ORINDA HUTA

Inva MulaËndrra e një nate vere
Një 16 vjeçare që u bë e fameshme me një këngë të vetme, brenda një nate të vetme. Orinda Huta tashmë ka nisur punën për albumin e saj të parë. Vajza rrëfen ndryshimet në jeten e saj, që nga dita kur nisen ta therrsinin "sweet girl" ose "sex-baby" i skenes shqiptare
"Të dua, të dua, të dua...dhe ti e di mirë, qan, qan e qesh ku je ti. Se dua të të puth çdo mbrëmje deri në mëngjes, dua të të them të dua dhe pastaj të vdes". Adhuruesit ia këndojne ende në rruge, refrenin e të vetmes këngë që ajo ka kënduar pak muaj më parë. E ngacmojnë me shikime kureshtare, ndërsa ajo u dhuron buzeqeshjen e saj karakteristike, duke e ditur mirë se pikërisht tek ajo buzëqeshje qëndron çelesi i suksesit të saj. Tashmë është e vetedijshme se u bë VIP, brenda një nate të vetme prej këngës së bukur të Florit, prej zërit të ëmbël, syve të kaltër e të qeshur e prej lëvizjeve lozonjare. Prej tyre u ngacmuan teleshikesit dhe publiku i Pallatit të Kongresve në netët e "Këngës Magjike". Aq sa 16 vjeçarja Orinda Huta ishte ndër të paktat këngetare që u kthye tre herë në skenë, për të respektuar duartoktijet që nuk kishin të sosur. Pastaj, në naten finale, juria do e vleresonte me çmimin "Kenga Hit".
Ajo nate do t'i dukej si nje enderr qe do te mbaronte shpejt nese kenaqesine e suksesit te papritur nuk do e ndjente dhe te nesermen kur do te zgjohej per te nisur nje dite ndryshe. Per te dhene intervista, autografe e per te pranuar ofertat per koncerte te tjera. Pas atij mengjesi, do te ndjehej mire kur nisen ta therrsinin "sweet baby" dhe kur ajo llastohej me shume sec e kishte pasur zakon. Ndersa pas asaj nates tek "Kenga magjike" do te kenaqej pse do te ngjitej serish ne skenen e Pallatit te Kongresve, ne diten e Shen Valentinin e me pas tek "Kalvin". Se fundmi u shfaq tek "Maratona e kenges popullore" ne TV Klan, jo me me kengen Hit te saj, por me nje popullore, bashke me Sonin e "The dreams". Kjo eshte e tere karriera e vajzes se bukur, pas se ciles u dashuruan te gjithe.
Kurrsesi ajo nuk do te mjaftohet me kaq. Ndersa kenga e saj vazhdon te degjohet ende me endje, ajo vete tashme ka nisur punen per te realizuar albumin e saj te pare, edhe pse nuk eshte me shume se 16 vjec, edhe pse vetem hapat e pare ka hedhur ne skene.
Nuk do te jete me Flori, ai qe do te krijoje kenget e saj te reja. Orinda ke rene ne te tjera duar, kete here.- "Realizimin e ketij albumi e ben te mundur disko Kalvin i cili ka marre nje nisme qe te ndihmoje te gjithe artistet e rinj. Une do jem e para qe permes menaxhimit te tyre do te mund te realizoj endrren time te madhe, pra albumin."-Me ate zerin e saj te brishte, vajza tregon se menaxheret e saj te rinj i jane drejtuar kompozitoreve kosovar Inis Presheves dhe Andinit te cilet tashme jane bere te njohur per publikun shqiptar, permes kengeve te Elizes dhe grupit "Tingulli 3". "Nje jave me pare une shkova ne Kosove per te bere proven e zerit dhe me thane se kam nje ze karakteristik. Shume shpejt do nisim regjistrimin e kengeve dhe shpresoj qe ne shtator gjithcka te jete gati"-Orinda nuk e fsheh lumturine qe ndjen sa here tregon per kete projekt te ri. Ndonese i vjen pak keq qe nuk do te jete me Flori, ne kenget e saj. "Prej ndihmes se tij une arrita te futem tek "Kenga magjike" e te merrja kete sukses. Eshte e vertete qe kisha marre pjese me pare tek spektakli veror i Vera Grabockes "Kerkohet nje yll" pas se ciles fitova te drejten per te qene tek "Kenga magjike". Por nuk qe aq e thjeshte sa dukej. Qe nga ajo nate vere, kur une dola fituese, nisa te enderroja per skenen e festivalit. Une nuk kisha para qe te realizoja kengen me te cilen do te konkuroja. Iu drejtova prinderve, por ata nuk kishin asnje mundesi qe te me financonin. Keshtuqe i humba shpresat. Mendova se aty do te mbaronte gjithcka". Orinda e kishte shfryre kete shqetesim tek miku i saj i ri Flori, te cilin e njohu tek "Kerkohet nje yll". Dhe ai nuk e kishte lene te qante gjate - "Ishim ne tarracen e Pallatit te kultures kur ai nisi te me kendonte me ze te ulet kengen e tij te re. Kur mbaroi me tha-Kete do e kendosh ti. Per parate nuk ka problem-Nje dite me pas me propozoi dhe disa kenge te tjera por une e kisha vendosur se do kendoja kengen e pare." Ashtu u tha, e ashtu u be. Nisen provat e gjata e bashke me to dhe ankthi se cdo te ndodhte me pas- "Pasi e kendova kengen tek "Rokoko"-ja, ne spektaklin ku po prezantoheshin kenget, pritja deri ne hapjen e festivalit ishte e tmerrshme. Ne fillim mua me mjaftonte vetem te isha ne ate festival. Pastaj kur kenga u prit mire dhe kur shume te tjere me thoshin se ishte nje mrekulli, nisa te shpresoj qe te isha dhe ne naten finale te festivalit." Arriti te jete ne ate finale, pas se ciles do te ndjehej shume me e rritur, ne moshe, ne trup e ne vlera.
