| "I nderuari
Junius Mauricius, ju më kërkoni që të gjej dhe
të shikoj për një burrë për mbesën
tuaj.Minicius Acilianus është një burrë i mirë
dhe i zgjedhur.Ai është goxha burrë dhe faqet e tij
ngjajnë ende të freskëta.Ai është një
burrë I pashëm dhe mjaft tërheqës, në ç’do
2.5 cm është një "senator" I vërtetë.
Kjo është një pjesë e letrës së Plinit
dërguar një miku.Ajo tregon atë që martesa në
Botën ose kohën Romake ishte shpesh herë e rregulluar
në këtë mënyrë, e cila është
një mënyrë efikase edhe në disa shtete dhe kombe
sot.
Dy të angazhuarit në një martesë të tillë
duhet medoemos të jenë të rrinj, dhe për më
tepër të plotësojnë kërkesat immediate
të njëri ndaj tjetrit aq më mirë sa të
jetë e mundur.Vajza duhet të ishtë dymbëdhjetë
dhe djali të kishtë mbushur mundësisht të katërmbëdhjetat
për të arritur në një ceremoni të tillë
që quhej martesë, thuhet në "The Roman Ëorld",
e cila I referohet asaj që quhej SPONSALIA.Më pas burri
I jep vajzës dhuratat e tij të pregatitura, zakonisht
unazën, dhe kontrata nënshkruhej e më pas sanksionohej
me një të puthur në publik.
Më tej shkon me përzgjedhjen e ditës më të
mirë për ceremoninë e dasmës, për të
cilën romakët ishin shumë supersticiozë. Ai
festival ditësh është fatmirësia e tyre , ngjashëm
me ditët e një të jashtëzakonshmeje, por nëse
tejkalohet ngjan pa fat për ta dhe përfshihej në
ditët e vdekjes ngjashëm "PARENTALIA", e cila
shtrihej në mes të 17 dhe 21 shkurtit.Prandaj për
romakët periudha më e mirë e martesës ishte
pjesa e dytë e muajit Qershor.
CEREMONIA
Kjo është një varietet ceremonial në fakt, por
më e përhapura ka qenë ajo që quhej CONFARREATIO.Ceremonia
zë fill në shtëpinë e nuses.Nusja vishte një
vello të bardhë dhe me një tush të artë
koloriti në sfond përreth kokës së saj ku spikasnin
dhe një mori zbukurimesh të tjera përreth gjoksit
të saj dhe në kokë e trup..Dhe sakrifikimi është
një metodë që shquhej, zakonisht sakrifikohej një
derr, , I cili I nënshtrohej riteve të romakëve.
Gruaja thoshte:"Ubi tu Gaius, ego Gaia", që nënkuptonte
"Në ç’do familje që ti takon dhe jeton
edhe unë takoj dhe jetoj."Të gjithë dëshirat
thiren në një "PAÇ FAT" dhe martesa gjithashtu
hapej e bëhej e gatshme.
Burri e merrte gruan e dëshiruar tek shtëpia e vet të
ngritur mbi duar me qëllim të mos pengohej e të mos
ndalej se ndryshe do të quhej I pafat.
Kjo martësë gjithashtu shoqërohej me një shoqëri
duarsh të lidhura me njëri tjetrin si një simbol
bashkimi e shoqërie të pandashme.
E
TRASHËGUARA TE SHQIPTARËT E SOTËM
Studiuesit theksojnë se metodat romake të martesës
ndikuan gjatë në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri
deri vonë.Ata kanë lënë rrënjë deri
në Amerikë e në shumë vende të tjera të
botës.Gjatë periudhave në ndikim nga romakët
ajo që mbeti më e përhapur ishte sigurisht ceremonia
dhe rituali I martesës.Por në fakt ata sidoqoftë
kanë qenë një mishërim kulture , respekti dhe
bashkimi ndëretnik.
Martesat ndëretnike në vilajetet shqiptare ishin dukuri
e zakonshme, sikurse përmenden nga udhëtarët e huaj.
Ali Pashë Tepelena u martua me Vasiliqinë greke, Mbreti
Ahmet Zogu me një katolike hungareze. Martesa e tij nuk krijoi
kurrfarë skandali në opinionin publik shqiptar. Martesat
ndërfetare dhe ndëretnike, u shtuan vrullshëm pas
lufte për hir të idealeve ideologjike që zotëronin
mbi dasitë e tjera. Me dhjetëra vajza të minoritetit
grek, a maqedonas u martuan me shqiptarë, ashtu sikurse edhe
ndërsjelltas. Çdo martesë mikse e shton mirëkuptimin
dhe harmoninë midis etniteteve. Fëmijët e lindur
nga prindër me etnitete të ndryshme, ndjejnë dashuri
të njëllojtë për të dy etnitetet. Në
Shqipëri nuk ka statistika të fëmijëve nga martesat
mikse, por besohet se raporti është mjaft i lartë.
Ata luajnë një rol balancues dhe amortizues në shoqërinë
e trazuar shqiptare pas diktaturës.
Le të marrim shembull këtë thënie të Naum
Priftit:"Toleranca e shqiptarëve për etnitetet e
tjera dhe respekti ndaj tyre janë tregues se ne trashëgojmë
një kulture qytetare, të krijuar në rrjedhën
e historisë, çka përbën një nga tiparet
themelore të demokracive perëndimore. Prej kohësh
ne jemi liruar nga verigat e urrejtjes ndëretnike, që
kultivojnë politikanët sllovenë dhe, për më
keq, edhe fetarët me kryq të disa shteteve ballkanike.
Këtë epërsi vlen ta ruajmë dhe ta kultivojmë
për të shpënë përpara proceset demokratike
në Shqipëri dhe në Kosovën e lirë".
JASHTË
KOMENTEVE
Traditat dhe bashkëjetesa me to në lëmin e shqiptarisë
në një terren si Ballkani, ka paraqitur një faqe
të re krenarie për ne shqiptarët kudo që jemi.Ne
jemi treguar tolerantë dhe të vendosur në një
domosdoshmëri jetike e taktike të vlerësuar tashmë
nga shumë të huaj…Le të mbesim në këtë
traditë…
|