| Nga qyteti
i mbeturinave
Rinia me këmbë në baltën e Prishtinës,
sytë e mendjes në qytetet evropiane
Dhjetë vitët e fundit, pothuajse çdo familje kosovare,
e veçanarisht ato kryeqytetase, kanë në përdorim
një aparat televizori, radioje, apo edhe antenë satelitore,
kohët e fundit edhe digjitale. Mjafton t’ia jep një
shikim shtëpive private apo edhe pallateve dhe mund të
sheh se si antenat satelitore- parabolike kanë mbirë sikur
kërpurdhat pas shiut.
Është e pamundur që nga këto aparate elektronike
që të paktën një herë në ditë
syri mos ta sheh një koncert të “Jenifer Lopezit…”,
ndonjë film Holivudi të “ Tom Kruzit…”,
apo edhe ndonjë ndeshje futbolli, siç është
ajo e Ligës së Kampionëve Evropiane. Zakonishte konsumuës
të kësaj kulture të lartëpermendur është
rinia, e cila deshiron të jetë e “evropianizuar”.
Këtë më mirë e vërteton në kryeqendren
kosovare, që ia vlen ta bënë vetëm një
xhiro nëpër rrugët e kryeqendres, nga “Santeja”
e deri te “Lesna” në drejtim të Hotel “Grandit”,
dhe syri do të vëren diçka interesane, do të
sheh një rini të “evropianizuar”. Në
ndonjë qoshe e vëren ndonjë vajzë rreth të
shtatëmbdhjetave me kthizë të hapur si “Britni
Spirs”, pak më tutje ndonjë “kuller”
me frizurë dhe veshje si të “Paf Dedit”, apo
edhe ndonjë tenejxher e sheh aty- këtu me top në
dorë dhe të veshur ka fanellën e “Ronaldos”
të klubit mbretëror Real Madrid.
Kjo të lë përshtypjen se rinia kryeqytetase po “evropianizohet”
apo edhe është “evropianizuar”. Se sa afër
dhe sa larg realitetit jemi ata nuk e dinë.
Këtu mund të fokusohemi edhe në shprehjet e tyre
të kopjuara nga gjuha angleze, siç e kemi atë shprehjen
e tyre “Hej njeri” që amerikanët e përdorin
“Hey man”, të gjitha këto tregojnë se
në rininë tonë po lulëzon një kulturë
e huaj. KEQ!!
Ne jemi për modernizimin e kulturës shqiptare, por jo
shuarjen e saj me plotësimin e kulturave të huaja.
* * * * *
Bazuar në këto struktura konceptuale teorike, por edhe
praktike të themi, këtu mund të përmendim se
rinia kryeqytetase ndodhët në një fazë tranzicioni,
kalimi ndërmjet dy modeleve, midis “ Qytetit Evropian”
dhe qytetit të tyre të lindjes, pra tërsive zakonore
dhe mendësive që i përkasin një popullsie që
gjithësesi jeton në një zonë relativisht të
mbyllur siç është Ballkani.
Në jetën mediale, të rinjët i përkasin
njerëzimit, modernitetit, luksit, aventurës, simbolit
artistik, botës së spektaklit, ndërkohë që
në jetën e përditshme, të zakonshmës, mjedisit
kosovar, traditës shqiptare, vështërsive të
përsëritshme të jetës , të rëndomtës.
Në këto rrethana, mesazhi medial, televiziv, filmi, koncertet
e muzikës, ndeshjet sportive, nuk mund të mos marrin atë
natyrë që quhet evasion, ikje nga realiteti drejt një
bote imagjinare.
Këtu ne mund ta quajmë “kullerizmin” evasion
i rinisë kryeqytetase.
Pra shikimet e emisionëve të ndryshme, ndëgjimi
i muzikës së ndryshme të huaj, konsumohet kryesisht
nëpërmjet figurës ose tingullit të asaj muzike.
Pa e kuptuar fare gjuhën që përdorët në
ato këngë apo filma. Pra ajo gjithësesi përvetësohet
në mënyrë të cunguar, madje edhe herë herë
të gabuar.
“Kullerizmi”, virusi që po shfaq një “epidemi”
të të rinjët kryeqytetas, kohëve të fundit
edhe te rinia provinciare, nuk mund ta dimë se si do të
jetë në të ardhmën, pozitive apo negative për
mentalitetin e rinisë tonë dhe për kulturën
shqiptare në përgjithësi. |