MITET
E REJA
Sikur të mos kishte vdekur para shumë
kohësh, më 30 shtator 1955, James Dean do të ishte
sot shtatëdhjetë e dy vjeq. Ndoshta do të ishte
tullac, mbase me një bark të vogël dhe ca rrathë
dhjami nën mjekërr.
Pastaj, pa dyshim, do ta kishte harruar krizën e adoleshencës
së tij, do të ishte edhe ndoshta një trashalluk
i vogël qesharak. Sidoqoftë me Porschenë e tij
mbeti përgjithmonë i ri, i pavdekshëm me 24 vjet.
Fama si rrufe
Në rastin e famës së James Deanit është
karakteristik fakti se ajo erdhi pak më herët, për
të gjallë të tij, por u zhvillua në mënyrë
të rrufeshme që të nesërmen e vdekjes së
tij dhe po zgjat sot e kësaj dite. Në analet e Holivudit
nuk është regjistruar asnjë fenomen i tillë
që nga vdekja e Rudolf Valentinos.
Bile edhe atë që dukej se nuk ishin shumë të
prekur me talentin aktoresk të James Deanit, apo që
thjeshtë e kishin injoruar e qanë “Jimmyn”
duke e sakralizuar përtej normales dhe reales.
As Elvis Presley, as Monroe nuk do të gëzojnë një
kult kaq të fuqishëm. Në një farë mënyre
gjithë bota u ndje e prekur, pjesëmarrëse, me vdekjen
e papritur të James Deanit. Kush e vrau James deanin ?
Ai vetë, pa dyshim, në radhë të parë,
që kapërceu limitin e shpejtësisë atë
të 30 shtatorit, disa herë, dhe për herë të
fundit në Cholame të Kalifornisë.
Do të kishte arritur një shpejtësi prej 160 km/h
në vend se 90 sa ishte e lejuar.
Siç shënohet në Biografinë e Alexandrit
“James Dean, bulevardi i ëndrrave të fundosura”,
ai nuk bëri shkelje tjetër pos shpejtësisë
së palejueshme-“vetura e tij kishte përparësi”.
Çmund të thuhet për makinën tjetër,
Fordin që e drejtonte Donald Turnusped, një inxhinier
i ri i elektroteknikës që kishte nisur kthesën
në të majtë atëherë kur Dean përgatitej
ta tejkalonte dhe të cilit, i ngrirë kur e kishte parë
Porschenë që sulej mbi të, nuk i kishin punuar
më reflekset, por kishte qëndruar në mes të
rrugës, si një mur i madh i pakapërcyeshëm
mbi të cilin ishte përplasur Porsche Spyder delikat.
Një Porsche kabriolet, me një karroseri alumini, një
Spyder 550, i prodhuar në 90 kopje., një mrekulli estetike,
reklama e të cilit thoshte se mund të frenonte në
vend në hapësirën e një meteliku, gjë
që nuk u provua atë ditë, sepse Dean donte të
bënte një kthesë, për ta kaluar Fordin.
Donald Turnusped u shpall i pafajshëm në gjyq. Atëherë
kush e vrau Deanin?
Ndoshta ai vdiq për shkak të shpejtësisë së
Porschesë së tij, ngjyrë të argjendtë
që e kishte quajtur The Little Bastard (Horri i Vogël).
Fëmijëria e Deanit
James Dean u lind më 8 shkurt 1931 në Marion të
Indianës nga Milred Marie Ëilson dhe Ëinton Dean.
Ai nuk u përfill shumë nga babit i tij, Ëintoni,
që se mori asnjëherë në prehër të
birin. Së shpejti ata do të shpërngulen në
një qytet të vogël fqi, nëdrsa më 1939,
në Los Angelos.
Babai i Deanin, Ëintoni ishte laborator dhëmbëtari.
Emrin e dytë të Jamesit e kishte zgjedhur e ëma,
në kujtim të Lord Bayronit, poetit të madh romantik
të vdekur në moshën 36 vjeçare.
Vogëlushi James Byron Dean nuk do të përjetojë
kurr dashurinë e të atit.
Ndërsa e ëma Mildred që u sëmua nga kanceri,
do të vdes në qershor të vitit 1940, kur Jimmy
ishte vetëm 9 vjeç.
Pas vdekjes së të ëmës së Deanit, babai
i tij Deanin ia fali të motrës, Hortense dhe të
shoqit të saj Marcus Ëinsloë, që banonin në
Fairmount.
“Flokë ngjyrë zalli, fytyrë pëllumbi,
trup delikat, e gjithë kjo i jepte një pamje dhe një
butësi të pafajshme që rrallë ndeshet të
një djalosh…”
Miti dhe reliktet
Nuk do të flitej më tash e një kohë e gjatë
për këtë djalosh të zhdukur njëzetëekatërvjeçar
sikur të mos e kishte gjeniun e paqellimtë për
t’u inkarnuar me rininë amerikane, atë të
vështirësisë së jetës, dhe të sakralizmit
të përnjëhershëm me një vdekje spektakulare,
një vdekje që e kishte në rolet e tija.
Tre mijë vetë do të marrin pjesë në varrimin
e tij, në kishën e vogël të Fairmountit, ku
imzot De Ëeerd, përsëri ai, do të thotë
fjalën funebre të ndarjes:”Fama, pasuria dhe kënaqësitë
janë të rrejshme. Jimmy është në duart
e një Zoti të drejtë dhe të mëshirshëm,
dhe ne jemi të kënaqur që pandehim atje”
Shumë vite më vonë, shtatë mijë letra
dashurie arrijnë çdo ditë në studiot Ëarner
Bros në emër të Jimmy Deanit.
Fanët do të vazhdojnë jo vetëm të shkruajnë,
por edhe t’u telefonojnë kanaleve tëlëvisive
që të reprizojnë filmat e tij. Janë shitur
foto, posterë, bluzone, revista pak a shumë fantaziste.
Njëra prej tyre që thoshte se po përcjell një
mesazh të përtej varrit të Deanit u shit në
500.000 kopje.
Më fanatikët besojnë se Jimmy i tyre është
i gjallë dhe se fshihet, sepse është i deformuar
nga përplasaj e tij me Porschenë. Nëse edhe kjo
është e vërtetë, atëherë ai duhet
të jetë edhe më shumë i depresionuar.