SENSUALE DHE EROTIKE

Sensuale dhe erotike, luajnë me imazhin e tyre, duke rrezikuar skandalin për opinionin shqiptar. Cilat janë "lolitat skandaloze"

Ekspresive, krejt e çlirët dhe e freskët. Me çizme të gjata ngjyre vishnje dhe xhaketën e hapur të lëkurtë të së njejtës ngjyrë, njëzetëvjeçarja elegante, Ingrid Gjoni, kërcet ritmikisht takat e larta mbi dyshemenë e drunjtë te Bar "Arturit". Drejtohet për nga tryeza, me një hap provokues qe kërkon vendosmërisht vëmendjen dhe vështrimin të fokusuar në te. Pas dekoltesë së theksuar të bluzës, është kryqëzuar një objekt që shembëllen me libër a dosje gjimnazistesh. Ndonëse një kaperthim nervoz i duarve, nuk e fsheh një dyshim për rrezikun që e kanos nëse dikush i rremben nga duart atë "libër" që duket shumë i çmuar për të. Sepse Ingrid Gjoni, edhe pse në dukje shumë e guximshme dhe moskokeçarëse, e di fare mirë. Pjesa më e madhe e atyre që mund ta shohin albumin shtrenguar pas vetes, ku renditen dhjetera fotografi të saj, do të mendojne keq për të.

Ingrid GjoniIngrid Gjoni
"I shikojne me sy te zgurdulluar, sikur te kete dale nje monster ne fotografi dhe atehere kur une pres te me thone "sa bukur", me leshojne nje fershellime te gjate habie dhe pastaj ma perplasin ne fytyre ose pas shpine, fjalen: "skandaloze".
Flet gjithe gjeste e mimike, ndersa shfleton albumin dhe tregon fotot, qe ne fakt nuk jane edhe aq te zakonshme. Por edhe Ingrid Gjoni ama, nuk duket e zakonshme. Ka pozuar ne plazh, me rroba banje. Ne breg te detit, mes diellit pervelues dhe bliceve te aparatit fotografik, nje "dallge" provokuese e ka shtyre nxitimthi te flake edhe cohen sintetike qe i ngjitej pas gjoksit. Kaq dhe "mekati" u fiksua pafajshem ne celuloid. "Po pastaj? Kaq mjafton per te me quajtur "skandaloze", per t'u grindur me babin dhe per t'iu lutur mamit te mos me ndaloje te bej fotografi?! C't'i besh, ja qe me ra shansi te lind ketu...", thote me shperfillje, teksa ngaterron gishtat ne floket e gjate qe i mbulojne fytyren dhe i japin pamjen e nje vogelusheje te inatosur, qe e kane ndaluar te luaje. Dhe Ingrid Gjoni, si shume te tjera (jo vetem te moshes se saj), psheretin dhe nis ankohet. Per te gjithe dhe per gjithcka. Per identitetin e mbrapshte, per mentalitetin e atyre qe e rrethojne dhe qe e privojne nga endrrat per t'u bere e famshme, per te pushtuar kopertinat e revistave, per te motren Inis Gjonin, me te cilen e krahasojne vazhdimisht dhe pafundesisht... E vendosur per t'u shkeputur nga hija e se motres, tashme te njohur, kjo adoleshente ambicioze ka vendosur perfundimisht te sfidoje heshtjen dhe indiferencen ndaj saj, ne menyrat qe sipas Gjonit, i kane perdorur gjithe ato kengetare ose aktore te huaja, qe sot jane bere te famshme. "Kam nisur te enderroj, per kete qe e vogel". Atehere kur te gjithe e therrisnin "motra e Inisit". Dhe vendosi te shfaqej ashtu sic e motra nuk ka guxuar te pozoje kurre. Nje foto e saj "e ndaluar" zuri kopertinen e nje te perjavshmeje. Prinderit ndonese u ndjene pak ngushte, nuk thane gje, sepse e motra, Inisi, e ka perkrahur, por te tjeret... Per te shpjeguar gjithcka, Ingridi papritmas leshon nje fershellime habie (Domethene reagimi i te tjereve, paskesh qene skandaloz). Kjo ishte hera e pare per Ingrid Gjonin, sepse historia e ketyre shfaqjeve "skandaloze", nuk eshte e re...

Ne fillim ishin prostitutat...
Ndoshta vete regjisoreve, nuk u ka shkuar ne mendje, ndonje arsye subjektive, kur vendosen qe te zhveshurat e para te filmave te tyre te ishin prostituta. Tek e fundit, ne fillim te shekullit 20, pese prostituta ordinere ishin ato qe pranuan te pozonin per ate qe me vone u konsiderua si tabloja me e famshme e Pikasos, "Damat e Avinjonit". Ne rastin e aktoreve shqiptare, misherimi i nje personazhi "negativ", mund te toleronte ne opinionet e ngurta edhe zhveshjen. Ne fund te shekullit XX, motivimi i nje zhveshjeje publike ne Shqiperi kufizohej me te vetmin rast dhe ne ate me te keqin, ne shfaqjen gjysem nudo te aktoreve ne role prostitutash. Eshte nje ngjashmeri qesharake me filmat socrealiste, sipas te cileve vetem nje personazh negativ mund te beje gjera jo te hijshme, te ndaluara.

