Një
përzierje e rokut, muzikës etnike dhe xhazit. David
Bowie rrëfen diskun e tij të ri. Jetën e ndarë
mes dy familjeve dhe pasionit të të shkruarit
Që nga dita kur u kap për të parën herë
nga radarët, në vitin 1969 në rolin e një
astronauti të braktisur në hapësirë, David
Bowie i ka mbajtur të impenjauar fansat dhe kritikët.
Gati gjysma e zbavitjes qëndron pikërisht tek ndjekja
e këtij artisti ekstaravagant në të gjitha trillet
e tij, e të mundohesh që çdo herë të
parashikosh çmund ti sajojë mendja. Me gjithë
shndërimet e tij të mëdha, deri në punën
më të fundit, Bowie thotë: Si artist dua të
jem i aftë që ti çudis njerëzit gjithmonë.
Kohë pas kohe ndjej me të vërtetë nevojë
të tronditem nga ana muzikore për të zbuluar nga
filimi se çmë shty që të merresha me muzikë.
I ndjekur nga një koncert live, transmetuar nëpërmjet
satelitit në sallat kinematografike të gjysmës
së botës, cd-ja e tij e fundit Reality, [e njëzetegjashta
e realizuar në studio], ka dalë në shitje në
mes të shtatorit. Gjenden në të balada të
rokut, tipike të muzikës së Bowit, si kënga
elektroakustike New killer star, këngë me shije etno-orientale
si Never get old, apo ritme të xhazit në Bring me the
disko king. Dalja e albumit do të pasohet me një tur
koncertesh që do të nisin në Kopenhagen në
7 tetor për të përfunduar në Milano në
23.
Duke pasur parasysh edhe background-in tuaj, të
mbushur gjithë fantazi, të habit titulli i diskut Reality,
realitet. Si erdhët tek kjo zgjedhje?
Mendoj se kjo erdhi nga lodhja që më kishte
kapur ngaqë fjala realitet përdoret në mënyrë
kaq të rëndomtë për të përshkruar
gjithë të tjerat. Kjo fjalë ka filluar ta humbë
kuptimin e saj. Kopertina e diskut tim është një
fumeti, gjë që beson se e dëshmon me forcë
qëllimin tim të vërtetë, domethënë
as që ka të bëjë me fjalën realitet.
Në dy albumet tuaja të fundit, Hours dhe Heathen,
këngët janë të lidhura me tema dhe vija narrative.
Kështu ndodh edhe në këtë të fundit?
Jo, nuk është gjë tjetër veçse
një përmbledhje këngësh. Këngë që
doja ti regjistroja dhe që i kisha të shpërndara
gjithandej. Të gjitha janë 12 pjesë dhe mendoj
se kështu funksionojnë më së miri. Shumë
prej tyre trajtojnë atë temë që unë e
quaj si aspektin më negativ të gjërave: vetminë
dhe monotoninë. Dy apo tre prej tyre në mënyrë
të veçantë kanë të bëjnë
me prishjen e familjeve.
Në fjalët në fillim të këngës
New Killer Star, përmendet edhe Battery Park, një vend
pranë World Trade Center.
Kënga reflekton për fantazmën e tragjedisë
të ndodhur në atë vend, por nga kjo unë përpiqem
të nxjerr diçka pozitive, siç është
përshembull lindja e një ylli të ri. Eshtë
e thjeshtë të vështrojmë nga niveli aktual
i gjërave dhe të mendojmë se gjithçka po
shkon drejt shpërbërjes. Eshtë e tmerrshme, por
duhet të nisemi nga mendimi që nga çdo monstruozitet
del edhe diçka e mirë. Kam luftuar me energji për
këtë, është një luftë për të
gjetur arsye për të shpresuar.
Të kesh pas shpatullave një martesë të
qëndrueshme, me një vajzë të vogël, a
ju ndihmon të ndiheni optimist?
Nuk shoh tjetër mundësi. Nuk kam se si ti
them vajzës sime dy vjeç e gjysmë: E di si është
puna, na erdhi fundi. Fat të mbarë. Nuk mund ta bëj.
