Më shumë se kushdo janë në festë këto
ditë në botën e kulturës e të filmit
Londinezët, e pse jo tërë britanikët. Rrëmbimi
i cmimeve nga “Lord of the Rings”, e ato s’janë
pak por tre ka bërë që gazetat të shpërthejnë
e televizionet të shfaqin realitetin festiv të kësaj
bote. Padyshim dhe aktorja Tolkien është mes kësaj
feste…Po kush janë fituesit e edicionit të 61-të
të "Golden Globe":
Filmi më i mirë dramatik - "The lord of the rings
- the return of the king"
Aktori më i mirë dramatik - Sean Penn "Mystic River"
Aktorja më e mirë dramatike - Charlize Therpon "Monster"
Filmi më i mirë komedi - "Lost in translation"
Aktorja më e mirë komike - Diane Keaton "Something's
gotta give"
Aktori më i mirë komik - Bill Murray "Lost in translation"
Aktorja më e mirë dytësore - Renee Zellweger "Cold
mountain"
Aktori më i mirë dytësor - Tim Robbins "Mystic
River"
Regjizori më i mire - Peter Jackson "The lord of the
rings”
Skenari më i mire - Soffia Coppola "Lost in translation"
Kolona më e mirë zanore "Into the ëest",
"The lord of the rings”
Filmi më i mirë i huaj – “Osama” Afganistan
Prodhimet televizive
Filmi dramatik - "24"
Aktori më i mire - Anthony LaPaglia "Without e trace"
Aktorja më e mire - Frances Conroy "Six feet under"
Komedia më e mire -"The office"
Aktori më i mirë komik - Ricky Gervais "The office"
Aktorja më e mire komike - Sarah Jessica Parker "Sex
and the city"
Filmat më të mirë televizivë "Angels
in America"
Aktori më i mirë i serialeve - Al Pacino "Angels
in America"
Aktorja më e mirë e serialeve - Meryl Streep "Angels
in America"
Aktori më i mirë dytësor - Jeffery Wright "Angels
in America"
Aktorja më e mirë dytësore - Mary Louise Parker
"Angels in America"
SUKSESI
I “LORD OF THE RINGS”
Sipas
lajmeve te shumta direkte televizive, ceremonia e organizuar nga
Hollywood Foreign Press Association e çmimeve "Golden
Globe" dekretoi suksesin e “Lord of the Rings”.
Australiani, Peter Jackson fiton çmimin regjisori me i
mire ne filmin dramatik po keshtu ky film eshte vleresuar edhe
per kengen me te mire si dhe kolonen me te mire zanore. Edhe nje
here "The Lord of the Rings: The Return of the King",
mer piket maksimale dhe kjo fale ndihmes qe i ka dhene trilogjia
e librave të J.R.R. Tolkien, ku bazohet edhe fabula e ketij
filmi. Regjisori Sofia Coppola, ka fituar çmimin regjisori
me i mire per nje film komik dhe “Lost in Translation”
ka marre çmimin per skenografine me te mire. Në këtë
mbrëmje është nderuar me çmimin Golden Globe
dhe aktori Sean Penn si aktori më i mirë në thrillerin
dramatik "Mystic River", ku u ai luante rolin e një
bandi të lagjes i cili kërkon ndëshkimin për
vrasjen e vajzës së tij. Ndërsa, Charlize Theron
fitoi çmimin Golden Globe si aktorja më mirë
në filmin dramatik "Monster" ku luan rolin e një
prostitute dhe të një serial killeri. Suprize ka qene
çmimi edhe per aktorët Bill Murray dhe Diane Keaton
fitojnë çmimin Golden Globe, perkatesisht ne filmat
"Lost in Translation" dhe “Something's Gotta Give”,
si aktore jo protagoniste. Çmimet Golden Globe, shpërndahen
nga 90 anëtarë të Shoqatës Hollivudiane të
Shtypit të Huaj, konsiderohet një nga spektaklet e dhënies
së çmimeve më argëtues, ku fituesit kane
te drejte te vazhdojnë garën e çmimeve Oskar.
Nicole Kidman, protagoniste e “Cold Mountain”, ka
ngelur me gisht ne goje, pasi nuk ka arritur te marre asnje vleresim
per filmin ku ajo luan. Ndersa çmimi per filmin me te mire
te huaj e ka marre “Osama” nga Afganistani i regjisorit
afgan Sedigh Barmak. Ky film ishte nderuar në 2003 me medaljen
e argjentit "Fellini" nga UNESCO, si dhe me disa çmime
në Festivalin e Kanës. "Osama" ofron një
udhëtim të çuditshëm në Afganistanin
e talebanëve përmes historisë së një
vajze të vogël, e cila ishte detyruar të vishej
si burrë për t'i shpëtuar mënyrës së
jetesës së grave të këtij vendi. Ne seksionin
e e filmave telefizive miniseria “Angels in America”
eshte vleresuar me nje çmim ne kategorine filmit dramatic.
Kater çmime te tjera kane shkuar kesaj here edhe per emra
te njohur si Al Pacino e Meryl Streep, ndersa Michael Douglas
ka marre çmimin e karrieres.