| NËNTË
ZËRA NË NJË PËR KOMPOZITORIN SHQIPTAR, PROFESOR
NË UNIVERSITETIN E YORKUT NË BRITANINË E MADHE

KOMPOZITORI SHQIPTAR THOMA SIMAKU |
Revista “FLUTE MAGAZINE” E Londrës shkruan:”Kompozitori
shqiptar Thoma Simaku ka kompozuar një listë impresionuese
veprash dhe ka një numër të konsiderueshëm çmimesh
dhe ekzekutimesh ndërkombëtrae.”Kurora e Flautave”
është një kontribut origjinal dhe I mirëpritur
në repertorin e muzikës për flaut.Simaku përdor
muzikën e vendit të tij të lindjes në një
mënyrë të re me këtë vepër prej 15
minutash ku ka kompozuar që të mbetet në mendje.”
Revista franceze “LA TRAVERSIERE”
për pjesën “Përtej Detit”:”Kjo
vepër e kompozitorit Thoma Simaku është bazuar në
një këngë shqiptare, që e ka orrigjinën
në Kalabri, ku prej disa shekujsh jeton një komunitet
shqiptar.Ngrohtësia e linjave melodike shpreh mallin për
atdheun e largët, që siç thotë legjenda, duket
nga maja e maleve të Kalabrisë.Këtej rrjedh dhe titulli
I veprës “Përtej Detit”.
Kritiku londinez, Peter Graham Wolf, në shkrimin
për festivalin “Ditët e Muzikës Botërore
në Luksemburg shkruan:”Një ngjarje që mbeti
në kujtesë ishte vepra për violinë e kompozitorit
shqiptar Thoma Simaku, eveniment ky për të cilin u fol
më gjatë këto ditë.”Soliloquy” është
një vepër dinjitoze që shpalos qartë gjeniun
e natyrshëm emocionues të instrumentit të violinës,
që u realizua plotësisht në interpretimin magjepsës
të violinistes së re nga Luksemburgu, Vania Lecuit.”
Kritiku spanjoll Enrique Sacau në “Mundoclasico.com”
shkruan:”Vepra që krijoi një surprizë
të vërtetë për publikun dhe që nxiti komente
të shumta ishte “Soliloquy” e Thoma Simakut.Kompozitori
shqiptar, profesr në Universitetin e Yorkut në Britaninë
e Madhe, demonstroi një njohje mahnitëse të instrumentit
të violinës.”
Gazeta angleze “Yorkshire Evening Press”,
për veprën “Shqiponja e Kryqëzuar” për
orkestër sinfonike thekson:”Zotërimi teknik, hapësira
dramatike dhe orkestracioni I gjallë demostruan një esse
seriozisht impresionuese me një sens të qartë dhimbjeje.”
Gazeta amerikane “Sun-Sentinel” e Floridës,
në artikullin për fetivalin Ndërkombëtar të
Muzikës së Re në Miami:”Koncerti u hap me premierën
amerikane të pjesës për violë të kompozitorit
shqiptar Thoma Simaku.Kjo vepër eksploron një gamë
të gjërë nghyrash dhe efektesh që nga shpërthimet
befasuese të tingujve të furishëm , deri tek momentet
e qetësisë harmonike, që u transmetuan me një
muzikalitet të admirueshëm të instrumentalistes kanadeze
Laura Wilcox.”
Gazeta angleze “Birmingham Post”:”Asnjëherë
nuk pati dyshim për cilësinë elegante dhe tingullin
e ngrohtë të “Tri këngëve shqiptare”
të Thoma Simakut.
Revista “Music Teacher Magazine” e Londrës,
për pjesën “Imazhet e detit” e bazuar në
muzikën e filmit “Duaje emrin tënd” shkruan:”…një
pjesë plotësisht e pëlqyeshme…”
Gazeta zviceriane “St Gallen Tagblatt”:”Tagleëood
Trio tregon qartë cilësitë mahnitëse të
këtij muzikanti të Tiranës.”
THOMA
SIMAKU NJE KRENARI KOMBETARE
(Pjesa
e dytë)
Kompozitori shqiptar Thoma Simaku ka fituar një çmim
nderi nga Accademia Costantiniana di Lettere, Arti e Science në
Romë në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës
2002 me veprën "Radius" për Kuartet Harqesh.
Violinisti anglez me famë botërore Peter Sheppaard Skaerved,
pasi ekzekutoi veprën "Soliloquy I" në disa
koncerte Londër, Athinë, Tiranë, York etj., gjatë
prillit të këtij viti e inçizoi në një
CD , që doli në treg nga kompania Metier e Londrës.
Më 5 Prill të këtij viti , Ansambli austriak I
Muzikës Moderne Ticom, ekzekutoi veprën e Simakut "Reflexions
dela Croix" në festivalin Zagreb-Bienale, që është
gjthashtu nga festivalet kryesore në Europë.
Pianisti londinez Ian Pace, nga më të shquarit në
botë për muzikën moderne, ka interpretuar veprën
e Simakut "Fluturimi I Shqiponjës" në Festivalin
e Prishtinës."Kjo është një vepër
virtuoze për piano, - tregon kompozitori,- dhe idea për
kompozimin e saj nisi nga një proverbë e lashtë shqiptare
"Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton
në tokë."Nga kjo rrjedh edhe titulli I veprës".
