| Këngëtari
Mustafa Imeri-Tafa, një talent i cili premton shumë, po
pushton zemrat e të rinjve shqiptarë, që ka mirëpritur
repertoarin e tij.
Mustafa Imeri – Tafa ka filluar që të merret me
muzikë që në moshë fëmijërore. Talentin
e tij e kishte zbuluar xhaxhai i tij, këngëtari i njohur
Adem Imeri, i cili i kishte dhënë shtytje të merrej
me muzikë.
Mustafa Imeri ka kryer shkollën e mesme të muzikës
dhe akademinë e muzikës për solo këndim në
Shkup. Ai është shqiptari i dytë, pas Bashkim Paçukut,
që e ka kryer për solo-këngëtar.
Imeri e konsideron muzikën si profesionin e tij të vetëm,
të cilit i është përkushtuar tërësisht.
Por ai është angazhuar edhe përsa i përket muzikës
të ashtuquajtur zbavitëse. Adhuruesit e njohin nga pjesëmarrjet
nëpër festivale për fëmijë dhe të
rritur: “Bilbilat këndojnë”, festivalin mbarëkombëtarë
të Shkodrës, “Tins Fest”, pastaj në “Nota
Fest”, në festivalin “Shou Fest” në
Kosovë dhe nga festivali i fundit “Maratona e këngës
popullore”, në Tiranë.
Përsa u përket albumeve Mustafa nuk ka realizuar asnjë
album, por shpreson se së shpejti do të ndodh edhe kjo.
“Jam duke përpunuar këngët që do të
prezantoj në album. Shpresoj se pas vitit të ri adhuruesit
e ëngës sime do të kenë mundësi që
të kenë albumin tim”, thotë Mustafa Imeri.
Vitin e kaluar ai ka realizuar video-klipin e parë të
këngës “Shqetësimi”, ndërsa tani
është duke realizuar videoklipin e këngës “Bien
tri dahire”, me të cilën u prezantua në “Maratonën
e këngës” në Tiranë, dhe e cila është
realizuar në studion “Abrakadabra” dhe nga video
produksioni “Tomato”. Klipi është xhiruar
në galerinë e Hamamit “Daut Pasha”, sponzorizuar
nga kompania “Energy Drink Bullit”, Shoqëria e
sigurimit “Sigma” , kompania “Gemak-Johnnie Walker”
dhe “Euro linja”.
Për imixhin e tij është përkujdesur “Keka”,
butiku “Dizel”.
Promovimi i video-klipit pritet të bëhet në Naight
Clubin “VEGA” të Arben Shaqirit-Beni.
|