Duhet të gjej aspekte pozitive tek e ardhmja. Nëse nuk
do të kisha vajzën e vogël, nuk do të isha
ndoshta kaq i shqetësuar. Por nga ana tjetër e kam të
lehtë të jem nihilist. Nuk jam krejtësisht i bindur
se kemi evoluar shumë nga ana e ndjeshmërisë që
nga koha kur njerëzit jetonin në shkolla. Nga ana teknologjike,
natyrisht, gjërat kanë ecur përpara me një
shpejtësi që ne nuk mund ta kontrollojmë, por niveli
ynë shpirtëror dhe emotiv ka mbetur pas.
Për vajzën tuaj, a keni shkruar një këngë
të ngjashme me atë që keni shkruar në vitin
1971 për djalin tuaj?
Jo, i kam rezistuar këtij tundimi. Tani, në
vend që ta tregoj diçka me këngë, parapëlqej
ta bëj me anë të gjesteve. Dikur kam shkruar një
këngë për tim bir sepse në atë kohë
nuk qëndroja aq sa duhej me të. Isha ambicioz, kërkoja
të isha i pranishëm gjatë gjithë kohës
në botën e muzikës. E çnuk do të jepja
që të më kthehej edhe njëherë ajo kohë
për ta rijetuar me tim bir kur ishte fëmijë. Dhe
nuk do të përsëris kurrsesi të njëjta
gabime me vajzën.
Duke ardhur nga një shkollë e artit viziv,
a ju ka ndihmuar ndonëjherë vizatimi gjatë procesit
të kompozimit të këngëve tuaja?
E kam përdorur për të kapërcyer
bllokimet krijuese e për të arritur të çoj
deri në fund një këngë që mund të
më ketë ngecur në njëfarë pike. por për
momentin, pasioni i pikturës nuk është prezent
në jetën time. Gjithsesi, me mbarimin e turit të
koncerteve, kam disa projekte që më grishin së
tepërmi, disa projekte që kanë të bëjnë
me disa lloje skulpturash që dua ti realizoj patjetër.
Ndërkohë janë pritur mjaft mirë disa
portrete artistësh që ju keni shkruar në Modern
Painters.
Dua të them që më ka pëlqeyr së
tepërmi të trokas në derën e disa piktorëve
të famshëm e tu them: Mirëdita, jam intervistuesi
juaj. Ishte fantastike. Ndër të tjera i kam bërë
edhe intervistën e fundit Lichtensteinit, rreth dy javë
përpara se të vdiste. Ishte një përvojë
e Jashëtzakonshme. E adhuroja me të vërtetë.
Mes intervistave që më kanë shpërblyer më
tepër, ka qenë ajo që bëra me Balthus-in.
Fola me të për rreth katër orë, askush nuk
e kishte parë për njëzetë vjet.
A ishit takuar ndonjëherë me Warhol-in para
se të shkruanit këngën Andy Warhol?
Jo kurrë, por historia është më
e gjatë. Kur e ndoqa njëherë nga pas, ai më
urreu menjëherë. Dikush erdhi dhe më tha: O zot,
Andy ju urren. Në fakt takimi i parë nuk shkoi mirë.
Ishin këpucët e mia ato që e kishin goditur. Dhe
ja ku e gjetëm një argument për të cilin të
flisnim. Atij i pëlqenin këpucët e mia. I pëlqenin
llahtarisht shumë. Dhe kjo e theu akullin. Andy ishte vërtet
një tip i habitshëm.
Në vitet 80, para se të takonit gruan tuaj,
keni kaluar shumë kohë i vetëm. Shumë artistë
dhe shkrimtarë janë në luftë të vazhdueshme
me këtë dilemë të vetmisë. Po ju çmendoni?
Eshtë një pyetje e vështirë. Për
mua është më mirë të kesh një familje.
Por që kjo është edhe gjëja më e mirë
për një shkrimtar, nuk jam dhe aq i sigurt. Sigursiht,
familja bën që ta spostosh qendrën e vëmendjes.
