DASMA E LËNË NË MES

Zagushia që ka mbërthyer këto ditë Londrën është shumë e shumë larg nga ditët e zakonshme në Gren Park.


Gren Park

Sidoqoftë aty ka më shumë për të thënë është fresk, edhe pse ka vetëm pak qetësi, ose aq sa për të thënë se s'ka zhurmë.Të shtriqur në batanije, ca të ulur gjysëm lakuriq në stolat e vendos

ur enkas nga shërbimet sociale për popullatën mjaft njërëz janë protagonistë të një qetësie që zor s'e e gjen në raste të tilla e që të kujton plazhet apo vende të tjera pushimi pa det në këtë rast.Turistë nga të katër anët e botës rrotullohen, mbllaçisin nëpër gojë, shtojnë një ngjyrim në metropolin më të lëvizshëm botëror, tendosin celuloidat dhe fiksojnë të vetëpëlqyerën.Të tjerët bëjnë mjaft gjëra që syri dhe pena jonë do muaj t'i përshkruaj.E mes kësaj cope jetike në zemër të Londrës diku në mes të gjelbërimit jo pak vetë janë nën vëzhgim.Është një çift me rroba nusërie e me kostum kombëtar shqiptar, që padashje është vënë si në rrjedhën e filmave, dhe jo vetëm para kamerës së Ilirit, kameramanit shqiptar të së vetmes studio shqiptare në Kilburn të Anglisë, por edhe të kureshtarëve dhe pse jo edhe të gazetarëve të shumtë e të ndryshëm nga media e vende të ndryshme.Jeleku, xhamadani, tirqet, këmisha dhe rrobat e nuses janë tashmë një pasqyrim real sa edhe velloja disangjyreshe qe nderrohet disa here nga nusja., një kurreshtje dhe një shënim më shumë në bllokun e kalimtareve dhe e të interesuarve.


Kostume shqiptare

 

"Është një dasëm e lënë në mes në Suharekë, na thotë Besari teksa miratohet me një shikim në sy për të folur e për t'u shpjeguar më tej, nga Majlinda nusja e tij në krah. Eh, kohëra të këqija kaluam. Na gjakosën, na lanë dasmën në mes..."

Ofshan dhe sipas mimikës që i ndryshon në çast e kuptojmë pse hesht dhe s'po trazon më tutje.Ai s'do të kujtoj më plagët, s'do të thotë më shumë për atë të mallkuar kohë.

VËZHGUESIT

Ata janë shumë dhe s'mund të përcaktohen.Janë nga kombe e raca të ndryshme e disave kalimthi u kalon një gjë e tillë, thjesht si kuriozitet, si nje shpotitje.Në Londër mbi 200 kultura të ndryshme përzihen ç'do ditë nëpër rrugët e saj ku zhurma e kalimtarëve zvaritet si një monotoni, e kështu edhe në këtë pikë kjo shpërfillje tendoset e teksa përsëri duket se grumbulli shton një kërshëri më shumë edhe për ne që ndjekim deri në detaj atë çka bëhet në këtë improvizim dasme shqiptare para kameras.Vëzhguesit, nëse do t'i quanim të tillë ata që ndalojnë e shtojnë një kurreshtje më shumë, ose mbajnë një shënim më shumë, në fakt janë më shumë se një e thënë për dasmorët e kësaj dasme në një terren ndryshe, në një traditë të vetën, por larg daulleve, larg muzikës shqiptare, larg tradicionales..., larg shumë gjërave.Ata zhyten në oazin e kësaj dasme dhe shohin nusen që ndërron fustanin e bardhë, vesh rrobat e folkut shqiptar, për shumëkënd të panjohura më parë edhe pse vetë


Çarls Harold me kostume shqiptare

 

Çarls Harold, poeti i mirënjohur anglez, që i pati fiksuar në celuloid, do t'i kishte më shumë zili në këtë rast mes këtyre luleve në qilimin e gjelbërt.Pastaj dhëndri, që fikson para kameras momente të ndryshme, dhe vesh rroba të ndryshme, aty në furgonin e parkuar ndanë rrugës që të nxjerr nga Green Park.

