| Kënga
e varrimit do të jet "Angels"
Robbie
Williams bën plane për varrimin e tij
Pop-këngëtari
Robbie Williams (28 vjaçar) dëshiron që kënga
"Angels"
, të cilën vet e ka shkruar,të tingëllon
në varrimin e tij. "Dua që kjo këngë të
luhet në varrimin tim" theksoi ky Pop-Star. "Është
një këngë shumë e mirë, dhe jam krenar
për të". Sipas një ankete në Angli, kënga
"Angels" qëndon në vendin e pestë nga këngët
moderne për raste vdekje. Vendin e parë e mban "My
Heart Will Go On" nga Celine Dion, pastaj "Wind Beneath
My Wings" (Bette Midler), "I Will Always Love You"
(Whitney Houston) dhe "Simply The Best" (Tina Turner).
Më
varrosni pranë Merlin Monro-së
E enjte 12.12.02
Ajo shpëtoi, ndërsa mendja
i sillet vetëm rreth vdekjes së saj.
Para
dy jave yllit të Hollywood-it Zsa Zsa Gabor (Zha Zha Gabor)
i ndodhi një fatkeqësi komunikacioni, sot është
e shtrirë në një dhomë (40 metra katrorë)
në stacionin për rehabilitim në klinikën e prominentëve
Cedars-Sinai në West-Hollywood. Bashkëshorti i saj,Princi
Frederic von Anhalt (59) gdhinë pranë shtratit të
saj dhe detyrohet t`i dëgjojë lutjet e gruas së tij
e cila me një zë të lodhur i thotë:"Ju
lutem më lini të vdes".
Ajo, e cila dikur ua merrte mendjen burrave, që tani bën
plane se si do të digjet kufoma e saj. Pasi që ishte shoqe
e Merlin Monro-së, dëshiron që të varroset pranë
saj. Manifestimi i varrimit do të bëhet në Good Shepard
Church në Beverly Hills. Një det me trëndafila, në
ngjyrën e saj të dashur të verdhë, do ta stolisin
kishën. Zsa Zsa Gabor e ka shkruar testamentin e saj: Pasurinë
(e cila nuk është e vogël) do ta ndajnë vajza
e saj Francesca (56) dhe bashkëshorti (aktual) princi Frederic.
Një pjesë do ti jipet edhe shoqes së saj Liz Taylor.
Edhepse në mendime të vdekjes Zsa Zsa nuk e ka humbur
humorin:"Unë kam qenë çdoherë e sinqertë
me burrat e mij, Unazat çdoherë i kam kthyer ndërsa
gurët i kam mbajtur".
Tom
Hanks s´ka të ndalur
Zero skandale, vetëm suksese. Kjo formulë e karrierës
i solli Tom Hanks-it (46) titullin "Njeriu më i aftë
i Hollywood-it". Rekord: Asnjë yll nuk ka luajtur në
kaq filma të cilët sollën mbi 100 milion Dollarë
fitim. Kjo nuk i mjafton - tani ai përpiqet të fitoj Oscar-in
e tij të tretë. Filmi i tij i ri "Catch me if you
can", me Leonardo DiCaprio, llogaritet si favorit i zjarrtë.
Mbretëresha
e re e Hollywood-it - 25 milion Dollarë
Kjo ia arriti! Superstari Angelina Jolie (27) është
Top-fituesja Nr.1 e Hollywood-it: Në rolin Lara Crofft ajo
që tani siguroi për "Tomb Raider3" (2004) KOntratën
rekorde prej 25 Milion Dollarë-dhe me këtë u bë
mbretëresha e re e Hollywood-it. Këtë titull ajo
edhe do ta mbron - nuk u zgjodh kot "Action Queen 2002"
(Anketë Interneti). Përkundër suksesit të saj
me akcione ajo tani don t'i shpalos ndjenjat e saja për romantikë.
Argument: Në të ardhmen ajo do të luaj rolin e princeshës
austriake "Sissi"
Yjet
për manifestime private ... sa kushtojnë,
çka ofrojnë ?
Jennifer
Lopez (32)
Dëshironi ta kremtoni datëlindjen tuaj
me pop-yllin Jennifer Lopez? Nuk ka problem - për 1,5 milion
€uro e keni atë plotë dy orë Live me hitet e
saja. Por, kujdes: Aeroplani First-Class, suitë luksuze dhe
shpenzimet tjera shkojnë ekstra.
Mick
Jagger (59)
Rock-gjyshi dhe katër shokët e tij "Rolling
Stones" janë luksuz i vërtetë: 3,4 milion €uro
kushton një mbrëmje private me ta. Por kjo e vlen kur
mirret parasysh se 3 orë muzikë live dhe pastaj bashkëkremtojnë
deri në mëngjes. Pra, kush e ka ndërmend të
martohet duhet të mendoj mirë: Motrat Mustafa apo Mick
Jagger&Co.
|