Me
albumin e tij të ri "Sacred Love" Sting apelon
në të mirën e njeriut.
"Sacred Love" është albumi juaj i
parë pas katër vitesh. Pse ka zgjatur kaq shumë?
STING: Unë mendoj se
në kokën time ky album ka filluar qysh në natën
e 11 Shtatorit 2001. Më është dashur plotë
një vit duke menduar për ngjarjet e ndodhura. Pastaj
lufta në Afganistan dhe eskalimi në Irak. Bota ndodhej
në trazira e unë doja që me këngët e
mija t`a reflektoj një pamje të përmbledhur.
Pra, nga personalja në univerzale?
STING: Po. P.sh. kënga
"Send Your Love Into The Future" ka një mesazh
të thjeshtë: Gjërat të cilat bëhen nga
dashuria dhe dashamirësia ndikojnë në të ardhmen.
A është kjo zgjidhje për konfliktet aktuale?
STING:
Unë nuk kam zgjidhje. Për atë nuk jam mjaft
intelegjent. Por e dij se lufta nuk është zgjidhje.
E dij se zgjidhja e problemit të Lindjes së afërme
nuk ndodhet në shpërthimin në ajër të
vetëvrasësve në autobusa me udhëtarë,
e as në bombardimin nga helikopterët të shtëpive
dhe automobilave të njerëzve. Për ta parë
këtë nuk duhet të jesh shumë i menqur.
Ju posa punuat me Craig David dhe tani në albumin
e ri me Mary J. Blige...
STING:
Është shumë mirë t`a ndash barrën me
artistët tjerë, të cilët rrespektohen. Unë
i pyes çdoherë fëmijët e mi: "A është
kjo cool?" - "Oh po, babi. Craig David, Mary J. Blige,
më të vërtetë cool!"
Ju
jeni një babë i qetë. Ndërsa në media
ju paraqesin si Playboy dhe avanturist. Si përballeni me
këto mite?
STING: Unë i dua ato
- vërtetë! Ato më lejojnë mua të jem
ai që jam. Këta Sting-ët tjerë fluturojnë
rrotull, disa më përngjajnë e ca tjerë jo.
Aty gjindet ai i marri, egoisti arrogant. Pastaj egziston edhe
ai tipi i cili e shpëton botën, asnjëri nga ta
nuk egziston vërtetë. Unë qëndroj diku në
mes dhe ndihem shumë i lumtur.