| Viti
2003 do te jete vit ne te cilin zemrat e adhuruesve te Beatles-ave
do te rrahin me shpejte. Ne kete pranvere Paul McCartney pritet
te filloj turnene e tij Europiane, dhe ne mes te vitit eshte planifikuar
te del ne shitje DVD-ja nga koncerti i Beatles-Reunionit i vitit
1994. Jam-Session ne studion e Georg Harrison-it
Nje senzacion: Ne vitin 1994 u mblodhen Paul McCartney (60), Georg
Harrison dhe Ringo Star (62) fshehurazi ne studion e Georg Harrison-it
ne Oxfordshire per Live-Performance. Rezultati nga ky incizim tani
do ta sheh driten e publikut: Këtë vit DVD-ja do te dale
ne shitje, ajo permban klasiket legjendare si "Love Me Do"
dhe "I Saw Her Standing There".
U
gjet materiali i zhdukur. Ne vitin 1969 Beatles u paraqiten per
here te fundit bashkarisht - ne nje koncert mbi ndertesen e shtepise
diskografike te tyre Apple Records ne Londër. Ne vitin 1980
John Lennon u vra ne New York. Georg Harrison vdiq ne vitin 2001
nga kanceri ne moshen 58 vjeçare. Viti 2003 duket te jete
vit i Beatles-ave. Javet e kaluara u gjet material i zhdukur i grupit,
i cili ishte marre nga incizimet e albumeve "Abbey Road"
dhe "The White Album.
Tani sir Paul McCartney pas koncerteve te tija ne Amerikë
don ti kenaq edhe adhuruesit e tij ne Europe. Ne turnene te quajtur
"Back in the world" jane ne program edhe 22 kenge te grupit
Beatles. "Ne do te kendojme edhe kenge te Beatles-ave - edhe
atë shumë bile, pastaj këngë nga Swings dhe
ato aktuale. D.m. th. Ky Show do ta mberthej te gjithe karrieren
time"-thote ylli Paul McCartney.
|