Në konkursin ndërkombëtar 2002 në Luksemburg,
Simaku u paraqit me veprën "Luxonorite".Në këtë
konkurs, ku morrën pjesë 137 kompozitorë nga 33 vende
të botës, Juria Ndërkombëtrae zgjodhi 6 vepra
për koncertin final, ndër to dhe muzika e kompozitorit
shqiptar e cila u rradhit krahas veprave të 5 kompozitorëve
nga Franca, Anglia,Spanja dhe Japonia.
"Tri këngë Shqiptare" u u interpretuan nga
Trio Vokale Norvegjeze, në gjuhën shqipe, në Birmingham,
Belfast, York etj.
VEPRAT
E SIMAKUT
Simaku ka kompozuar më se 40 vepra të cilat botohen
në Angli nga University of York Music Press, me të cilët
ka një kontratë ekskluzive, si dhe nga Emerson Edition.Një
pjesë e tyre u kompozuan gjatë periudhës kur ai fitoi
çmimin e madh "Lonel Robbins Memorial Scholarship"
më 1993.Në konkursin për këtë çmim,
ku morrën pjesë shumë kandidatë nga e gjthë
Britania e Madhe, - ai ishte I vetmi që e fitoi atë vit.Ky
çmim I dha gjithashtu mundësinë për të
kompozuar dhe për të vazhduar Doktoraturën në
Kompozicion të cilën e përfundoi më 1996 në
Universitetin e Yorkut.Tani ai jep mësim në këtë
universitet dhe gjatë tre viteve të fundit, në saj
të një çmimi prestigjioz të akorduar nga Dega
e Arteve Të British Academy(AHRB) I ka shkruar rreth 12 vepra.Simaku
ishte një nga tre kompozitorët në të gjithë
Britaninë e Madhe që fituan këtë çmim
në vitin 2000.
GJEOGRAFIA
E EKZEKUTIMIT TË VEPRAVE TË SIMAKUT
Veprat e tjera janë ekzekutuar pothujse NË TË GJITHA
VENDET E Europës, në SHBA, Australi dhe Japoni dhe janë
transmetuar nga Radio-Franca, BBC-Ëorld Service, ABC Australi,
dhe stacione të tjera radiofonike të vendeve të ndryshme
të Europës.
Edhe pse për më shumë se 10 vjetësh jeton në
Angli, kontaktet me Shqipërinë dhe muzikantët shqiptarë
nuk I ka humbur, përkundrazi, ndoshta ato janë edhe më
të forta tani.Midis të tjereve , veprat e tij janë
luajtur kohët e fundit nga Ansambli Asmus" dhe "Spectrum"
të Tiranës si dhe nga orkestra e re shqiptare "Neë
Sound".Ato janë ekzekutuar gjithashtu dhe nga instrumentistë
të mirënjohur shqiptarë si Astrit Seliat në
Tiranë dhe Florian Vlashi në Spanjë.
SOLILOQUY
III, VEPRA MË E PËRZGJEDHUR E SIMAKUT
Thoma Simaku thotë se e kanë njoftuar që vepra
e tij "Soliloquy III" është zgjedhur nga Juria
Ndërkombëtare për t’u ekzekutuar në festivalin
Ditët e Muzikës Botërore 2003, që zhvillohet
në Ljubjanë.I themeluar në vitin 1922 në Salzburg
të Austrisë, ky festival është forumi më
prestigjioz I muzikës së re në shkallë ndërkombëtrae,
dhe zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të
botës.Kompozitorët më të shquar të shekullit
XX si Stravinski, Bartok, Debussy etj. Kanë paraqitur veprat
e tyre në këtë festival.
Premiera botërore e "Soliloquy III" u dha në
Manchester në shkurt të vitit 2002 dhe dy muaj më
vonë u zgjodh në festivalin ndërkombëtar të
Miamit në SHBA, ku u interpretua nga instrumentistja kanadeze
Laura Wilcox.Për këtë vepër idenë autori
e ka marrë nga intonacionet e mizikës së Jugut të
Shqipërisë, sidomos ato të Polifonisë dy-zërëshe.
JETA SI FRYMËZIM NË VEPRAT E SIMAKUT
Mbas mbarimit të studimeve në Konservatorin e Tiranës
më 1982, Simaku punoi si shef muzike në Përmet për
3 vjet deri sa shkoi në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve
në Tiranë ku punoi në sektorin e Muzikës deri
më 1991 kur erdhi në Angli.Ai shprehet kështu për
eksperiencën e tij në Përmet:"Gjithmonë
më ka pëlqyer muzika popullore, të cilën e dëgjoj
shpesh edhe tani, por asnjëherë nuk kam "guxuar"
të citoj prej saj në veprat e mia.Ajo është
aq e përkryer në vetvete, aq sa do ta "dëmtoja"
duke e "transplantuar" atë në veprat e mia.Sidomos
në Përmet dëgjova shumë këngë dhe
kaba dhe mund të them se kjo mori intonacionesh dalngadalë
gjeti rrugën e saj të natyrshme në ndërgjegjen
time muzikore.Tani e ndjej dukshëm që rezonancat e këtyre
intonimeve, përsëri në një mënyrë
krejt të natyrshme, po integrohen në idiomat bashkëkohore
të muzikës sime."
