| Vajza
shqiptare ka pėrsėritur suksesin e dikurshėm tė Celin Dion. Ka marrė
pikėt maksimale nė konkurs dhe ėshtė duke punuar pėr kėngėn me tė
cilėn do tė konkurrojė nė Sanremo. Kompozitori i kėngės do tė jetė
italian, dhe menjėherė pas festivalit do tė hedhė nė treg albumin
e saj tė parė muzikor
Ėshtė e para shqiptare qė do tė prekė skenėn gjigante Ariston
tė Festivalit tė Sanremos. Elsa Lila pritet tė shkelė tapetin e
kuq tė Sanremos, nė gjurmėt e emrave mė tė mėdhenj tė muzikės italiane
dhe asaj botėrore. Ajo ka nisur tė hedhė hapat e parė duke u konsideruar
si njė nga kėngėtaret mė tė pėlqyera nė Itali, edhe pse nuk ėshtė
italiane. Mbrėmja e datės 29 nėntor do tė jetė nata finale qė do
tė vendosė gjithēka. Pasi tė shikojmė rezultatet e kėsaj nate, do
tė punoj me impenjim pėr kėngėn me tė cilėn do tė prezantohem nė
Festivalin e Sanremos,-rrėfen pėr revistėn Spektėr, Elsa Lila,
shqiptarja qė ka magjepsur me zėrin e saj italianėt. Ajo ka kėnduar
nė netet maratonė tė parafestivalit Destinazione Sanremo, perla
tė muzikės botėrore, duke sfiduar emra tė mėdhenj tė muzikės. Ka
kėnduar dy kėngė, njė nė gjuhėn italiane titulluar La porta del
silenzio, qė ka mundėsi tė jetė edhe titulli i albumit tė saj tė
ri, si dhe suksesin e Celin Dion The power of love. Italianėt
nuk kanė rreshtur sė duartrokituri. Vajza me zėrin kristal, ka ??????A
? ndryshuar totalisht imazhin e shqiptarėve. Gjithēka ėshtė fashitur
qė natėn e parė tė konkursit kur Lila, ėshtė prezantuar nė festival
me kėngėn e saj tė parė nė gjuhėn italiane dhe spikerėt e kanė anonēuar
atė si njė kėngėtare qė ka ardhur nga pėrtej detit. Brenda pak minutash,
Elsa ka marrė duartrokitjet e para nga publiku italian dhe pėrgėzime
nga konkurrentėt e saj moshatarė. Nė edicionet pėrzgjedhėse ajo
ka fituar pikėt maksimale dhe ėshtė renditur e treta mes kėngėtarėve
qė do tė shkojnė nė finale. Profecia pėr pjesėmarrjen e Elsės nė
Sanremo ėshtė ndier qė vitin e kaluar. Njė prej shqiptarėve mė tė
njohur nė Zvicėr dhe Itali, Bexhet Paēolli, ka premtuar se nė edicionin
e 53-tė Elsa Lila do tė marrė pjesė nė festivalin e Sanremos. Dhe
profecia ėshtė plotėsuar. Nuk kam vendosur ende se cila do tė jetė
kėnga mė tė cilėn do tė prezantohem. Por jemi ende duke punuar.
Jemi duke mbledhur materiale dhe kėngė, tė cilat mė pas do tė pėrzgjidhen
dhe do tė vendoset se cila do tė jetė mė idealja pėr tu prezantuar
nė festival. Jam duke punuar me shtėpinė time diskografike B.G.M.,-rrėfen
Elsa. Pa dashur ta lėrė mister kompozitorin e kėngės me tė cilin
po punon pėr Sanremon, Lila thotė se ai ėshtė italian, por gjithēka
do tė vendoset pas kualifikimit tė natės finale tek Destinazione
Sanremo mė 29 nėntor.
