Mbi dhjet mijë euro është çmimi i një dasme në Gostivar

Brenda një sezone dasmash, në rajonin e Gostivarit hargjohen mbi 7 milion euro

Nga një kalkulimm i hargjimeve për të gjitha dasmat e planifikuara për këtë vitë në rajonin e Gostivarit, rezulton se 665 dasmat që po mbahen e që do të mbahen për këtë vit do të kushtojn mbi 7 milion euro

 

Sezoni i dasmave në Gostivar është në kulmin e vet ku nga informatat e marrura prej nëntë restoranteve më eminente të këtij qyteti, bëhet e ditur se deri më sot janë realizuar dhe rezervuar 665 dasma, për të cilat dasmorët në përgjithësi vetëm për shërbimet e restorantave do të paguajn mbi 1 milion e 300 mijë euro. Përveç restorantëve, vetëm për stolitë e arit dhe për veshëmbathje mesatarja e harxhimeve për një darsëm llogaritet të jetë mbi 7 mijë euro, ndërsa të dhënat për muzik sillen rreth 3 mijë e 500 euro..

Sezoni veror i dasmave në Gostivar fillon nga korriku dhe zgjat deri në mbarim të gushtit. Nga restorantet dhe salonet e dasmve më eminente në qytet , si restorantet “Sidnay”, “S-Petrol”, “Albis”, “Arena”, “Pallma”, “Lule”, “Votra” dhe salonet e dasmave “Dede Beg” dhe “Mavrova” mësuam se mesatarja e dasmave të rezervuara është 85 dasma, për një sezonë , ku kapaciteti mesatar i sallave të tyre është 350 persona.

“Në restorantin tim për gjithë sezonin i kam të rezervuara 120 dasma. Ky është kapaciteti që mund të mbri me dy salonet që disponoj.”- na tha njëri prej pronarëve të restoranteve të lartëpërmendura që deshte të mbetet anonim.

Në shifrat e lartë përmendura nuk kemi llogaritur edhe dasmat që janë duke u realizuar dhe rezervuar në restoranitin “Vitamin –Aga” ku supozohet se në dy salonet e veta gjatë këtij sezoni duhet të realizohen rreth 130 dasma si dhe të disa lokaleve tjera më të vogla dhe më pak të njohura.

Nga informatat që morrëm nëpër artaritë e qytetit kuptuam se mesatarja e herxhimave nga qytetarët që bëjnë dasma gjatë këtij sezoni është nga 3 mijë e 550 deri në 5 mijë euro për stolit e arit. Në këto harxhime stolish ari zakonisht për nusen e re blihen minimum dy komplete, pastaj qafore prej më të shtrenjtave, 10 hallka apo 5 bylyzika, e shumë stoli të tjera. Vetëm si ilustrim nëse në këto 665 dasma llogarisim mesataren që një dasmorë për nusen do të blej ari me vlerë rreth prej 3500 eurash shpenzimi i përgjithshëm i dasmorëve vetëm për stoli ari duhet të jetë mbi 2 milion e 300 mijë euro.

“Tek ne shumica e myshterinjëve tanë porosisin stoli ari prej 3500-5000 euro. Vetëm dy raste kemi pasur deri tash që shuma e stolive ka kaluar 10.000 eron.”- ishte deklarat e njërit prej pronarëve të artarive të Gostivarit.

Në harxhimet e dasmave po ashtu hyjnë edhe hargjimet për veshëmbathje. Nga pronarët e butiqeve u mësuam se harxhimet e një dasmori janë mbi 5 euro, dhe gjithnjë duke pasur si bazë numrin 665 të dasmave, edhe në këtë rast vlera e përgjithëshme kap disa miliona eura apo përafërsisht 3 milion e gjysëm euro. Siç thonë pronarët e butiqeve për veshëmbathje dasmorët minimum për nusen e re bëjnë rreth 10 komplete kostumesh, minimum 5 palë këpucë, pastaj fustani i nusërisë dhe të pakapërcyeshme janë fustanet dhe veshmabathjet për anëtarët tjerë të familjes së nuses, këtu hyjnë edhe harxhimet për dhëndërin dhe shumë harxhime të tjera.

Dasmat në Gostivar kanë harxhime edhe të muzikës edhe harxhime të tjera të cilat për një dasëm llogariten të mbrijnë 3 mijë e 500 euro.

Nga një kalkulimm i hargjimeve për të gjitha dasmat e planifikuara për këtë vitë në rajonin e Gostivarit, rezulton se 665 dasmat e këtij viti në këtë rajon do të kushtojn mbi 7 milion euro.

shkruan:

Vedat Memedaliu
Copyright www.agimi.com 2002