| Veliu
i këndoi zeshkanes. Kontrast!!! Ai bashkëshorten e ka
biondinë. Bashkëshortja e tij e kishte futur në “gjyqin”
femëror dhe e pyeste kush është ajo zeshkanja që
i ke kënduar? Pas gjithë kësaj “gjykate ushtarake”
femërore, Veliu u detyrua t’i këndojë edhe
biondinës. Natyrisht me dëshirën e tij….
Kurrsesi s’mund të thuash, se nga ai këngëtari
që mund të kesh takuar ashtu kalimthi duke drekuar tek
Bar Piceria “Syri” në Ferizaj, të të
ketë mbetur një imazh i bukur i kësaj dreke. Përkundrazi,
aty vetëm ke dëgjuar zërin e tij melankolik. Zëri
i tij tash e tri dekada është i njohur tek ajo pjesë
e shoqërisë, që të gjithë ne e quajmë
elitë.
Sigurisht si për çdo këngëtar, festivali
i asaj kohe “Rinia këndon” ishte destinacion i
përcaktuar i tij. Por, për të arritur aty i duhej
shumë punë, ndoshta edhe për ta mposhtur atë
ndrojtjen e një djaloshi 20-vjeçar. Kështu nisi
rrugën e vështirë dhe të bukur të artit
Veli Sahiti, solisti i rok grupit të famshëm TRIX.
Tashmë një baba rreth të pesëdhjetave, me mjekër
pak të thinjur, elegant, i veshur me një sako me katrorë,
me një palë xhinsa, e sheh të ulur në një
qoshe duke shfletuar shtypin dhe duke pirë çaj dreke,
në destinacionin e tij të përhershëm - te piceria
“Syri” në Ferizaj.
Veli Sahiti, për tri dekada me radhë, me shokun më
të ngushtë të jetës së tij, kitarën,
ka shkrirë në telat e saj tinguj që ia thonë
dashurisë dhe që rimojnë shqip. Pikërisht këta
tinguj melankolikë, shumë shpejt u shndërruan në
“epidemi”. Pas gjithë kësaj u vërtetua
se pas kësaj epidemie, fshihej “virusi” TRIX. Nuk
shërohet lehtë, sepse po të dëgjosh këngët
e tyre “Dashuria në qershor” apo “Pa ty”,
sot do të futesh në “armatën” e fansove,
dhe do të jesh nën urdhërat e “komandant”
Veli Sahitit.
Athua kush është kjo “ushtri” që komandohet
nga Veliu i “Trix-it”?
Pa dyshim se rinia. Ia vlen të përmendësh emrin
“Trix” dhe menjëherë mendja e tyre ikën
atje tek vargjet e këngës “Moj zeshkanja ime”.
Trix-at sa herë që vijnë në Prishtinë,
është mundim që t’i kërkosh nëpër
rrugët e kryeqytetit apo në ndonjë kafene. Syri nuk
mund t’i shohë edhe në skenë, rrallë...
por kur i sheh, ata këndojnë, dhe pas vetes e lënë
të eksituar masën dhe ikin atje në qytetin e bukur
të tyre - Ferizaj.
Veli Sahiti i këndoi zeshkanes. Kontrast!!! Ai bashkëshorten
e ka biondinë. Veliu tregon për bashkëshorten e tij
që e kishte futur në “gjyqin” femëror,
dhe e pyeste kush është ajo zeshkanja që i ke kënduar?
Pas gjithë kësaj “gjykate ushtarake” femërore,
Veliu u detyrua t’i këndojë edhe biondinës.
Natyrisht me dëshirën e tij.
“Trix”, fenomeni shqiptar i muzikës së lehtë
apo si i quajnë edhe ndryshe, mbretër të rokut shqiptar,
deri më sot kanë kompletuar një bagazh të madh
me albume. Një muaj më parë, këta “Beatëlsa”
shqiptarë e pushtuan tregun me albumin e 14 –të
të tyre që u titullua: “Engjulli im”. FENOMEN!!!!
