BOTA E YJEVE: SPEARS, KOSTNER, J.LO, MARTIN

BRITNEY SPEARS Pauza e Britney-t mbaroi. Tani starton ajo prapë me tërë forcën dhe paraqitet më e fortë se kurrë më parë. Para pak kohësh u zhvesh për një Magazin amerikane, në tetor del albumi i ri i saj - dhe tani inçizoj një kino-film me aktorin Brad Pitt.

KEVIN COSTNER Karriera dhe rolet e medha të Kevin Kostner u nderuan me një yll në trotuarin e famës, Walk of Fame, në Hollivud. Qindra tifozë u grumbulluan për të parë aktorin kryesor të filmave, "Vallëzim me Ujqërit", "Fusha e Ëndërrave" dhe "Të Paprekshmit". Projekti i tij i fundit është regjisura e filmit "Open Range" ku luan përkrah aktorit Robert Duvall. Filmi del sot në kinema.

BOSS, CHARLEY Boss Spearman, Charley Waite, Mose Harrison and Button udhëtojnë nën shoqërinë e njëritjetrit përmes perëndimit ku sundojnë rregullat e nderit. Por ata ndeshen me një sherif të korruptuar që e qeveris vendin me dhunë dhe tirani. Boss and Charley përballen me një luftë të pashmangshme për të mbrojtur vlerat e perëndimit dhe kodit të nderit të cilat rrezikojnë të zhduken nga tirania e sherifit. Megjithë përplasjet, jeta ndryshon rrjedhat e saj për endacakun Charley, kur ai takon bukuroshen dhe zemërbardhën Sue Barlow.

J.LO & BEN AFFLECK Dështim i dyfishtë: Së pari një flop me filmin e tyre të përbashkët "Gigli" - dhe tani edhe rasti i Benit me striperen! Pasoja: Ben është i detyruar të bëj një test me detektor-gënjeshtrash - përndryshe martesa e tyre mund të harrohet.

FREDDY Megjithëse temperatuar ishin mjaft të larta në Teksas, afërsisht një mijë tifozë të filmave të frikshëm u grumbulluan në kryeqytetin Austin për premierën e filmit "Freddy kundër Jason" i cili del sot në kinema. Freddy luhet nga aktori Robert Englund dhe Ken Kirzinger luan rolin e Jason.

MARTIN Mbreti i muzikës latine pop, Ricky Martin, ishte në Singapore për një koncert, oragnizuar nga MTV dhe Sony Music. Para dy vitesh ai ishte në po të njëjtin vend ku tundi podiumin e skenës dhe krijoi valë të mëdha muzikore në ishullin e qetë. Pas një pushimi të shkurtër, Ricky Martin, është kthyer përsëri me tërë fuqitë e tij me një album të ri të titulluar "Souls of Silence", i cili kryesoi për 6 javë rrjesht në muzikën latine.

KRUEGER Freddy Krueger ndodhet në ferr për afro 10 vjet që nga koha kur ai pushtonte ëndërrat e të tjerëve për të kryer vepra mizore. Ndërkohë memorja e tij është fshirë nga një qytet i tërë që po përpiqet të harrojë ekzistencën e Fredit. Por ai zgjon nga gjumi i vdekjes Jason i cili është thuajse i të njëjtit kallëp, me qëllim ngjalljen e frikës tek populli i rrugës Elm, duke i hapur vehtes një dritare të mundshme për tu larguar nga purgatori. Qëllimi i tij është manipulimi i Jason për ta tërhequr atë pas vehtes në fillimin e një vale të re terrori në Springwood.

përgaditi:
Agim Mustafa
Copyright www.agimi.com 2002