkonte në TV u rradhit përkrah
skuadrës së Arsenalit.Fitimin e 2 milionëve të
parë e arriti me Arsenalin më 1991, 2 milion të
tjera nga BBC për një emision të tij dhe 500000
stërlina nga disa të ardhura reklamash televizive ku
më shumë përdor zërin e tij.Është
I martuar me gruan e quajtur Debbie dhe ka dy fëmijë
të quajtur Stacey tetë vjeç dhe Bobbi Lee katër
vjeç.Ka tre djem nga mardhenie jashtemartesore.Aktualisht
mban një shtëpi me gjashtë dhoma në Croydon,
Surrey.Nget një Ferrari 360 Modena me çmim 150000
sterlina dhe një motorçikletë Harley Davidson
me 45000 stërlina.
Richard dhe Judi
Richard është 46 vjeç dhe Judi është
54.Janë takuar see gazetarë në 1982 në Granada
TV dhe më vonë pas njohjes filluan të prezantonin
një program të përbashkët.U martuan më
1986 dhe filluan bashkë në këtë televizion
emisionin e mëngjezit.Fitimet u fillojnë me 1milion
kontratë vjetore në 2001, 3milion Golden Hello nga Chanel
4, I milion avancë në 2002 dhe 25000 stërlina aparencë.Secili
prej tyre ka fëmijët e vet.Binjakë nga martesa
e parë e Judit dhe dy fëmijët e Richardit.Kanë
një shtëpi me 18 dhoma me 3milion çmimin, një
për pushime me çmim 500000 në Cornhall dhe një
tjetër me 250000 stërlina në Florida.Motor 20 Cruiser
dhe Silver Jaguar janë makinat e tyre.Pushojnë dhe ushqehen
jashtë në Claridge restorant.
Graham Norton
Ai është 40 vjeç dhe ende beqar.Një milioner
me fitime të mëdha nga Doherty Shoë dhe nga BBC.Mban
një shtëpi 2 milionëshe në Manhatan, 200000
stërlinëshe një tjetër në West Cork.Ka
një për pushime në Afrikën e Jugut me një
çmim 350000 stërlina etj.Shquhet për përdorimin
e një garderobe të shtrenjtë.
Ulrika Jonson
Është 35 vjeç.Ka lindur në Suedi dhe ka
lëvizur drejt Anglisë me të ëmën në
moshën 12 vjeçare.Në moshën 19 vjeçare
ka qenë paraqitëse e motit në TV.Më pas e
tërë jeta e saj është në ekran me disa
miliona pas.Martesa të shumta dhe po aq divorce.Është
e njohur edhe me një marrëdhënie me trajnerin Sven
Goran Erikson.Me biznesmenin gjerman Markus Kempen ka patur martesen
me te gjatë.Ka një shtëpi me çmim 1 milionëshe
në Berkshire.Zotëron disa makina.