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ata nuk janë
të gatshëm që në një të ardhme të
afërt, albumi i 15-të të mos të jetë në
rend. Kantautori Veli Sahiti nuk lodhet fare. Gjithmonë ai
është i gatshëm të sjellë freski për
“konsumuesit” e këngës së tij.
Veliu i “Trix-it”, njeriu modest, komunikativ, mikpritës,
shpesh i bie qejf për të ngrënë pogaçe,
apo të ketë pak kos pas flisë. Atij i pëlqejnë
njerëzit modestë dhe urren gënjeshtarët.
Si lindi “legjenda”
TRIX?
Pikërisht ishte viti 1973, kur lindi legjenda “TRIX”.
Atëbotë ata kanë qenë tre veta. Ishin shokë
që nga bangat shkollore. Në fillim grupin e pagëzuan
“TRIO”. Këtë emër e mbajtën për
dy vjet me radhë, kurse më vonë vetë Veliu spontanisht
shkronjën “O” e kishte fshirë me një
“X” dhe lindi emri “TRIX”. Atëherë
ishin ëndërrat e tyre, fillimi i një karriere. Veliu
thotë se nuk mendonin për popullarizim.
“Filluam që të lozim me dy kitara, që do ta
quaja një prim i karrierës tonë. Filluam të
harmonizojmë pikat e fillimit me dy kitara në veprim,
kjo ishte një ombrellë e përgjithshme për elementet
tona, të cilat figuronin në këngë, ku ishte
i pandarë folklori-burimor shqiptar, që e cilësonte
çdoherë. Unë si kompozitor që nga ajo kohë,
por edhe tani mundohem ta ruaj me një fanatizëm të
veçantë folklorin”, thotë Veliu. Ai nuk e
mohon se edhe më tej mundohen që të jenë të
kuptueshëm për publikun dhe se vit pas viti të ruhen,
përpunohen, të modernizohen, por kurrsesi mos të
humben si thelb i elementit të folklorit.
“Trix”, tashmë prima i këngës së
lehtë shqipe. Ata sot njhen si “mbretër” të
rokut në çdo cep të shqiptarisë. Veliu nuk
e fsheh çelësin e suksesit të tyre. Ai thotë
se si çdo grup, që tash e sheh edhe te të rinjtë,
por edhe tek ata, nuk ka qenë enigmatik çelësi
i suksesit të tyre. Për ta hapë një derë,
kantautori Sahiti thotë se duhet ta kesh çelësin
dhe gradualisht ajo derë të hapet. Te “Trix”,
ky çelës ka qenë gradual dhe me punën e vet
grupit ata arritën ta hapin derën, derë kjo që
i drejtoi te bota e quajtur karrierë.
“Deri më tani, mund të them se është
një gjeneratë e tretë, që neve ende na mbanë
në skenë. Mbajtja jonë në skenë ishte freskia
dhe çdoherë jemi munduar që dhuruesve tanë
t’ju servojmë këngë, të cilat me të
vërtetë tingëllojnë shqip”, shprehet Sahiti.
Ai edhe tani habitet se si ata ende i dëgjon një gjeneratë
e tretë, si bie fjala këngën “Zeshkanja”
që është si një identitet i një kohe që
“Trix” e ka pasur në të kaluarën, apo
siç thotë kantautori një dashuri që ishte
në kohën studentore.
Këngën “Zeshkanja”, ende të rinjtë
e ndiejnë në shpirtin e tyre, natyrisht se edhe e çmojnë.
Veli Sahiti ky këngëtar që i këndoi shumë
dashurisë, siç duket në këtë këngë
ai kishte shprehur dashurinë e tij të “gabuar”.
Sot ai bashkëshorten e ka biondinë. KONTRAST!!! Apo edhe
ndoshta e ka pasur ndonjë zeshkane në jetën e tij
studentore, që ndoshta edhe sot “Në zemër ka
një mall” për zeshkanen tashmë të ndaluar.
