SHTATË "NYJE" PËR SHTATË YJE

Nga Christoper Walker tek Harrison Ford

Shtatë yjet e Hollivudit Christopher Walken, Jerry Lewis, Lee Evans, Jackie Chan, Lucy Liu, Calista Flockhart dhe Harrison Ford, në pamje të parë duken sikur janë të panjohur, sikur s’kanë asnjë lidhje mes tyre, por në fakt ata janë në lidhje të hershme mes njëri-tjetrit.Nga njëshi tek shtata këta artistë formojnë një "valle" mes kësaj lidhjeje që në fakt të kujton një siguri e një domethënie të madhe për veprën dhe arritjet e tyre të skenës.Po të shohësh rrugën e tyre filmike qysh herët, më saktë që nga fillesat e tyre ata kanë gjashtë nyje që i lidhin dhe i ndajnë brenda interesave filmike.Po cilat janë këto nyje, lidhje ose zgjidhje mes tyre? Unë duke ndjekur dhe lexuar me kujdes tërë veprën e tyre, por edhe me ndihmën e materialeve nga shtypi për ta, kam dalluar se këta nyje fillojnë që në moshë të hershme.

Dhe shpjegimi përpos fakteve në role e filma shkon tek lidhja vallore mes tyre në itinerarin 1-7.

Christopher Walken është takuar me Jerry Lewis kur ai ishte vetëm 10 vjeç dhe Lewis interpretonte në Colgate Comedy Hour.Ai atëherë ia ka mbushur mendjen Christopherit për një show extra, nga ku dhe nis edhe karriera e tij me të.Lewis rolin e fundit e ka patur në Funny Bones më 1995, ku gjithashtu u zbulua me yllin tjetër, talentin britanik Lee Evans.Lee që dukej i harruar në karrierën Hollivudiane, ka rikthyer shanset dhe mund të shihet në Medallion, i cili shfaqet vitin që vjen.Udhërëfimi në atë film shkon drejt arteve marciale, që sjell kështu edhe pikëtakim me ekspertin e këtyre arteve Jackie Chan.Hiti i parë i Jackie Chan në Amerikë ishte "Shanghai Noon" ku ai ishte përkrah yllit tjetër Lucy Liu më 2000.Në "Charlie’s Angel" Lucy gjithashtu ka luajtur bashkë me Calista Flockhart.Dhe në fund është "Ultra-thin" që padyshim plotëson lidhjen e fundit në këtë vallore yjesh, ku Calista Flockhart luan përkrah megastarit Harrison Ford.

përgaditi:
Fatmir Terziu
Copyright www.agimi.com 2002