| Një
çamçakëz i quajtur Aniston...
Sa ishte gëzuar Brad Pitt për këtë: Momentalisht
është duke inçizuar me seks-simbolin Angelina Jolie
("Tomb Raider") filmin "Mr. & Mrs. Smith"
- këta dy luajnë çiftin-vrasës. Në një
mënyrë ky inçizim duhej të ishte "nata
e beqarit" e dytë për Brad Pitt-in, e pastaj donte
që së bashku me gruan e tij Jennifer Aniston të kujdesej
për fëmijën e tyre të shumëdëshiruar.
Por me kënaqësinë në inçizim nuk zgjati
shumë: Posa Jannifer i pa fotografitë e Brad-it dhe Angelina-s
në gazetat amerikane, pushimi i Brad-it nga bashkëshortësia
morri fund. Jannifer fluturoi në vendin e inçizimeve
dhe nga ai moment nuk e lëshon nga sytë burrin e saj.
Pasoja: Brad është i nervozuar, regjisori i nervozuar,
Jolie e nervozuar - i tërë inçizimi po ngecë.
Por Jennifer është e vendosur:"Unë nuk jam budallaqe
- unë do rri këtu!"
Listën e çifteve të dashuruara gjatë inçizimeve
e njeh ajo shumë mirë: Liz Taylor dhe Richard Burton në
"Cleopatra", Tom Cruise dhe Penelope Cruz në "Vanilla
Sky", Julia Roberts dhe Danny Moder në "The mexican",
Meg Ryan dhe Russel Crowe në "Proof of Life".
|