“Bashkëshortja ime është biondinë, dhe
gjithsesi më ka shtyrë që ta komponoj dhe këndoj
një këngë për biondinat. Se gjithmonë më
thoshte “kush ishte ajo zeshkanja që i ke kënduar?”
- Ajo ishte një imagjinatë, asgjë nuk ka qenë
e vërtetë, dhe shpeshherë mund ta them ndasinë
pse këndova një herë për zeshkanen e tani për
bionden. Zeshkanja, mund të them se ishte dashuria e asaj kohe”,
thotë Veliu, në sytë e të cilit shihet qartë
se “zeshkanja” paska ekzistuar dikur.
Kënga e parë e grupit “Trix” ishte kënga
“Për ty”, një këngë e cila me formimin
e Festivalit “Rinia këndon”, iu dha shenjë
shumë rok-grupeve të asaj kohe (në vitin 1975), ku
për herë të parë Reshat Randobrava si producent
i “Radio Prishtinës” në atë kohë,
i kishte formuar dhe i kishte marrë në një ansambël.
Edhe për shumë grupe të tjera që u plasuan në
këtë festival, prima ishte rezoni i atij kompozitori që
u kishte dhënë mirënjohje shumë rok-grupeve,
jo vetëm “Trix-it”.
“Ëndrra jonë ishte se si të dalim edhe ne
në një mënyrë konceptuale. Kjo më shtyri
që ta komponoj këngën e parë “Për
ty” dhe pas saj ishte kënga “Dashuria në qershor”.
Këto janë ato dy këngët e para që u realizuan
në vitin 1975, dhe ne ekzekutuam me rok-grupet e atëhershme
shqiptare”, thotë Veliu.
Ishin shumë rok-grupe të asaj kohe, të cilëve
iu bashkangjit edhe legjenda e sotme “Trix”. Si Grupit
“MAK” me këngëtarin Agim Misini, tani të
ndjerë, “Balada”, grupi “Luniasët”
(më herët këta rokerë quheshin “Therandosët”
që ishte një grup nga Prizreni dhe mund të them se
ishte rok-grupi i parë i shqiptarisë, shprehet Veliu.
“Trix” pas vetes ka grumbulluar deri më sot një
“karvan” të madh me albume.
Deri më tani ata kanë realizuar 14 albume. Por, këtu
duhet shtuar se edhe një album në qoftë se e bëjnë
do ta bëjnë të mirë. “Trix” asnjëherë
nuk ka qenë i varur nga kompozitorët. Tek ata ka qenë
ajo përparësia se ata kanë komponuar vetë. Gjithashtu
aranzhimet dhe tekstet, por ndonjë prej tyre edhe e kanë
huazuar.
“Në përgjithësi volumin e këtyre e ka
bërë puna graduale dhe sistematike, dhe për atë
ne kemi ardhur te një numër ndoshta pak maksimal me 14
albume”, tregon Veliu i Trix-it. Veliu asnjëherë
nuk ndiente ndonjë kënaqësi speciale për albumin
e vet. Ai gjithmonë i thoshte vetes se është dashur
edhe diçka më shumë, kështu që e linte
për albumin tjetër. Atij kjo i ka ndodhur gjithmonë,
mirëpo ka qenë e suksesshme dhe atë e ka shyrë
që të nxjerrë albume të reja.
“Albumi i fundit doli para një muaji dhe titullohej
“Engjulli im”. Ky album ka qenë një freski
për adhuruesit e “Trix-it” dhe kjo u është
dedikuar atyre që janë mësuar të dëgjojnë
këngët e këtij grupi me zhanrin e njohur. Në
këtë album do të dëgjojnë atë çfarë
kërkojnë, duke pasur parasysh edhe një përpunim
pak më modern”, përfundon Veli Sahiti.
