Është një senzacion
i vitit: "Dallas", TV-Seria më e suksesshme e të
gjitha kohërave do të filmohet (Kino-Start 2004) - dhe
i gjithë Hollywoodi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme:
Ngase kurrë më parë nuk kanë konkuruar aq
shumë aktorë për rolet kryesore, të gjithë
duan të jenë pjesë e filmit!
Nuk është çudi: Familja "Dallas" (prej
1978 deri më 1991 në TV) është kult absolut
- dhe arrinë tv-kuotat rekorde në mbarë botën:
deri në 80 milionë shikues në SHBA, 16 milionë
në Gjermani! Për çka bëhet fjalë në
këtë seri: E tëra sillet rreth intrigave, pushtetit,
parave dhe dashurisë.
Gjiganti i naftës dhe "zoti i poshtërsive"
J.R. Ewing (Larry Hagman) zotëron imperiumin familjar, ndodhet
tërë kohën në luftë kundër rivalit
të tij Cliff Barnes (Ken Kercheval) dhe vëllaut Bobby
(Patrick Duffy) - dhe për të arritur qëllimet e
veta nuk ngurron të përdor të gjitha truket e ndyta.
Para 25 vitesh seria më e diskutuar - tani tema më e
flaktë e Hollywoodit: "J.R. është roli im
i ëndrrës!", deklaron Jack Nickolson - gjersa edhe
Bruce Willis dhe John Travolta dëshirojnë të fitojnë
role.


Aktorët
e ri?:
1: "J.R." - Jack Nickolson
2: "Sue Ellen" - Michelle Pfeiffer
3: "Jock" - James Brolin
4: "Miss Ellie" - Olympia Dukakis
5: "Luci" - R. Witherspoon
6: "Bobby" - Ben Affleck
7: "Pamela" - Julia Roberts