FREDIE MERCURY-KËNGËTARI I NDJERË I QUEEN-it

Dua të jetojë përgjithmonë

Gjestet e shumta, kostumet e shëndrritshme popmpoze, person karizmatik me zë të mrekulluesshëm, I shfrenuar në egon e vet të madhe sa një perandori-i tillë ishte Freddie Mercury, udhëheqësi i grupit Queen, që vdiq para shumë viteve në vilën e tij luksoze në kuartin e Londrës Kensington. Superstari ekstrevagant, zogu laraman i parajsës dhe sipas mendimit të shumë kritikëve këngëtari më i mirë në historinë e rock-ut, humbi në luftë kundër mortajës të shekullit XX – AIDS-it.

Virusi vdekjeprurës e kishte kapluar katër vite para se të vdiste.

Shtypi anglez kur në fillim dha lajmin për infektimin e tij prej virusit HIV, opinioni dhe adhuruesit e tij u befasuan. Më vonë ai vendosi të deklarojë haptazi për sëmundjen e vet. Ai ishte viktima e parë e AIDS-it e rock skenës internacionale.

Prej atëherë mijëra adhurues të tij shkonin para shtëpisë ku jetonte për ti dhënë homazh përtej murit të lartë që rrethon shtëpinë.

Këtë mur e ndërtoi Mary Austin, të cilën e takon në vitin 1970 dhe ishte deri në fundin e afshit të tij. Tani ajo jeton në këtë shtëpi që gjithmonë është me lule të freskëta dhe me kandila të ndezura, që vijnë mijëra besimtarë, ku qajnë dhe luten për idhullin e tyre të vdekur.

Dëshira e tij e fundit ishte që trupi i tij të dërgohet në krematoriumin Kensal Green, që gjendet në pjesën perëndimore të Londrës.

Freddie një herë patë thënë se në jetë ka dashuruar edhe meshkuj edhe femra, e prej femrave më së tepërmi e donte Elizabeth Teylorin por edhe përkundër dashurive të shumta që kishte, ishte i vetmuar dhe jetonte jetë në vete.

Pinte shampanjë në vend të ujit, kokainën e kishte si ushqim që e merrtë deri në fund të jetë.

Ishte i dhënë pas ahengjeve dhe festimi i ditëlindjes së 35-të i kushtioi rreth një milin dollarë. Më vonë dëshprohet prej dashurive që deri në fund të jetës do t'ia kushton menjden dhe do ta frymëojnë ta nxjerre klasikën “Love of my llife” (Dahuritë e jetës sime).

Në moshën 21 vjeqare formon grupin QUEEN me shokët Brian May (kitarë), Roger Teylor (baterist), Jon Geacon (baskitarë).

“We are the Champion” (Ne jemi kampionë), “Bohemian Rhapsody” (Rapsodia Boheme), “Radio Ga Ga ” ( Radio Ga Ga), etj janë hite më të paharrueshme.

Disa muaj para se të vdiste, ai këndoi edhe përkundër dhembjes që kishte, hyri në studio dhe inçizoi albunmin e fundit “Innuendo”.

“The Show must go” (Shou duhet të vazhdojë) ishte porosia se duhet vazhduar të jetohet dhe të këndohet. Singli “Living in my own” gati se dy vite të plota gjindet në top listat botërore. Megjithatë edhe pas vdekjes së tij në zemrat e adhuruesve ai jeton.

Këtë ata e dëshmuan në koncertin që i kushtohej atij para dy viteve në Ëembly stadiumin në Londër. “I am deing, I cant live more” ( Po vdes nuk mund të jetojë më), edhe pse dëshironte të jetonte përgjithmonë, “I want to live forever”.

nga:
Vedat Memedaliu
Copyright www.agimi.com