| Gili,
biondja simpatike e këngës shqiptare, sa është
kthyer nga një sërë koncertesh në Ulqin dhe
në Malësi të Madhe ku ka kënduar në mesin
e malësorëve të ardhur për pushime në trojet
e veta. “Biles i kam lënë ende valixhet nëpër
korridore, por pasi intervista ishte për media nga Tirana erdha
pa hezitim”. Nuk e pyesim pse kaq shumë valixhe sepse
e dimë që Gili është njëra nga këngëtaret
që i kushton shumë rëndësi paraqitjes para publikut,
qoftë me veshje, qoftë me grim, qoftë me fotografi,
etj. Ajo, bashkë me vjehrrën, Ilirin bashkëshortin
dhe me djemtë i kishte mbaruar pushimet e verës në
Antalia të Turqisë dhe këtë periudhë gushti
në bregdetin shqiptar të Ulqinit që e quante periudhë
pune, sado që shprehej se ishte kënaqur shumë.
Këngëtarja që këndoi për disa vite këngë
që u pëlqye e po pëlqehet edhe nga fëmijët,
çastet e eksodit i riktheu me disa këngë të
tjera me tema të ditës të cilat i realizoi edhe si
videoklipe. Kënga “Prishtina”, një baladë
shumë e bukur ku i këndohet rinisë studentore prishtinase
të viteve tetëdhjetë. Pastaj kënga “Ditët
e fundit” në duet me Ardit Stafajn e cila trajton temën
e drogës që si videoklip ka marrë shumë çmime
në manifestimet e këtij lloji, dhe tash së fundi
kënga “Mos ma shëmtoni lirinë”. Vetëm
pas luftës ka realizuar një videokasetë dhe dy albume
që janë pritur dhe janë shitur shumë. Disa nga
këngët e saj përcjellin edhe sensin e krenarisë
së të qënit femër si: “Edhe pa ty u kënaqa”,
“Aktore e përkryer”, etj. Gili ka marrë pjesë
në shumë manifestime humanitare në Kosovë dhe
jashtë. Ndaj nuk e ka zgjedhur rastësisht që albumin
e saj të fundit e ka përuruar jo në ambiente të
mbyllura e në sallonet e hoteleve të Prishtinës,
por në një ambinet rural në një fshat të
Kosovës.
•
Vendlindja: Prishtinë
• Pesha: 58 kg
Gjatësia: 1.63
Shenja e horoskopit: Demi
Ngjyra e syve: E gjelbërt
• Shkollimi: Fakulteti Filozofik, Gjuhë e letërsi
shqipe
• Ngjyra më e dashur: E bardha, pink
• Parfumi : J’adore
• Qyteti që pëlqeni: Prishtina, Parisi, Venediku
• Firmat nga e cila e përdorni kozmetiken: Lancom
• Këngëtari më i mirë: Sinan Vllasaliu,
Elsa Lila, George Michael
• Aktori juaj më i dashur: Ben Afflek
• Ushqimi: italian
• Pija: Campari
• Pushimi: Turqia
• Kreatorja: Donatela Vercaçe
• Stili në veshje që pëlqeni: Elegante
- Çfarë do të ndryshonit nga pamja juaj?
- Së pari do t'i largoja kilogramët e tepërt.
- Çfarë komplimenti ju kanë bërë për
pamjen tuaj?
- Xixëllonja e skenës shqiptare.
- Sa ndryshon loku juaj në skenë me lokun e jetës
së përditshme?
- Ekstravagante në skenë dhe praktike në përditshmëri.
- Cilën veshje nuk do ta kishit veshur kurrë?
- Atë me të cilën do të dukesha “e zhveshur”.
- Bizhuteritë a i përdorni dhe të çfarë
natyre janë?
- Shumë, sidomos ato vezulluese në skenë.
- Çfarë është moda për ju?
- Të jesh e bukur në momente dhe në vende të
caktuara
- A keni mbajtur ndonjëherë dietë?
- Dietat i përdori para xhirimeve të videoklipeve.
|