NICOLE KIDMAN, E ETUR PËR KARRIERË

“Jam akoma e fryrë nga suksesi” - “Nuk e kuptoj se si vazhdojnë të më kërkojnë akoma regjisorë të rëndësishëm për filma të rëndësishëm”

Ashtu si dhe Adrien Brody, çmimet Oscar Nicole i ka marrë e shoqëruar nga e ëma për të patur një dorë mike ku të mbështetet në pritjen e çmimeve të Akademisë, për të ndarë lirshëmn me të të rrahurat e zemrës dhe lotët lehtësues, dhe ndoshta për të nënvizuar edhe njëherë imazhin e saj si një single krenare. Sot më shumë se kurrë Nicole shkëlqen nën dritën e karrierës duke qëndruar larg hijes që hidhte Tomi mbi të. Gjithmonë e më e kërkuar nga regjizorët më të njohur ajo është pothuajse e angazhuar tërësisht me karrierën e saj jo vetëm për momentin, por dhe për dy vitet e ardhëshme.
Statuja që mori në shtëpi nga Kodak Theatre ka shijen e një awardi të karierrës. Në të vërtetë Nicole duhet ta kishte fituar këtë çmim vitin e kaluar me performancën e saj të jashtëzakonshme si këngëtare, aktore dhe balerinë tek Moulin Rouge.
Miss Nicole Kidman ka lindur në 20 qershor 1967 në Hawai. Është rritur mes Washingtonit dhe Australisë, ka lindur një yll i vërtetë. Në moshën tre vjeçare regjistrohet në shkollën e vallzimit modern. Në moshën pësë vjeçare në festën e përvitshme të vitit të ri ajo kishte rolin e një deleje dhe gjatë shfaqjes fillon të blegërijë në mënyrë të dëshpëruar. Dhe të gjithë pyesnin: “Who’s that girl?” Nuk kishte si të pritej më shumë. Nicol kishte djegur tapetin e më pas braktisi liceun pa u diplomuar ende për tu përqëndruar në shkallët e shoëbiz. Por ndërkohë në moshën 8 vjeçare është ndër nxënëset më brilante të teatrit prestigjoz Philip Morris në Sydney. Me 16 debutime në televizion dhe në kinema dhe të 22-tin fiton rolin si protagoniste në thrillerin Ora 10, e gjitha kjo sipas saj është arritur dhe me mbështetjen e të ëmës Janelle dhe të atit Anthony. E ëma aktiviste e të drejtave të grave e dëgjon dhe i jep kurajo dhe kur Nicole në moshën 17 vjeçare shkon të jetojë me një burrë që ka dyfishin e moshës së saj. Ndërsa i jati një biokimist dhe psikoterapeutist në adoleshencën e tij ka tentuar në fushën e letërsisë, teatrit dhe kërcimit. Pas ndarjes së saj me Tom Cruise ai i ka qëndruar pranë duke e ngushëlluar me fjalët: “E dashura ime Nicolë, gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet të shkonin ose siç mund të shkonin. Gjërat janë asht siç janë pa mundur të jenë ndryshë”. Dhe vajza e tij e zgjuar e mësoi mirë mësimin që i dha ati: “Tani e di që në jetë nuk mund të ndërtosh ekuacione të tilla me në qoftë se…atëherë” thotë ajo.

