Louise
Veronica Ciccone, Madona ka lindur më 16 gusht 1985 në
Rochester, Michigan. Në atë kohë familja e saj
jetonte në Pontiac, Michigan, por po vizitonte gjyshen në
Bay City kur Madona vendosi të vinte në jetë. Kur
ajo ishte vetëm 5 vjeçe e ëma i vdes nga kanceri
i gjirit. Modona ka thënë : “një nga gjërat
më të vështira që më është
dashur të përballoj në jetë është
vdekja e nënës time, e cila më dhemb dhe sot”.
Madona mësoi shpejt që të bëhej e fortë
dhe e pavarur në jetë pasi kishte trashëguar dhe
kurajon e së ëmës. Madona thotë për të
ëmën : “Ajo e mbajti tërë dhimbjen brenda
vetes dhe nuk u ankua kurrë”.
Në 1977 niset për New York për të studiuar
kërcim dhe dy vite më pas bën pjesë në
Patrick Hernandez Revue, një amsambël disko që
kujtohet për hitin "Born To Be Alive". Kjo eksperience
e shtyn që të shkojë më pas në Paris
për të thelluar më shumë profesionin e saj.
Me kthimin e saj në New York pasi ka krijuar një grup
të pasukseësshëm fillon të bashkëpunojë
me Stephen Bray, me të cilin le disa gjurmë dance me
emrin
Emmy.
Është pikërisht ky projekt që do ta bëjë
të vihet re nga dj dhe produktori njujorkez Mark Kamins dhe
t’i garantojë një kontratë me Sire Records.
Në 1982 del singëli i parë, Everybody dhe menjëherë
bëhet një hit që ndiqet dhe nga suksese të
tjera. Albumi i parë del në shtator 1983 dhe futet në
Top 40 me hite si "Borderline" dhe "Lucky Star"
që ngjitet deri në pozicionin e katërt.
Ndërkohë vajza e papërmbajtshme italo-amerikane
punon përkrah Rosanna Arquette në xhirimet e filmit
"Cercasi Susan Disperatamente".
Në 1984 Like A Virgin, prodhuar nga Nile Rodgers, qëndron
në majë të klasifikimeve për gjashtë
javë dhe e proklamon këngëtaren e re si yllin e
ri të botës muzikore duke krijuar fenomenin Madona.
Sukseset e këtij disku janë të shumtë dhe
vitin tjetër Madona niset në turne me Beastie Boys.
Me shfaqjen e fenomenit Madona shfaqet dhe një film soft-porn
me një kosto të ulët që ajo e kishte xhiruar
6 vite më parë dhe disa foto nudo të këngëtares
së re publikohen tek Playboy dhe Penthouse. Por skandali
shërben vetëm për të rritur suksesin e Miss
Ciccione që në gusht të të njëjtit vit
do të martohet me aktorin Sean Penn.
Një sukses pas tjetrit
Disku i tretë del në 1986 me titullin True Blue. Looku
i Madonës pëson trasformimin e parë. Nuk ka më
kryqe në qafë veshje të lira apo flokë të
shpërndarë në erë. Por veshje më dinjitoze
dhe flokë të verdhë nuancë platini të
derdhur. Stili ndryshon por suksesi mbetet po i njëjtë.
Vetëm në Amerikë shiten më shumë se 5
milionë kopie.
Ndërsa në botën e filmit publiku nuk e pret Madonën
me të njejtin entuziazëm. Kjo gjë ka ndodhur me
Shangai Surprise, ku ajo ka recituar përkrah bashkëshortit
të saj. Vitin më pas vijnë sukseset muzikore dhe
dështimet kinematografike me Who's that Girl dhe në
1989 fillojnë praktikat e divorcit njëkohësisht
me daljen e Like a Prayer dhe Blonde Ambition Tour.
Në 1992, pas disa shfaqjesh të tjera në filmin
Dick Tracy, Madonna kthehet të bëjë skandal me
daljen e librit Sex i pasur me foto të sajat erotike përkrah
personazheve shumë të njohur si Isabella Rossellini
apo Naomi Campbell, diskun e ardhshëm Erotica dhe filmin
dokumentar “In Bed With Madonna" derisa e mbyll fazën
e saj erotike me diskun Bedtime Stories në 1994.
Në 1995 këngëtarja e shfrenuar pop trondit sërish
fansët e saj me lookun e saj të ndryshuar tërësisht
gjatë interpretimit të Evita Peron tek filmi Evita me
të cilin një vit më pas do të fitojë
Golden Globe si aktorja më e mirë. Figura e Madonës
do të trasformohen në figurën e një femre
klasi. Do të jetë pikërisht në këtë
vit që ylli do të tregojë që është
shtatzënë me Lourdes, fëmijë e trajnerit të
saj personal Carlos Léon. Të qenit nënë
do ta çojë Madonën në një gjendje meditimi
dhe në një pjekuri të brendëshme që reflektohet
dhe tek muzika e saj dhe looku në albumin Ray Of Light. Kolonat
e sukseshme zanore ndjekin njëra tjetrën dhe po ashtu
dhe filmat ku ajo interpreton përkrah Rupert Everett, që
është një mik i madh i mbretëreshës së
popit. Në 2000 Madona eksperimenton tinguj të rinj me
diskun Music duke u mbështetur përsëri në
ndihmën e William Orbit. Në të njëjtin vit
martohet me regjizorin anglez Guy Ritchie me të cilin sjell
në jetë Roccon. Të bashkuar si në jetën
private ashtu dhe në atë profesionale të dy punojnë
për videon e këngës What It Feels Like For A Girl
dhe për filmin Swept Away, rikrijim i "Travolti da un
Insolito Destino…". Dy vjet më pas Madona do të
interpretojë kolonën zanore të James Bond ‘Die
Another Day’. Albumi i dhjetë i regjistruar në
studio “American Life” del në 2003 dhe ka bashkëpunime
të ndryshme me mbretëreshën e hip hopit Missy Elliott.