Vetëm nëse vendos që të mos kesh asnjë
përgjegjësi. Në ditët e sotme nuk sillem më
në këtë mënyrë, pasi mendoj se të
jetuarit vetëm nuk është dhe aq magjik sa mund
të mendojë ndokush. Dhe sepse mendoj se tani jam më
mirë. Gjatë martesës mendoj se edhe të shkruarit
më është përmirësuar në një
mënyrë të pabesueshme. Prandaj mund të them
se qëndrimi me njerëz të tjerë është
më i mirë për mua, edhe si shkrimtar.
Keni prodhuar disqe për gati dyzetë vjet rresht.
A e mbani mend se çju shtyu ti futeshit kësaj rruge?
Little Richard. Nëse nuk do të kishte qenë ai ndoshta
nuk do të kisha investuar kurrë për të ardhmen
time si muzikant. Kur isha nëntë vjeç dhe për
të parën herë shikova Little Richard në një
film që shfaqinin në qytet, - ndoshta mund të ishte
Girl Cant help, apo edhe ndonjë tjetër ndoshta,- duke
parë ata katër saksofonistë që qëndronin
në skenë u zhyta thellë në mendime: Dua të
bëj pjesë patjetër në atë grup. Dhe për
ca vjet me radhë ambicja ime më e madhe ishte që
të punoja në një bandë që ti binte saksofonit
prapa Little Richard. Dhe pikërisht nga kjo më dhuruan
saksofonin tim të parë. Dhe me të marrë saksofonin
mendova: tani duhet të më mësojë dikush. Pikërisht
për këtë qëllim nuk lija kopje të melody
Maker pa shfletuar dhe në këtë mënyrë
zbulova se saksofonistët më të mirë të
atyre kohëve ishin Tubby Hayes dhe Ronnie Ross. I kërkova
në librin e telefonave dhe zbulova që Ronnie Ross banonte
në Aubington. Ishte një saks-bariton i famshëm
i xhazit anglez. Isha nëntë apo dhjetë vjeç
dhe e telefonova duke i thënë: Alo, më quajnë
David Jones dhe im atë sapo më ka ndihmuar duke më
blerë një saksofon të ri dhe kam nevojë të
më jepni leksione. Dhe ai mu përgjigj me një aksent
të fortë të klasës punëtore: Unë
nuk jap mësime, merrem me xhaz. Unë i thashë se
doja të mësoja me të vërtetë dhe ai ma
ktheu: Mirë atëherë, çdo bësh të
shtunën në mëngjes? Ju përgjigja se nuk do
të bëja asgjë dhe ai më tha: mirë atëherë,
nëse arrin të vish këtu do të hedh një
sy.
Dhe si përfundoi?
Për tre apo katër muaj më dha mësime
gjatë të shtunave në mëngjes. I hipja autobusit
dhe shkoja deri në shtëpinë e tij. Shumë vite
më pas, prodhova albumin Transformer të Lou Reed, dhe
vendosëm se do të ishte shumë mirë të
kishim një saks-bariton në disk. Kështu telefonova
Ronnie-n dhe ai luajti pjesën fantastike në fund të
Walk on the Wild Side. Në atë kohë njihesha si
Ziggy Stardust, flokë të kuqe, pa vetulla, çizme
të larta. Me të mbaruar regjistrimi i fola: Si po ja
çon? dhe ai mu përgjigj: Ah po, ju jeni ai Ziggy Stardust,
apo jo. Dhe unë i thashë: Më thërrit më
mirë David Jones. Kurse ai mu përgjigj: Nuk të
njoh mor bir. Atëherë unë i thashë: Përpiqu
të kujtosh këtë: alo, jam David Jones dhe im atë
sapo më ka ndihmuar duke më blerë një saksofon
të ri.... Dhe Ronnie mundi të më thoshte vetëm
O zot!. Aq që e kishte kuptuar se unë isha ai djaloshi
që dikur kishte qenë në shtëpinë e tij.