ROLLING STONES MBARUAN TURNEUN BOTËROR NË CYRIH

Me koncertin e mbajtur me 2 tetor në Cyrih, Rolling Stones e mbaroi turneun botëror botëror dedikuar 40 vjetorit të paraqitjes së tyre në skenë. Rokerët legjendarë të udhëhequr nga Mik Xheger mbajtën një koncert para 42,500 audhuruesve të tyre në stadiumin Letzigrund në Cyrih.

Ky ishte koncerti i tyre i fundit i turneut Europian mirëpo, siç tha zëdhënësi i tyre ne Nju Jork, bendi ende e ka lënë të hapur obsionin që të provojnë edhe një herë fatin e tyre në Azi prej ku ishin te detyruar të largoen kah fillimi i vitit për shkak të epidemisë së SARS-it. Sipas tij, negociatat në lidhje me këtë janë ende duke u zhvilluar.

Disa promotor të këtij grupi, muajin e kaluar thanë se janë duku u zhvilluar përgaditjet përfundimtare për paraqitjen e këtij grupi në Kinë për të parën herë kah fundi i nëntorit.

Bendi, të cilin e përbëjnë edhe Keit Riçards, Ronie Wuds dhe Çarli Uats, duheshte të mbajnë një koncert në Shangaj me 1 prill dhe një në Peking më 4 prill si pjesë e turrneut kushtuar 40 vjetorit të tyre.

Ky band as një herë nuk ka mbajtur koncert në Kinë edhe përkundër asaj që prej viteve të 70-ta ata regullisht kanë kërkuar leje për një gjë të tillë dhe çdoher e kanë potencuar një koncert të tillë si prioritet i tyre.
Bendi Britanik javën që kaloi e tronditi industrinë e muzikës në SHBA me atë që të drejtat ekskluzive për shitjen e DVD-së së saj të fundit "Four Flicks" ja dha rjetit të marketeve Best Buy Co. Kjo hasi në reagime të shumta në industrinë e muzikës e cila tani më vuan nga rrënia e shitjes për shkak të internet piraterisë dhe nga rrjetet e mëdha të marketeve si Best Buy dhe Target Corp që tani më kontrollojnë 55% të shitjes në SHBA.

rolling stones:
Copyright www.agimi.com 2002