Burra dhe thashetheme
Një tjetër mësim i çmuar i eksperiencës dhe i bashkëpunimit të saj nën kujdesin e të atit ka të bëjë me anën ronmantike të Nicolës. Ishte kjo arsyeja që gjatë martesës me Tom Cruise kishte pranuar me elegancë që të ishte mbi të gjitha një bashkëshorte duke rritur dy fëmijët e adoptuar të tyre Isabella Jane dhe Connor Anthony të lindur respektivisht në 1993 dhe 1995 por duke u ridimensionuar nga autonomia profesionale në filma si “Për të vdekur” të trasgresivit Gus Van Sant 1995 ku nxirrte jashtë jetës së saj të shoqin që i kishte penguar ëndrrën për tu bërë një grua e gjithpushtetëshme. Më pas me bashkëshortin e saj të vërtetë ka luajtur në filmin Eyes Ëide Shut. Çifti nuk mundi t’i rezistonte trysnisë së ushtruar psikologjike brenda dhe jashtë setit të Stanley Kubrick. Megjithatë Nikolë në festivalin e shkuar të Berlinit ka deklaruar “ Besoj akoma tek dashuria. Dhe preferoj më mirë të përballoj dhe një dhimje të mëdhe se sa t’ja mbath. Kam parë dhe shikoj akoma shumë persona që ja mbathin por nuk është kjo mënyra me të cilën dua të përballoj të ardhmen time”.
Përsa i përket gjendjes së saj të tanishme, ajo është deklaruar single pasi ka mohuar një lidhje të saj përtej miqësisë me Jude Law me të cilin ka xhiruar ne Rumani filmin “Cold Mountain” të Anthony Mingella. “Jude? Një shpirt i lirë, bujar dhe brilant” ka thënë ajo për partnerin e saj në film. Ajo nuk i kursen komplimentat për aktorë të ndryshëm me të cilët është shoqëruar pas diorcit me Tomin: Ewan McGregor “Një nga burrat më të dashur dhe tërheqës”; Russell Crowe “Një nga miqtë e mi më të mirë. I ndershëm, krejtësisht i ndershëm. I fortë dhe i sjellshëm. Unë do të jem gati gjithmonë për të. Dhe ai më është gjendur pranë sa herë kam patur nevojë.”
Por megjithatë Nicole nuk zbulohet kurrë.

Një forcë e papërmbajtëshme
Në qoftë se ajo që do të shprehej, atëherë ajo do të thonte për veten e saj: “Jam akoma e fryrë nga suksesi” ose “Nuk e kuptoj se si vazhdojnë të më kërkojnë akoma regjizorë të rëndësishëm për filma të rëndësishëm”. Në të vërtetë ka të paktën dy sezone që e zbehta ish zonja Cruiz punon si një talent i sapo zbuluar duke arritur vetëm suksese. Suksese jo vetëm kalimtare por nga ato që përbëjnë kulmet e karrierës si një musical postmodern (Moulin Rouge), një hitchcockiano të verdhë të firmosur nga spanjolli Alejandro Amenabar (The others) dhe rolin besnik në një romancë të vështirë dhe tragjike si “The hourse” të Michael Cunningam. Për më tepër ajo ka marrë mbi vete rreziqe të mëdha në filmin Moulin Rouge. Të të vërtetë gjatë xhirimeve të këtij filmi ajo ka rënë duke pësuar frakturë në njërin gju. Ka marrë çmimin e merkatës për “The others” dhe të imazhit për “The hourse” ku ka pranuar një metamorfozë autentike vetëm që të tregojë një ditë shumë të veçantë të Virginia Woolf. Në vend që të merrte një pauzë pushimi e rimëkëmbjeje ajo nuk mund të tërhiqet nga puna e saj e përditëshme. Menjëherë më pas ajo debuton në skenat londineze tek “The blue Room” , duke u shndërruar në muzën e Lars von Trier, duke ju përkushtuar triologjisë së përuruar nga Dogville dhe duke prodhuar In the Cut të Campion me Meg Ryan. Po tani pas Oskarit? Akoma nuk dëshiron që të marrë pak kohë pushim Nikolë. 12 muajt e ardhëshëm ka planifikuar të luajë në katër filma si protagoniste: “The human stain” të Robert Benton me Anthony Hopkins, kolosalin “Aleksander the Great” të Baz Lurhmann me Leonardo DiCaprion, thrillerin “The Stepford Wives” të Frank Oz i parashikuar të dalë në maj të 2004 dhe misteriozin “Birth” të Jonathan Glazier ku do të jetë përkrah Anne Heche dhe Lauren Bacall. Dhe akoma më tej po debuton në një telefilm të stërgjatë “Jetë prej shtrige”. Me të vërtetë befasuese, nuk mund të thuash asgjë tjetër veç kësaj.

Nicole Kidman:

Copyright www.agimi.com 2002