MIHRIJE BRAHA - MË PËLQEN TË LUAJ ME NGJYRAT E FLOKËVE

Me pak kilogram të shtuar këngëtarja Mihrije Braha duket edhe më e hijshme. Me një krijimtari muzikore gati njëzetvjeçare, me shume albume muzikore koncerte e festivale, Mihrije Braha, mbetet edhe sot po ajo, e dashur, e afërt, aktive dhe përherë e shpenguar nga çdo kompleks.

Mihrija është një këngëtare që i kushton rëndësinë e vet look-ut, modës dhe paraqitjes skenike. Edhe fotot e saj janë në këtë vazhdë, sepse përherë dëshiron të duket ndryshe nga të tjerat.

Grimi : Grimin e përdori me shumë kujdes dhe me një zgjedhje shumë të saktë sepse ka shumë rëndësi firma dhe forma por edhe momenti. Gjatë ditës përdori nuanca më të lehta që të dukem sa më natyrale kurse në rastet kur kam spektakle apo paraqitje të tjera i kushtoj një kujdes më të veçantë sepse këtu kam parasysh veshjen dmth ngjyrat apo paraqitjen komplete vizuale. Prej firmave të njohura përdor kremat e Hormetes, Lancome, L'Oreal, Cristian Diore etj. dhe nga ngjyrat e flokëve përdor Elea Tuko Trade. Jam bërë bionde sepse më pëlqen të luaj me ngjyrat e flokëve.

Parfumet : Mund t'iu them se jam e pasionuar pas parfumeve dhe më së tepërmi përdori Gucci Rush, Elizabet Tejlor etj.

Veshja : Sa për veshjen mund të them se nuk eksperimentoj por strikt vishem në skenë me një kuptim dhe

përmbajtje komplete duke pas parasysh këngën, modën etj. Shpesh vishem me kreacione të blera jashtë vendit dhe ekstravagante. Gjithashtu vesh edhe dizajnime nga autorë të vendit dhe kohëve të fundit me dizajnet më të reja të Kujtim Berishës nga Gjakova.

Çantat dhe këpucët : Çantat dhe këpucët i blej sipas sezonit, gjithsesi me një kujdes dhe pasion të veçantë, sidomos ne pranverë dhe në verë. Në jetën e perditshme përndryshe mbathi ato këpucë me të cilat ndjehem më komode.

Aksesorët : Kam shumë dëshirë që t'i blej dhe kam koleksion të madh të tyre dhe nga të gjitha vendet ku kam shkuar por shumë pak i përdori dhe fare pak janë kombinim me veshjen time. Megjithatë, ndonjëherë sipas nevojes së kombinimit për një moment skenik apo diçka tjetër, aksesorët nganjëherë i vë dhe i kombinoj me pamjen time vizive.

Moda : Kam marrë pjesë në shumë koncerte jashtë Kosovës por edhe brenda dhe gjithëherë interesohem për moden e fundit dhe gjithmonë vishem kushtimisht sipas saj. Ndonjëherë edhe mundohem që të plotësoj edhe nga fusha kreative e imja apo edhe e kreatorëve të mi.

Aerobia : Deri më sot mund të them se pak kohë më ka mbetur për të u marr me aerobi të cilën e vlerësoj si shumë të nevojshëm. Megjithatë, një gjimnastikë të lehtë e bëj edhe nëpër hotele edhe në shtëpi me një kujdes që vija e trupit të mos më devijojë.

Dhuratat : Dhuratat i kam për shpirt dhe i çmoj, kam dëshirë që të më befasojnë por edhe t'i befasoj miqtë dhe njerëzit e mi. Me dëshirë jap dhe pranoj shumë dhurata.

Çfare vlereson tek vetja: Tek vetja vlerësoj sinqeritetin dhe shpitëbardhësinë si dhe gjendjen e pangarkuar shpirtërore nga asnjë lloj xhelozie. Çfarë do te kishe ndryshuar tek vetvetja: Asgjë.

Tirana : Tirana është qyteti i shpirtit tim dhe jam shumë e lumtur që Tirana përherë e më shumë po shëndërrohet në një metropol çfarë e ka merituar. Pas Prishtinës, me dëshirë do të jetoja në Tiranë.

Copyright www.agimi.com