Sidorela KolaSidorela Kola
Madje kur Sidorela Kola, atehere e zgjedhur Miss dhe e vleresuar sidomos per trupin e bukur, u shfaq nudo ne filmin me regji te Kujtim Cashku, "Kolonel Bunker", ky ishte edhe nje nga treguesit qe e bente filmin me interesant. Dalja ne kopertinen e Klan, ne prill te '97, e bukuroshes Sidorela ne nje foto te "ndaluar" qe ish bere nga Pirro Nace gjate xhirimit te sekuencave te filmit ku ajo shfaqet nudo, u shnderrua ne nje skandal te imazhit te missit. Sidorela Kola, menjehere ngriti padi ne gjykate. Me pas vete missi, e bindur se po ndihmonte nje opinion, qe moshateret e saj po perpiqeshin ta leviznin pak, hoqi dore nga procesi gjyqesor.
Gati tete muaj me vone, Diana Proka, asokohe nje aktore bionde dhe "snobe", deklaroi se ish aq shume e dashuruar pas profesionit te saj si aktore, saqe s'pyeste per mentalitetin nese i ofrohej nje rol i guximshem. Dhe e mbajti fjalen. Xhiroi disa skena qe u tha se ishin shume te nxehta. Ne premieren e filmit, kur te gjithe prisnin te shfaqej Proka e zhveshur ne skena intime, u pa vetem shpina e nje vajze bionde qe vraponte drejt detit. Vetem atehere Proka mori vesh se skenat qe i kish xhiruar me shume mundim, ishin prere. Sipas regjisorit te filmit, kjo ishte zgjidhja qe atij i ishte dukur me e arsyeshme. Ndersa Diana Proka, me keqardhje pranoi se gjithsesi ai rol i nisur per te qene "tabu" ishte nje eksperience e vlefshme per te si aktore.
Vetem dy muaj me pas, ne dhjetor te '97-es, ne sportelin e Pallatit te Kultures, brenda nje numri rekord ditesh u shiten te gjitha biletat. Flitej per nje film shqiptar me seks dhe muzike klasike. Kjo thashethemnaje justifikoi edhe shitjen e menjehershme te biletave ne premieren e filmit te regjisorit Besnik Bisha "Bolero". Ishte folur se ne film kishte skena te nxehta dhe aq me teper ne to interpretonte gruaja e Bishes, Anila. Por spektatoret dolen nga salla ku u shfaq filmi jo aq te befasuar nga Anila Bisha ne rolin e nje prostitute viktime, sesa nga nje zeshkane, qe per here te pare realizoi nje skene striptize qe perfundoi ne topless. Ola Morava, ishte aktorja simpatike qe kish pranuar te interpretonte rolin e nje prostitute profesioniste, qe zhvishej...
Nga ky qerthull prostituash qe zhvishen per para, ben perjashtim vetem Rajmonda Bulku, aktorja qe do te interpretonte rolin e nje gruaje dinjitoze qe zhvishej per te bere dashuri me burrin e saj, ne rolin e te cilit ishte aktori Timo Flloko. Deshmitare te kesaj historie zhveshjesh gjysmake, kane qene kameramanet, edhe keta te fundit te pamesuar per te punuar ne rrethana ngushtuese. Ndersa fotografet, jane me te guximshmit. Bashke me deshiren e pafund per fotografi- portret te bukurosheve me te fundit, ka pasur mes tyre edhe disa nga ato qe kane guxuar edhe me tej, pa e menduar kurre se mund te publikonin ndonjeren prej tyre. "Opinioni eshte ende i huaj ndaj fotografive te tilla", thote nje bukuroshe tjeter qe ka pozuar topless por nuk guxon t'ia tregoje fotot askujt tjeter pervec vetes dhe mikeshave me te ngushta te saj. Por nuk mendon keshtu pedagogu ne Akademine e Arteve dhe fotografi Albes Fusha. "Si fillim, nje vajze qe pozon me gjoksin te zbuluar nuk quhet nudo. Kjo eshte foto artistike topless dhe eshte praktika me e rendomte ne revistat perendimore". Fotografi qe ka realizuar foto me disa modele, aktore dhe kengetare mendon se pjesa me e madhe e tyre nuk dine as te pozojne e as te sillen perpara aparatit fotografik.

Të fotografosh "lolitat skandaloze"
"Kane druajtjen e natyrshme, nuk dine te veshtrojne ne aparat. Me pas, lodhen ose merziten, marrin poza artificiale", tregon Fusha.
"Kurse une, ia kam marre doren. Jam shume e lirshme, leviz dhe bej gjeste te natyrshme dhe fotografit i mbetet te shkrepe aparatin", gjykon veten. "Sikur te ishte ndonje reviste e huaj, do te pozoja pa frike fare, ndoshta kjo gje do te me ndihmonte per t'u bere e famshme". Sidomos kalendaret e italianeve me te bukura, e kane nxitur Ingridin te realizoje edhe ajo kalendarin e saj me foto "bombe" sic shprehet vete. Por ndonese eshte duke vazhduar perpjekjet te gjeje ndonje sponsor, vajzes i ka ardhur keq qe nuk arriti ta realizoje ate kalendar ne fillimin e vitit te ri. I ka pelqyer per vdekje Ana Falki dhe eshte fanse e cmendur e Xhenifer Lopezit. Ingrid Gjoni eshte e bindur se do te vije ne dite qe te gjitha keto perpjekje te saj per t'u lancuar ne boten e spektaklit do te shperblehen nje dite. Ka shume foto te tjera, te fshehura ne album. "Do te vije nje dite qe te tjeret do te me luten mua te pozoj ose te me kerkojne me kembengulje keto fotografi qe sot une i fsheh, sepse jane "skandaloze". Por atehere... Atehere s'ka me gratis, kercenon Ingridi. Nese duan nje fotografi ose prezencen time diku, duhet te firmosin nje cek me pare se te me shohin me sy".
E derisa te vije ajo dite, asaj do t'i duhet te grindet edhe ca me te gjithe ata qe i paragjykojne fotot e saj pasionante. Me keq pohon se do ta kete me babin...

nga:
Albana Sala
foto A. Abazi
Copyright www.agimi.com 2002