Londër,26.06.2003
VEPRAT
E SIMAKUT PËRFAQËSOJNË SHQIPËRINË
(Pjesa e tretë)
Kjo është hera e pestë që veprat e Thoma Simakut
janë zgjedhur nga Juria Ndërkombëtrae dhe kanë
përfaqësuar Shqipërinë në këtë
forum që është quajtur shpesh si Olimpiada Botërore
e Muzikës”.Gjatë viteve të dikataturës
komuniste , kompozitorët shqiptarë nuk ishin të lejuar
të dërgonin veprat e tyre në aktivitetet ndërkombëtare,
dhe ishte një koiçidencë simbolike, që vepra
e tij “Epitaph” për Orkestër Harqesh, e zgjedhur
në vitin 1995 në Gjermani (për herë të
parë një vepër shqiptare zgjidhej në këtë
festival) I është dedikuar viktimave të pafajshme
që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e fjalës
dhe të ndërgjegjes në Shqipëri. Mbas saj, vepra
të tjera pasuan:”Canticello” u zgjodh në festivalin
e vitit 1999 (Rumani), “Soliloquy” më 2000 (Luksemburg)
dhe “Plenilunio” më 2001 (Japoni).
SHQIPONJA
E KRYQEZUAR
Një vepër tjetër që gjithashtu e merr temën
nga vitet e rregjimit komunist, është “Shqiponja
e Kryqëzuar” (The Eagle on the Cross) për orkestër
sinfonike, për të cilën autori thotë:
“Ideja për këtë vepër më lindi në
lexim e sipër të librit të Kadaresë “Pesha
e Kryqit , botimi I të cilit më 1991 në Paris koinçidoi
me ardhjen time në Angli.Idetë polidimesionale të
Kadaresë, këtij gjigandi të letrave moderne, në
imagjinatën time I kapërcyen menjëherë kufijtë
e faqeve të librit që kisha në dorë.Eksperienca
e leximit të këtij libri u shoqërua me emocione të
forta, mbase të pashmangshme, ndoshta dhe nga fakti që
ky ishte libri I parë në shqip që e lexoja në
një vend të panjohur, ku sapo kisha ardhur; dhe më
kryesorja është që ky libër nuk kishte kaluar
nëpër çensurën komuniste…”
VEPRA
E SIMAKUT NE KONKURSIN KOMBETAR TE ANGLISE
“Shqiponja e Kryqëzuar” është shkruar
për një orkestër prej gati 100 vetësh dhe kompozimi
I saj zgjati një vit e gjysëm.
Premiera Botërore e kësaj vepre është dhënë
nga Orkestra e Filarmonisë Angleze më 1999 e cila drejtohej
nga dirigjenti I shquar britanik Elgar Hoëarth.
Menjëherë mbas ekzekutimit të parë, kjo vepër
u fut në konkursin kombëtar të ANGLISË për
dirigjentët e rrinj, BASHKË ME VEPRAT E KOMPOZITORËVE
TË SHEKULLIT XX, si Stravinski, Schoenberg, Rachmaninov.
VEPRA
E SIMAKUT KËNDOHET SHQIP NË YORK
(Pjesa e katërt)
Kompozitori
I talentuar shqiptar, tashmë me famë botërore vazhdon
të duartrokitet në të gjitha nivelet dhe fushat e
muzikës moderne.Atë e mirëpresin e duartrokasin dhe
po aq e vlerësojnë përditë e më shumë.
Më 17 Maj 2003, në Festivalin e Muzikës Moderne në
Augsburg të Gjermanisë-vendlindja e Bertold Brecht, u
dha premiera botërore e Kuartetit të Harqeve "Radius",
që u interpretua nga Kreutzer Quartet-një nga kuatertet
më në zë të Londrës me një aktivitet
mjaft të pasur si brenda ashtu edhe jashtë Anglisë.
Vepra u prit mjaft mirë dhe pati ovacione. Sqarojmë për
lexuesit tanë se kjo është vepra që mori çmim
nga “Accademia” në Romë.
Gjithashtu Trioja Vokale "Thre" ka kënduar në
shqip "Tri Këngë Shqiptare" në kishën
në qendër të Yorkut më datën 21 Qershor.Mësohet
se kjo është jo vetëm një respekt e vlerësim
për autorin Simaku, por edhe një pikëtakim ndryshe
me muzikën në shqip në zemër të Yorkshires
britanike.Paraqitja shqip e veprës së Simakut duket tashmë
si një ogur I mirë edhe për mjaft talente të
reja ku kanë c’të marrin e të mësojnë
nga profesori shqiptar.
Zoti Simaku I pyetur nga ne për këto vlerësime shprehet:”Unë
vetëm sa kam bërë detyrën në një profesion
të cilit ia kam përkushtuar jetën dhe tërësinë
time…”. |