Albumet
e Madonës
Madnna (1982)
Like A Virgin (1984)
Vision Quest (1985)
True Blue (1986)
You Can Dance (1987)
Who's That Girl (1987)
Like A Prayer (1989)
The Early Years (1989)
I'm Breathless (1990)
The Immaculate Collection (1990)
Erotica(1992)
Bedtime Stories (1994)
Something To Remember (1995)
Evita (1996)
Pre-Madonna (1996)
In The Beginning (1998)
Ray Of Light (1998)
The Next Best Thing (2000)
Music (2000)
GHV2 - Greatest Hits Volume 2 (2001)
American Life (2003)
Këngët e suksesshme single
Be Careful With My Heart, Beautiful Stranger, Bittersweet, Don't
Cry For Me Argentina (Miami Spanglish Mix), Each Time You Break
My Heart, Erotic, Freedom, Get Over, Goodbye To Innocence, Guilty
By Association, Hoy Que No Estas, I Surrender, Dear, If You Forget
Me, Just A Dream, Justify My Love (The Beast Within Mix), Let
Down Your Guard, Lo Que Siente La Mujer, Love Won't Wait, Santa
Baby Sidewalk Talk, Supernatural, The Funny Song, Verás
Madona dhe bomba per Bushin
“American-life” është një video e bërë
qëllimisht për të krijuar polemika mbi luftën
anglo-amerikane në Irak tashmë të kundërshtuar.
Gjatë këngës shfaqen imazhe të cilat janë
kundër impenjimit të Bushit. Por kjo lloj sjelljeje
dhe ky klip kanë vënë në alarm çensurën.
Në fund të videos popstari italo-amerikan merr një
granadë dhe e hedh mes këmbëve të një
aktori që është sozi e presidentit aktual Bush.
Përballë vërejtjeve të kritikës Madona
ka replikuar: “Unë nuk jam kundër Bushit, por
kundër luftës. Më pëlqente ideja që të
shkatërroja një objekt të tmerrshëm siç
është një bombë, një diçka plasëse”.
Në të vërtetë në video, sozia e Bushit
mbledh copat e bombës dhe e përdor si çakmak
për të ndezur një cigare. Por edhe këtu shumë
kanë aluduar për instikte seksuale duke nënvizuar
domethënien falike të cigares.
Jashtë lokaleve luksose nuk mbeten vetëm personat normalë
të shoqërisë njerëzore, di çka e tillë
i ka ndodhur dhe Madonës.
Tashmë duket se dhe të jesh një çift i serisë
A nuk mjafton për t’u futur në lokalet më
të mira londineze. Brooks, në St James’s Street
në West End të Londrës konsiderohet si një
nga klubet që frekuentohet nga njerëzit më të
njohur të Britanisë së Madhe. Por në hyrje
të këtij lokali janë bllokuar Madona dhe bashkëshorti
i saj Guy Ritchie kur kishin vendosur të pinin diçka
pasi kishte kaluar ora dhjetë e mbrëmjes. Por personeli
i sigurimit i ka ndaluar të futen për shkak të
orarit të vonë. Guy është shpesh vizitor i
këtij lokali ndërsa Rebelja nuk dihet nëse do të
mund ta gëlltisë këtë kafshatë të
hidhur.
Madona, Britney e Christina Aguilera: kujdes me atë trio!
Formula e re e bashkpunimit të artistëve në këtë
dhjetvjeçar do të jetë trio. Të parat që
janë ngjitur në terrenin e garës janë Madonna,
Britney Spears dhe Jennifer Lopez. Të treja artistet kanë
vendosur të bashkohen në një video për hapjen
e MTV Music Award, para një publiku që i ka ndjekur
në një version të ri të këngës së
Madonës "Like a Virgin” Që të treja
e kanë hartuar këtë projekt gjatë një
evenimenti mondan tërësisht femëror: 45 vjetori
i Madonës. Në qoftë se nuk ju çudit fakti
që Madona dhe Britney kënduan së bashku, pasi herë
pas here e kanë bërë publike konsideratën
për njëra-tjetrën, të kuriozon arsyeja që
mund ta ketë shtyrë Christina Aguileran t’i bashkohet
kësaj dysheje përderisa jo shumë kohë më
parë ajo deklaronte se nuk mbante mend asnjë nga sukseset
e Madonës. Të veshura me fustane nusërie si virgjëresha,
ato kanë kënduar suksesin e viteve ‘80 të
miss Ciccone. Britney dhe Christina mbanin veshur fustane (në
se mund të quhen të tillë) të bardha plot
tantella dhe çizme të bardha, ndërsa Madonna
i ka qëndruar besnike të zezës. Divet e muzikës
pas tre orë shfaqjeje në skenën e “Radio
City Music Hall” gjatë edicionit njujorkez të
“Mtv Muzic Awards” i kanë lënë të
gjithë me gojë hapur. Ylli, Madonna ka puthur plot pasion
në buzë dy koleget e veta. Britney, ish lolita e muzikës
pop së fundmi ka dëshmuar se nuk ka lënë gjë
pa bërë në jetë ndërsa Madonna nuk i
ka për herë të parë skandalet.