SHQIP NË DINASTINË E ROBIN HUDIT

Reportazh

ROBIN HUDI

Sa kalon Notingamin, kur ke bërë rreth 180 milje rrugë automobilistike nga Londra në një udhëtim drejt veriut të Anglisë, duket sikur edhe natyra nis të “krekoset”. Me nje pamje tjetër, në plan të parë herë të fsheh e herë të rikthen diellin, mes atyre kodrave të veshur me drurë të lartë dhe mes atij relievi paksa ndryshe e pak të thyer.Kjo është njëra anë , tjetra qëndron tek shpeshtësia e emrave dhe emërtimeve që lidhen përherë e më shumë në linjën historike disashekullore të këtij vendi.Dhe ajo që të duket se ke pikasur si të njëjtë me vendlindjen tënde në zemër të Ballkanit e Europës së vjetër, ngjan me diellin e fshehur mes këtyre kreshtave, që strukin kështjella, monumente e epitafe të shumta historike.Ato s’të ndahen në fakt në këtë rrugë…

Diku të duket sërish e veçanta,e papara, diku e njëjta gjë që ke vëzhguar edhe diku a gjetkë në Shqipëri.Diku mundohesh të “notosh” në mendime, duke u munduar të përafrosh historinë tënde në shqip para këtyre pamjeve, e teksa diçka ngatërrohet në paralelizmin tënd, sërish vetëm vëzhgon e mban shënime…

Por, nëse s’do të ishte një mbishkrim për Robin Hudin e famshëm në të majtë të rrugës, pikërisht në Nottingham Forest, nuk do të ishim ndeshur ndoshta me protagonistin e shkrimit tonë, nuk do të ishim përshëndetur shqip në dinastinë e Robin Hudit.

Ardiani, shqiptari që u përshëndet me ne në këtë rrugë, mes përhumbjes historike para Hudit, qesh dhe na afron ftesën për kafe.Pas kafes pjesën tjetër të rrugës e bëmë bashkë me Ardianin, thuajse deri në Leeds.E kështu rruga u bë e palodhshme, më e pandjeshme në udhëtimin tonë të gjatë.Folëm shqip me të.Hallet, familja, puna dhe gjithë problematika jonë larg Atdheut, mbetën minuta të tëra mes nesh në makinën e tij tepër komode…

Ardiani punon taksist.Punon prej dy vitesh në këtë profesion, ose më qartë që kur një kompani angleze në South Yorkshire, ia afroi këtë punë. Ai thotë, se të njëjtën punë kishte bërë edhe në vendlindje, por këtu e kishte rinisur para tre vjetëve, vetëm pas disa testimeve.

S’është aq e lehtë,- thotë ai, të jesh taksist.Edhe ku?! Në veri të Anglisë, në South Yorkshire, ku vendasit janë disi më të striktë në tërë jetën e sjelljen e tyre, më të ndjeshëm e më fanatikë në hapësirat me të tjerët e për ç’do gjë.Sidoqoftë shton ai, unë I kalova ato “provime”.Por jo pa problem I kaloj edhe tani.Po ju them vetëm një rast.Isha në një aeroport , këtu në zemër të Anglisë dhe prisja pasagjerët anglezë, që I kishin telefonuar kompanisë që nga Spanja, ku kishin qenë me pushime.I prita pak dhe ata arritën shumë korrektë e në kohë.Panë numrin e taksisë dhe pasi u përshëndetëm nisëm udhëtimin.Ecëm,ecëm,e ecëm pa folur.Në “M 11”, rrjeshti I makinave gati sa shtyhej me dorë.Pasagjerët e mi, një burrë rreth të pesëdhjetave, gruaja e tij dhe djali I tyre rreth tetë vjeç, nisën të shfrynin e të ofshanin sipas tyres ende pa kuptim për mua.Seç folën pastaj me zë të ulët mes njëri tjetrit dhe kur panë një dalje tjeter ne M11, më thanë të ndërroja rrugë.Kështu bëra edhe pse asgjë s,po kuptoja…Me këtë, I shpëtojmë vargut të gjatë, më thotë burri në makinë, si të më qetësonte pak imazhin e fytyrës sime që po më tradhëtonte padashje për humbje qetësie në çast, ndërsa gruaja e tij qeshte e vetëm miratonte me një të tundur të kokës.Përsëri ashtu bëra.

TaksiPor, prapë sa dolëm në rrugën kryesore, trafiku s’kishte të mbaruar.Prapë shfrynë! Në këtë rast, diç thanë në të vjetrën angleze të Yorkshires, më saktë të Barnslit, që në fakt edhe vetë anglezët e sotëm me vështirësi e kuptojnë.Atë që në fakt as unë s’e kuptova.Kështu ata më pyetën vetëm atëherë se nga isha.U thashe të vërtetën, jam shqiptar, nga…, dhe jam në këtë profesion prej vitesh…E ndërsa unë tentova t’ua shpjegoj më shumë e më gjatë aftësinë time e njohurinë që kisha nga ana profesionale, ata panë sërish ndryshimin e fytyrës që ritradhtonte sërish dhe me një “sorry”, ndërruan bisedë.

Sidoqoftë unë vazhdova të jem I qetë."Të paktën kjo është kryesore për një taksist", -më pat thënë dikur ustai im në Kosove.Unë e kuptova më pas edhe me heshtjen e tyre, me qetësinë e tyre të detyruar, pozicionin tim të rrënduar. Dhe jo nga mosprofesionalizmi, as nga humbja e qetesise, por nga një dicka tjetër, që është ndoshta ende shqetesuese për çdonjërin nga ne, kudo nëpër botë.Ajo qe me shume do t'i shkonte per shtat kesaj do te ishte mendoj, thote Ardiani, Integrimi, ai integrim qe duhet te filloj qe heret, me heret se duhet thene e lakuar ne zyra apo gazeta..., me heret se bangat e shkolles, qe trastat e kurbetit te mos na rrendojne me shume se sa malli, me shume se dertet qe marrim mbi kurrizin tone per kusure te vjetra e tashme qe duken disi te lena pas dore...Me tej ai shton , se nje gje e tille nuk eshte vetem per ne shqiptaret, por edhe per mjaft te tjere, per mjaft hallexhinj qe ende e shohin te larget diten e nje strofke me qetesi e kenaqesi shpirterore.Kjo per ne eshte te pakten kerkesa me minimale, per nje jete normale ne vatanin tone, aty ku na ka rrene koka, sic do te shprehej i madhi yne i Rilindjes, Cajupi..

Në këtë çast, teksa degjon nje realitet edhe per kete profesion, sa te rri e te vjeter per ne, harron shënimet dhe monumentet e natyrës për të thënë edhe diçka tjetër më shumë se një përshëndetje shqip në dinastinë plot halle të shqiptarëve këtu ku dikur sundonte Robin Hudi, e që duket paksa I harruar në këto kohë moderne..., me aventura te tjera.

shkruan:


Fatmir Terziu

 

Copyright www.agimi.com 2002