Veli Sahiti, dikur
avanturist
Tekstet e “Trix-it”, tekste dashurie. Veliu në
këto tekste ka futur edhe jetën e tij studentore. Natyrisht
se meqë i këndon vuajtjes dhe jetës studentore, atëherë
jeta studentore ndonjëherë gjendet në kornizat e
dashurisë.
“Unë them se teksti është ai që mban
këngën, e jo kënga tekstin. Melodia pa tekst të
mirë vështirë mbijeton”, thotë Veliu.
Ai merr shumë tekste të autorëve të ndryshëm,
dhe bën një seleksionim të veçantë, derisa
të vjen te një tekst që është cilësor.
Sa i përket teksteve dhe realitetit, ai thotë se kanë
të bëjnë edhe me jetën e tij personale.
“Nuk mund të them se të gjitha tekstet i kam huazuar,
kam tekste edhe nga jeta ime studentore, ku i kam kënduar ndarjes,
bashkimit, dashurisë, zeshkaneve, biondinave…”
thotë Sahiti.
Përpos këngëve të dashurisë “Trix-i”
ka edhe këngë epike, kombëtare, kur ata edhe kanë
jetuar atë realitet. Këtu ai veçon vitin 1981.
Veli Sahiti është edhe arsimtar i muzikës. Në
publik njihet si artist i këndshëm dhe i mirë. Sa
është bashkëshort dhe prind i mirë Veliu?
“Unë jam baba i katër fëmijëve. Elona,
është vajza e madhe që shkon në mjekësi,
në vitin e tretë. Pas saj vjen Alba, e cila ka afinitet
të muzikës, përndryshe ka marrë pjesë në
festivale të ndryshme. Ajo ka kryer shkollën e ulët
të muzikës dhe pa ia imponuar ajo ka punuar me dëshirën
e vet. Pas saj vjen Thesari, djali pak më “problem”,
të cilit, siç shprehet Veliu, absolutisht nuk i intereson
muzika dhe shpesh shkon në kabinetin e babit të tij dhe
i thotë: “Boll bre babi më, lëre këtë,
hajde dalim pak se e kam marrë topin”. Vogëlushi
Thesar, është i regjistruar në shkollën e futbollit
në Ferizaj. Ai tani është në klasën e katërt.
E fundit “ëmbëlsira” - Fiorela, vajza e vogël
e cila sivjet do të këndojë në ndonjë festival.
Edhe kjo “ëmbëlsirë” e vogël pritet
që të ecë pas hapave të babit të vet.
Veliu e ka edhe bashkëshorten Sadijen, me të cilën
janë të lumtur në jetën martesore për 15
vjet radhazi.
Veliu, ndoshta pak e kishte vështirë ta bënte për
vete Sadijen (bashkëshorten), sepse ajo ishte biondinë.
Veliu dikur iu këndoi shumë zeshkaneve, e tash ra në
“kurthin” e biondinës. Pa dyshim se Veli Sahiti
u “detyrua” që të këndojë një
këngë edhe për biondinat.
“Ferizaji ishte një nyje e veçantë. Celulat
e para të dashurisë me bashkëshorten time ishin natyrisht
në këtë qytet”, thotë Veliu. Ai tregon
se nuk kishte qenë takimi i tyre me letra siç ndodhte
atëherë. Spontanisht kishin filluar në mënyrë
shoqërore, dhe gradualisht nga një dashuri e shprehur
nga ana e Veliut.
“Fjala e parë e imja që ia pata thënë
atëherë dashnores, tanimë bashkëshortes sime,
ishte romantike: TË DUA (Hahahaha… qeshet). Dhe mund
të them se fjalë më të ëmbël se kjo
nuk ka”, tregon duke qeshur me të madhe Veliu.
Ai tregon edhe për jetën e tij studentore, kur ai ishte
vetëm 20-vjeçar. Natyrisht se Veliu si student ishte
edhe fytyrë publike, edhe pas gjithë kësaj kishte
edhe shqetësime nga ana e femrave. Femrat ndoshta “zeshkanet”,
sepse edhe iu këndoi atyre, ato të cilat atëbotë
edhe për disa minuta do të kishin dëshirë të
jenë në përqafimin e Veliut të rok-grupit “Trix”.