E kaperceu kohen, sa hap e mbyll syte. Femijeria e saj i dukej se kishte mbetur shume larg. Cdo gje qe kishte ndodhur atehere, i perkiste viteve te kahershme. Edhe ato ditet kur priste me padurim te djelat qe te shkonte ne kishen ungjellore per te kenduar lutjet e krishtera...Ty te kam force ne dobesi, ty te kerkoj thesari im, i gjithi ne gjithcka je ti...Kjo do ishte e para kenge e kenduar prej saj, ne nje nder aktivitetet e shumta te kishes, ndersa Orinda ishte vetem 6 vjec. Po aq te kahershme do i dukeshin edhe ato ditet kur pozonte para paqyres, duke kenduar, kur perpunonte zerin me mesuesen e saj te muzikes, edhe ato ditet kur kendonte ne festivalet e femijeve. Ndersa ajo dita kur u paraqit tek Vera Grabocka per spektaklin "Kerkohet nje yll", i dukej se kishte qene ne ato caste. Qe aty kishte nisur fati i mbare. "Une e ndjeva qe kur Grabocka me pa dhe me pyeti per syte, nese i kisha te mite apo kisha vene lente. Une i thashe se ato ishin ngjyra ime origjinale. Me ngrohu ajo bisede dhe u ndjeva me e sigurte edhe pse grupi i punes kishte menduar se une do te konkuroja per topmodele dhe jo per te kenduar"- Orinda tregon se ishin perpjekur t'ia mbushnin mendjen qe te prezantohej dhe si top-modele qe te mund te hynte me pas edhe ne spektaklin e bukurise "Miss Albania 2003". Por jo. Orinda nuk e kishte bukurine per ta shitur ne pasarela, por per veten e saj, ndersa do kendonte..."Dua te te puth cdo mbremje deri ne mengjes"
E kishin ngacmuar shpesh per bukurine e saj, per tipin lozonjar e te ndrojtur, por pas asaj nates magjike, syte kureshtar nisen te emociononin aq shume sa- "Shpesh here shkoja ne shtepi duke qare. Ndjehesha e pafuqishme per ta perballuar gjithe ate vemendje e gjithe ato ngacmime. Por me kaloi shpejt dhe nisa te mesohem pak e nga pak me te qenurin njeri i njohur"-Edhe vete cuditet kur sjell ne mendje gjithe ate qe ndodhi, ne nje nate te vetme, pas se ciles endrra, nuk mbeti thjeshte enderr perderisa te nesermen kur sapo hapte syte, degjonte t'i kendonin..."Te dua, te dua dhe ti e di mire", rrugeve te Tiranes. Ndersa ajo u dhuronte buzeqeshjen e saj karakteristike, adhuresve te shumte.
Pas humbjes së një miku
Brenda nje muaji ka humbur me shume se pese kile nga trupi i saj. Edhe pse nuk do qe ta ngulise ne mendje se shkaku kryesor per kete, eshte humbja e nje mikut te saj, arsyeja kjo mbetet. Eshte kjo nje humbje qe i ka cenuar disi edhe buzeqeshjen e saj te bukur, e cila here pas here shemtohet ne lot. "E kisha shume per zemer ate mik dhe humbja e tij me ka prekur shume keto kohet e fundit. Ndarja ka ndodhur vetem dy jave me pare dhe une ende nuk e kam marre veten nga kjo. Nuk po arrij te shijoj deri ne fund kenaqesine qe me jep puna me muziken, e cila deri tani me ka ecur shume mbare. Ate dite qe po udhetoja per ne Kosove pyesja veten nese ndjehesha e lumtur qe puna me albumin po niste, tani qe endrra ime e madhe po realizohej. Me rezultonte se nuk ndjehesha dhe aq mire sepse brenda meje eshte krijuar nje boshllek i madh". Orinda nuk deshiron te ndalet gjate ne kete humbje. Te thote prere se do perpiqet ta marre veten nga e gjithe kjo, sepse i duhet te punoje shume per albumin.

nga:
Zefina Hasani
Copyright www.agimi.com 2002