Pas Sanremos, me njė album
Kėngėtarja 21-vjeēare ndėrkohė jeton nė Itali me familjen e saj
dhe rrėfen pėr revistėn se menjėherė pas festivalit tė Sanremos
do tė prezantojė albumin e saj tė ri i cili do ta identifikojė atė
mė shumė nė rrethet italiane tė muzikės dhe artit. Ajo shprehet
se puna pėr albumin e saj tė ri do tė fillojė qė nė momentin ??????A
? qė ajo do tė marrė vesh rezultatin e parafestivalit Destinazione
Sanremo. Ai titullohet La porta del silenzio dhe shtėpia e daj
diskografike ėshtė duke punuar pėr tė, por siē thotė edhe Elsa,
dorėn e fundit do tia japė pas evenimentit muzikor. Qė kur Elsa
Lila ėshtė zbuluar si njė talent nė muzikėn shqiptare nuk ka punuar
pėr njė album. Mėsohet se albumi i saj i ri pritet tė
ketė kėngė tė kėnduara nga ajo nė edicionet e festivaleve kombėtare
dhe ndėrkombėtare. Ndėrkohė qė mbeten ende surprizė, kėngėt e reja
tė cilat do tė zėnė vend nė albumin e ri tė vajzės shqiptare. Nė
lidhje me vlerėsimin qė i ėshtė bėrė asaj nė procesin e pėrzgjedhjes,
kėngėtarja shprehet se i janė dhėnė pikėt qė meritonte nga juria.
Nuk jam ndier aspak e veēuar nga konkurrentėt e tjerė, pėrkundrazi
unė kam qenė pjesė e grupit tė tė rinjve qė kanė kėnduar nė kėtė
spektakėl dhe nuk kanė vėnė re asnjė lloj paragjykimi qė unė isha
njė shqiptare qė konkurroja pėr nė Sanremo,-thotė Lila. Ndėrsa
nė lidhje me jetėn e saj tė re nė Itali, ajo shprehet se ėshtė duke
studiuar nė universitet. Gjatė kohės kur ajo ka studiuar nė
shkollėn e mesme nė Itali, ėshtė vlerėsuar me disa ēmime qė janė
ndarė nė shkollė pėr nxėnėsit e talentuar. Kam njė javė tė zėnė
me provime dhe mė duhet tė mendoj edhe pėr festivalin. Por besoj
qė nė fund tė javės do tė arrij tė pėrfundoj provimet dhe tė impenjohem
totalisht pėr natėn finale tė Destinazione Sanremo. Kjo ėshtė
ngjarja mė e rėndėsishme e jetės sime, prandaj duhet shumė punė,-tregon
kėngėtarja. Prej tre vjetėsh ajo ka fituar shtetėsinė italiane dhe
jeton aty me familjen e saj. Nė lidhje me shtetėsinė qė ajo
ka fituar, rrėf??????A ?en se dokumenti qė e prezanton atė si italiane
ėshtė vetėm njė copė letėr dhe nuk do tė mund ta ndryshojė atė nga
tė qenit shqiptare. Unė do tė mbetem e tillė, sepse kam lindur
dhe jam rritur nė Shqipėri dhe ajo qė mė bėn tė jem akoma mė shqiptare
ėshtė sepse unė jam nė vetvete e tillė,-tregon ambasadorja e muzikės
shqiptarė nė botė. Ajo rrėfen se mes miqve tė saj prezantohet gjithmonė
si shqiptare, madje edhe nė rastet kur paraqitet nė publikun italian.
Kėngėtarja rrėfen se gara pėr tė shkuar nė Sanremo ėshtė e fortė.