“Komplekset tona ishin atëherë kur ne shkuam në
Prishtinë si studentë, vinin shumë studentë
nga të gjitha anët e Kosovës, aty ka filluar një
farë shqetësimi nga adhuruesit dhe adhurueset, mirëpo
ne ishim të rinj, edhe ne si çdo i ri realizonim ëndërrat
e dashurisë rinore”, nënvizon Sahiti.
Atëkohë 20-vjeçari Veli Sahiti, nuk mund të
thuash se nuk bënte pjesë në botën e avanturistëve.
“Ti them vetes time se nuk kam qenë avanturist, kam
qenë, në njëfarë mënyre në një
kohë kam bërë pjesë në botën e avanturistëve.
Si student është e pamundur që mos ta kesh një
kornizë të avanturës, është e pamundur
të largohesh nga ajo. Por unë me gruan time i kemi shtjelluar
të gjitha këto dhe nuk kam probleme tani”, tregon
Veliu duke pasë frikë se mos e dëgjon bashkëshortja.
Tani, thotë ai, nuk ka shumë komplekse të tilla.
Ende jeton dhe punon në Ferizaj. Del edhe në kryeqytet
çdo tri ditë. Ka adhurues përskaj të cilët
i flasin, kanë dëshirë të rrijnë me të.
Popullaritetin,Veliu e merr dhe ia lë vetëm formës
skenike - prezentimit të tij në skenë. Aty ai mundohet
ta ruan veten e tij dhe të jetë ai që është.
“Unë kam dëshirë të jem i afërt
me publikun”, shprehet Veliu.
|
“Shundi dhe (bërllogu)…
Nuk i përkas asaj sfere. Ajo e cila më ngacmon dhe
më dhemb mua si kompozitor dhe si këngëtar
i një grupi, më dhemb e sotmja, sepse huazimet të
cilat merren totalisht nga këngët greke, sllave
apo turke… Është absurde se si një kompozitor
mundet ta marrë këngën totale dhe t’ia
ofrojë një këngëtari me emër”,
shprehet Veliu i brengosur për lulëzimin e kuazivlerave
në muzikën shqiptare. “Këtu është
paradoksi që i shtynë këta këngëtar
të këndojnë këngë të huazuara.
Nuk është ana materiale e tyre që ata t’ia
ofrojnë një kompozitori që të komponojë
një këngë tamam shqip. Ky nuk është
modernizim, por është një vlerë e kopjuar
nga muzika e huaj, që unë mund të them se kjo
shkon në dëm të muzikës shqiptare”,
thotë me plot fanatizëm Veliu. Ai thotë se
derisa mediat tona i pranojnë këto kuazivlera, derisa
të kenë në stafin e tyre njerëz profesionistë
që t’i seleksionojnë këto këngë,
atëherë, shprehet Veliu, konsumatorë do të
kenë edhe në të ardhmen
|
Pogaqa, ushqimi i
preferuar i Veliut
Veli Sahiti, një fanatik i këngës shqipe është
“luftëtari” më i madh i shundit dhe kuazivlerës
në përgjithësi.
“Shundi dhe (bërllogu)… Nuk i përkas asaj
sfere. Ajo e cila më ngacmon dhe më dhemb mua si kompozitor
dhe si këngëtar i një grupi, më dhemb e sotmja,
sepse huazimet të cilat merren totalisht nga këngët
greke, sllave apo turke… Është absurde se si një
kompozitor mundet ta marrë këngën totale dhe t’ia
ofrojë një këngëtari me emër”, shprehet
Veliu i brengosur për lulëzimin e kuazivlerave në
muzikën shqiptare.
