Është aktori më polifacetik i cili është paraqitur në dy dhjetëvetshat e fundit. Filloi si komik, u dëshmua në role karakteri, kurse para pak kohësh realizoi edhe atë që ai e quan film aksioni.
Thonë se Robin Williams nuk është aq aktor sa ç'është forcë e natyrës. Kur e intervistojnë, apo më mirë kur e venë në “skarën” e një konferece ngulfatëse shtypi, Williams është në gjendje ta kthejë situatën në favor të vetin, ta shëndrrojë humbjen potenciale në fitim absolut. Janë të njohura rastet kur gazetarët cinikë, qëllimi i të cilëve ishte ta “varrosin” aktorin, kanë dalur nga konferencat për shtyp me lotë të pakontrolluar, të shkaktuar nga humori spontan i tij.
Prandaj, shumica e tyre tash regjistrojnë në shiritin “shoun” që ia bën në këto konferenca dhe e përpunojnë kuptimin e mesazheve që ai i dërgoin publikut.
Karrierën e filloi në TV, në komedinë më të suksesshme televizive të viteve 70-ta, Mork & Mindy, në të cilën luante një jashtëtokësor të humbur në Amerikën e atij dhjetëvjetëshi, në të cilën përfundonte së mësuari diçka mbi njerëzimin në fund të secilit episod. Alfi megjithatë nuk ishte zëvendësim adekuat i tij.
Derisa ndërtonte reputacionin prej komiku që është në gjendje të improvizojë, debyja e tij filmike gati ia shkatërroi karrierën kinematografike para se t'ia fillonte fare.
Dëshmtimi me filmin Popeye (Marinari Popaj) nga fillimi i të 80-ve ishte i madhë.
Më 1982 luajti rolin kryesor në filmin The World According to Garp (Bota sipas Garpit), dhe e befasoi publikun me një rol bindës dhe cilësor.
Pas këtij filmi, Williams u konsulidua në role serioze, edhe pse herë pas here i lejohej improvizimi humoristik. Mirëpo pikërisht këto eksperimente jostabile i sollën osicilime, prandaj përkundër aktrimit të mirë, nuk arriti të bëjë filma atraktivë për publikun duke përfshirë këtu shembuj siç janë The Survivors (Mbijetuesit), Moscoë on the Hudson (Moska mbi lumin Hadson), The best of Times (Koha më e mirë) dhe Club Paradise (Klubi Parajsë).
Më vonë pasoi suksesi i tij i parë më i madh: Good Morning Vietnam (Mirëmëngjezi Vietnam ), një rol i bazuar mbi një karakter të vërtetë, por që i ishte përshtatur talentit të shumëllojtë të Williamsit. Në rolin e disk-xhokejit ushtarak, Williams ishte edhe bindës edhe komik, gjë që e shpiu drejt nominimit të parë Oskar. I mësuar nga përvoja e mëparshme, këtë herë zgjodhi me kujdes, dhe filmi i ardhshëm që bëri ishte Dead Poets Society (Shoqata e Poetëve të Vdekur) nën dirigjimin e australianit Peter Weir, në rolin fenomenal të profesorit të gjuhës dhe letërsisë angleze në një shkollë rigoroze të viteve të 50-ta.
I konsoliduar në pozitën e aktorit të kategorisë A, Williams ia doli të kombinojë me sukses realizimin e komedive dhe roleve jashtëzakonisht të ndieshme siç ishte rasti me filmin Awakenings (Zgjimet) në të cilë fascionoi me rolin e mjekut që i kthen në jetë një sërë pacientësh katatonikë (ju kujtohet që Robert De Niro fitoi Oskarin për këtë film). Filmi i cili, megjithatë ishte financiarisht më i suksesshmi për të, quhej The Fisher King (Mbreti peshkatar), në të cilin, edhe një herë, la publikun pa fjalë me aktrimin mahnitës.
Listën e filmave e vazhdoi me transformimin fizik e gjuhësor në Mrs. Doubtfire, për të arritur më në fund tek realizimi i fundit, i quajtur Jumanji, që ai vetë e karakterizon gati film aksioni, edhe pse më shumë i përket kategorisë së filmave science-fiction (filmat fantastiko-shkencorë).
Filmat e tillë Williams i realizoi pasi e tejkaloi krizën e shkaktuar nga përdorimi i pakontrolluar i drogave. Thotë se ia doli të shpëtojë falë përkrahjes së gruas dhe tre fëmijëve të tij – ata e kthyen në jetën reale, të cilën ai me aq lehtësi e shëndrron në ëndërr. |