| Këngëtarja
karizmatike Leonora Poloska po ngjitet me sukses në majat e
estradës së këtushme. Brenda një periudhe relativisht
të shkurt ,ajo ka fituar disa çmime të rëndësishme,
duke vërtetuar në këtë mënyrë talentin
dhe potencën prej këngëtareje. Më 1995, në
festivalin “ Nota Fest”, Leonora ka fituar çmimin
për interpretim më të mirë. Pas këtij preludi,
në po të njëjtin festival, në vitin 1996, kariera
e saj është kurorëzuar me çmimin e parë
të jurisë së këtij festivali. Festivali “
Nota Fest” edhe dy herë tjera ka hapur dyert e suksesit
për këngëtaren Leonora Poloska. Më 1999 ajo
fiton vendin çmimin e parë nga publiku në këtë
festival.
Festivali “ Shoë Fest” është tjetër
bastion i talentit dhe i sukseseve të Leonorës. Tre vjet
radhazi ajo do të shpërblehet në këtë festival.
Në vitin 2000 fiton çmimin e dytë, në vitin
2001 çmimin e parë, ndërsa në vitin 2002 përsëri
fiton çmimin e dytë.
Sfondi i suksesshëm i Leonora Poloskës aktualisht është
pasuruar edhe me një këngë tjetër që përputhet
me vokacionin e kësaj kengëtareje.” Të dua
s’të dua” është kënga më e
re e saj, e cila qarkullon ngjeshur në shumë radi-stacione.
Leonora ndjehet e ngazëllyer që kjo këngë ka
bërë jehonë te adhuruesit e saj. “ Më
vjen mirë që kjo këngë pëlqehet, sidomos
kur kam parasyshë që frymëzimi për këtë
këngë më ka lindur duke dëgjuar muzikë
nga jeta e përditshme”, thotë ajo. Momentalisht,
thotë ajo, jam duke përgatitur video-klipin e kësaj
kënge, të cilin do ta xhiroj në shtëpinë
e produksionit “ Tomato”.Leonora thotë se, muzikën
e kësaj këngë e ka bërë Robert Bilbilos,
ndërsa teksti i këngës është i saj. Ajo,
sqaron se stili i kësj kënge është modern, pop-muzikë
e përzier me ritëm oriental. Leonora nuk zbulon vendet
se ku do të xhirohet ky video-klip, për shkak se dëshiron
që kjo gjë të mbetet befasi për adhuruesit e
saj.
Ajo, gjithashtu thotë se, është duke punuar në
këngët e albumit më të ri, që do të
jetë album i dytë për të.Sipas Leonorës,
videoklipi i këngës “ Të dua s’të
dua” pritet të realizohet kah fundi i muajit shtator.
Menjëherë pas realizimit të video-klipit, Leonora
shpreson të bëj promovimin e tij, me çrast parasheh
të ftoj shumë mysafirë dhe këngëtarë
të tjerë.” Ky është video-klipi im i parë
dhe është zvarritur shumë shkaku i mjeteve materiale
. Kam dashur të realizoj një video-klip të mirë,
dhe kjo është arsyeja e kësja zvarritjeje”,
thotë ajo. Leonora ndjehet e sigurt në talentin e saj.
Edhe pse nuk kam pasur video-klipe të këngëve të
albumit të parë, thotë ajo, ato megjithatë arritën
të bëhen hit, sidomos kënga “Nuk më kupton”.
Ambiciet e kësaj këngëtareje që ngjitet me hapa
të sigurt në majat e estradës siç duket nuk
përfundojnë këtu. Leonora paralajmëron se, pas
realizimit të albumit të dytë do të organizojë
disa koncerte në Kosovë, Maqedoni si dhe në diasporë.
|