“Këtu është paradoksi që i shtynë
këta këngëtar të këndojnë këngë
të huazuara. Nuk është ana materiale e tyre që
ata t’ia ofrojnë një kompozitori që të
komponojë një këngë tamam shqip. Ky nuk është
modernizim, por është një vlerë e kopjuar nga
muzika e huaj, që unë mund të them se kjo shkon në
dëm të muzikës shqiptare”, thotë me plot
fanatizëm Veliu. Ai thotë se derisa mediat tona i pranojnë
këto kuazivlera, derisa të kenë në stafin e
tyre njerëz profesionistë që t’i seleksionojnë
këto këngë, atëherë, shprehet Veliu, konsumatorë
do të kenë edhe në të ardhmen. Ai shpreson se
mediat kosovare do ta marrin me seriozitet këtë punë.
Veliu kohën e lirë e kalon në Ferizaj te piceria
“Syri”.
“Unë çajin e mëngjesit por edhe makiaton
e preferoj këtu te piceria “Syri” në Ferizaj.
Këtu e kaloj kohën e lirë”, thotë mjeshtri
i muzikës së lehtë Veli Sahiti.
Gjersa e sheh të ulur në një qoshe te piceria “Syri”,
duke shfletuar shtypin, na lë një përshtypje se Veliu
merret me politikë?
“Sa i përket politikës nuk merrem me të shumë,
shfletoj gazetat dhe më intereson sfera politike, por jo në
ombrellën e partive politike. Politikës nuk i besoj shumë”,
nënvizon Sahiti.
Ai i urren gënjeshtrat, njerëzit të cilët nuk
kanë princip në jetë dhe i pëlqen modestia te
njerëzit, por më së shumti sinqeriteti.
Preferon të dëgjojë muzikë rok botëror
me këngëtarët e mirënjohur dhe mbretërit
e muzikës rok, Beatels, Elvis Preaslyn, Frek Sinatren, kurse
nga ajo shqip ai preferon ta dëgjojë Nexhmije Pagarushën
dhe Luan Zhegun.
Ushqimin, Veliu, më së shumti e preferon atë të
tryezës tonë, fasule, mishoriz, flia, pogaqe dhe më
së shumti i pëlqen ajo që në Ferizaj i thonë
kërlanat e kallamojta.
Nga pijet preferon më së shumti xhusin. Dhe mund të
themi se Veliu është konsumuesi më i madh i xhusit.
Sa i përket mesazhit për dëgjuesit e “Trix-it”
dhe lexuesit e “Fokusit”, ai thotë se mediat në
përgjithësi duhet të merren me këngëtarët
që janë të larguar nga skena, por që kanë
cilësi. Kurse për konsumuesit e muzikës së tij
ai thotë se do të jetë në skenë dhe i lidhur
shpirtërisht me publikun.
|
Veliu si student ishte edhe fytyrë
publike, edhe pas gjithë kësaj kishte edhe shqetësime
nga ana e femrave. Femrat ndoshta “zeshkanet”,
sepse edhe iu këndoi atyre, ato të cilat atëbotë
edhe për disa minuta do të kishin dëshirë
të jenë në përqafimin e Veliut të
rok-grupit “Trix”. “Komplekset tona ishin
atëherë kur ne shkuam në Prishtinë si
studentë, vinin shumë studentë nga të
gjitha anët e Kosovës, aty ka filluar një farë
shqetësimi nga adhuruesit dhe adhurueset, mirëpo
ne ishim të rinj, edhe ne si çdo i ri realizonim
ëndërrat e dashurisë rinore”, nënvizon
Sahiti. |
Dhe në fund Veli Sahiti dëgjuesve të “Trixit”
dhe lexuesve të gazetës “Fokusi”, iu uron
festat e fundvitit që janë në prag.
Profili
Ditëlindja: 15.08. 1956
Vendlindja: Ferizaj
Hobi: Sporti, futbolli
Këngëtarët më të preferuar:
Beatels, Elvis Presly, Nexhmije Pagarusha, Luan Zhegu
|