HOLLYWOOD-i NË VALËN E OSKAR-IT
Se kush do të shpërblehet me çmimin më të vlefshëm të Oskar-it (për herë të 76-të), është sekreti i madh i Hollywood-it - por një senzacion tashmë dihet: Fituesit nuk janë shpërblyer kurrë më mirë se këtë vit - Secili fiton nga një Luksuz-Paket në vlerë prej 20.000 Dollarë. Përmbatja: ndër tjerash, Motorola-Handy, Çeqe për udhetimëtime në Karibik plus masazh, çanta dore nga "Louis Vuitton", stilografë nga "Cartier"...

Dhe ,kush i ka shanset më të mira për Oskar?Autorët e Hollywood-it janë të një mendimi :Jony Depp ("Pirates of the Caribbean"), Charlze Theron ("Monsters"), Renee Zellweger ("Cold Mounten") dhe "Lord of the Ring 3" janë në garë! Fakt është: Oskari 2004 është show më i mbrojtur i të gjitha kohrave: 7000 forca sigurimi, 500 helikopterë dhe 300 snajperistë janë në gjendje gadishmërie. Shpenzimet për masat e sigurisë: 100 milion Dollarë.

PS: Këtë vit shtrohet tepihu i kuq më i gjati në historinë e Oskarit: 200 në vend të 160 metrave të zakonshëm.

nga:

Agim Mustafa
Copyright www.agimi.com