15 gusht 2003
Karriera
dhe rolet e medha të Kevin Kostner u nderuan me një
yll në trotuarin e famës, Walk of Fame, në Hollivud.
Qindra tifozë u grumbulluan për të parë aktorin
kryesor të filmave, "Vallëzim me Ujqërit",
"Fusha e Ëndërrave" dhe "Të Paprekshmit".
Projekti i tij i fundit është regjisura e filmit "Open
Range" ku luan përkrah aktorit Robert Duvall. Filmi
del sot në kinema.
Boss Spearman, Charley
Waite, Mose Harrison and Button udhëtojnë nën shoqërinë
e njëritjetrit përmes perëndimit ku sundojnë
rregullat e nderit. Por ata ndeshen me një sherif të
korruptuar që e qeveris vendin me dhunë dhe tirani.
Boss and Charley përballen me një luftë të
pashmangshme për të mbrojtur vlerat e perëndimit
dhe kodit të nderit të cilat rrezikojnë të
zhduken nga tirania e sherifit. Megjithë përplasjet,
jeta ndryshon rrjedhat e saj për endacakun Charley, kur ai
takon bukuroshen dhe zemërbardhën Sue Barlow.
Megjithëse temperatuar
ishin mjaft të larta në Teksas, afërsisht një
mijë tifozë të filmave të frikshëm u
grumbulluan në kryeqytetin Austin për premierën
e filmit "Freddy kundër Jason" i cili del sot në
kinema. Freddy luhet nga aktori Robert Englund dhe Ken Kirzinger
luan rolin e Jason.
Mbreti
i muzikës latine pop, Ricky Martin, ishte në Singapore
për një koncert, oragnizuar nga MTV dhe Sony Music.
Para dy vitesh ai ishte në po të njëjtin vend ku
tundi podiumin e skenës dhe krijoi valë të mëdha
muzikore në ishullin e qetë. Pas një pushimi të
shkurtër, Ricky Martin, është kthyer përsëri
me tërë fuqitë e tij me një album të
ri të titulluar "Souls of Silence", i cili kryesoi
për 6 javë rrjesht në muzikën latine.
Freddy
Krueger ndodhet në ferr për afro 10 vjet që nga
koha kur ai pushtonte ëndërrat e të tjerëve
për të kryer vepra mizore. Ndërkohë memorja
e tij është fshirë nga një qytet i tërë
që po përpiqet të harrojë ekzistencën
e Fredit. Por ai zgjon nga gjumi i vdekjes Jason i cili është
thuajse i të njëjtit kallëp, me qëllim ngjalljen
e frikës tek populli i rrugës Elm, duke i hapur vehtes
një dritare të mundshme për tu larguar nga purgatori.
Qëllimi i tij është manipulimi i Jason për
ta tërhequr atë pas vehtes në fillimin e një
vale të re terrori në Springwood.