VALLJA ME SHPATA

Të afërmit e tyre, nuk janë vetëm spektatorë , ata janë në lëvizje dhe po aq në një skenë ku secili improvizon, secili shton diçka më afër dasmës në kasetën filmike.Ata s'janë jashtë protagonistëve.Vallja me shpata gati-gati të përhumb më pas, në lojën e tyre.Është një valle e shquar e Gllogovcit, që aty shpatat artistike të blera enkas, fiksojnë detaje të traditës nën interpretimin e babait të dhëndrit dhe njërit prej të pranishmëve, i cili është jo në rolin e duhur për momentin, pasi nuk ka kërcyer kurrë këtë valle.Aq më shumë, siç thotë vetë ai, vetëm nën melodinë e magnetofonit këtu në fushë të hapur.Jashtë protagonistëve janë edhe disa fëmijë të veshur këndshëm.Edhe ata janë pjesë e kameras, janë një detaj më vete i kësaj dasme në fushë të hapur, që ende është larg banketit, për të cilin mjeshtërisht kanë menduar të zotit, diku në Green Lane, në veri-jug të Londrës, në një lokal shqiptar ku muzika shqip në "Dardania të Baki Lecit kurrë nuk pushon mbrëmjeve dhe ditëve me sebepe të tilla gëzimi.

BANKETI

Në këmbë qëndron tek dera i ati i dhëndrit dhe më pas të tjerët kalojnë , urojnë e zënë vendet.Më shumë miq e shokë, të njohur në kurbet dhe pak nga fisi e gjaku.Sidoqoftë aspak me mangësi.Kënga e Manushaqe Vatës dhe orkestrina e Besnikut, Genit dhe të tjerëve ka domethënien kryesore."Oj Kosova nëna ime..." dhe të gjithë në këmbë."Të trashëgohen, Të trashëgohen...."Urime e urime.S'kanë të mbaruar, ndërsa gotat tringëllojnë ashtu siç dihet në raste të tilla...Janë minutat dhe orët e mëtejshme pastaj në morinë e kësaj dasme shqiptare me këngë e valle, e me lot të tharë ndër faqe nga një kohë mizore që këputi shpirtra e la dasma, ditëlindje, fejesa e....mjaft gjëra përgjysëm.Por sot të zotët e dasmës, janë në krah të djalit të tyre të vetëm...Qeshin, këndojnë, bëjnë ajgare ..., tamam si në traditën e vjetër të dasmave shqiptare, këtu në zemër të metropolit më të zhurmshëm Europian.

DASMA NE DVD

Tani dasma e fiksuar në celluloid dhe video, mjeshtërisht kompozohet nga stafi i “Studios shqiptare në Kilburn “IRAJ” dhe po me dëshirën e të zotëve ajo transformohet në DVD.


Studio Iraj

 

Një modë e re sa e bukur dhe moderne për traditën shqiptare.Muzika në çast I rrëmben të gjithë aty më pas në Kilburn. Edhe vizitorë e klientë nisin spontanisht lëvizjet sipas muzikës, muzikës shqiptare të dasmave që të rrëmben dhe kuptohet nga të gjithë sa emocionale janë çaste të tilla, çaste të një dasme me motive të kompozuara e të mirëndërtuara shqiptare.Aty tani është sërish muzika.Dasmat prapë vazhdojne dhe s'mbesin me ne mes....Janë dhjetra e dhjetra dasma që presin në Kilburn të kthehen në DVD, ndërsa muzika vazhdon e vazhdon…,pa lënë shkas të kuptohet sikleti i stuos “IRAJ”.

Londer,16.06.2003

shkruan:

Fatmir Terziu
Copyright www.agimi.com 2002