Drejt natės finale kėngėtarja shqiptare do tė konkurrojė me Maria
Pia njė vajzė italiane e konsideruar gjithashtu e talentuar nga
media italiane. Maria Pia, ėshtė njė nga fitueset e spektaklit Saranno
Famosi, qė ėshtė transmetuar nga Kanali 5 nė Itali dhe ėshtė prezantuar
nga Maria de Filipi. Nga sondazhet e zhvilluara pėr momentin nė
Itali, ėshtė vėnė re se dy debutueset e reja Lila-Pia mbeten rivalet
kryesore. Nė njė sondazh qė ėshtė bėrė nė lidhje me lookun mė
tė mirė tė debutuesve nė Destinazione Sanremo, Elsa Lila dhe Maria
Pia kanė fituar pėrqindjet mė tė larta. Ndėrsa nė njė sondazh tjetėr
popullor qė ka zhvilluar rrjeti televiziv Italian RAIDUE, pėr debutuesit
mė tė mirė Lila dhe Pia mbajnė vendet e para.
Zbulimi, Elsa Lila
Kėngėtarja
me zėrin kristal, ka bashkėpunuar ngushtė me kompozitorin Valentin
Veizi, me tė cilin kanė fituar disa ēmime. Puna ka nisur si fillim
nė kishėn protestane Rilindja nė kryeqytet. Elsa dhe Valentini
kanė qenė tė dy besimtarė nė kėtė kishė. Veizi merrej me kompozimet
e kėngėve tė adhurimit ??????A ?nė kishė, ndėrsa Lila ka kėnduar
nė disa raste nė grupin e adhurimit. Besimtarėt e kishės tregojnė
se nė disa raste Elsa ka qenė e para qė ka kėnduar kompozimet e
Valentinit. Nė lidhje me kompozitorin me tė cilin ajo fitoi dy ēmime
nė festivalin kombėtar tė muzikės, Elsa Lila shprehet se nuk ka
asnjė kontakt pėr momentin me Valentin Veizin, por ka dėgjuar nga
miqtė e saj se ai ndodhet nė Amerikė me familjen e tij. Nėse do
tė mendoj pėr njė rikthim tė afėrt nė Shqipėri atėherė do tė kėrkoj
pėr tė bashkėpunuar edhe me kompozitorė tė tjerė, pasi Shqipėria
ka mjaft kompozitorė tė tjerė tė aftė. Nuk ėshtė e thėnė qė duhet
tė bashkėpunoj vetėm me Valentinin,-tregon Elsa Lila. Ndėrsa nė
lidhje me mospjesėmarrjen e saj si konkurruese nė festivalin e dhjetorit
ajo shprehet se ishte e impenjuar me Festivalin e Sanremos
dhe nuk kishte hapėsirė qė tė punonte edhe pėr njė festival tjetėr.
Por ajo premton se do tė kthehet nė dhjetor nė Shqipėri dhe do tė
marrė pjesė nė evenimentin mė tė madh muzikor tė vitit si e ftuar,
duke pėrshėndetur festivalin qė i hapi asaj rrugėn e suksesit. Unė
nuk kam asnjė lloj kufizimi nga kontrata qė kam lidhur me shtėpinė
time diskografike, pėr tė marrė pjesė nė festivale tė ndryshme apo
dhe pėr tė kėnduar si e ftuar nė aktivitete tė tjera muzikore,-pėrfundon
Elsa Lila.
Curriculum Vitae
Rrjedh nga njė familje artistėsh. Ka lindur nė Tiranė nė vitin 1981
dhe tashmė ka fituar qytetarinė italiane. Rritet mes provave nė
teatėr, mes aktorėsh, balerinėsh dhe muzikantėsh. Qė kėtu vihet
re njė pasion i fortė pėr artin. Ndjek kursin e kantos dhe
tė recitimit. Fillon tė ngjisė njė nga njė shkallėt drejt ??????A
?suksesit. Qė nė vitin 1995 fillon tė marrė pjesė nė festivalet
ballkanike pėr fėmijė, eksperienca kėto qė e ndihmuan atė tė krijonte
marrėdhėnie tė forta me publikun. Ėshtė e aftė tė pėrballojė emisione
direkt nė radio dhe televizione. Nga statistikat e medias italiane
Elsa ka marrė pjesė deri tani nė 80 emisione televizive dhe 300
radiofonike tė drejtpėrdrejta. Nė dhjetor tė vitit 96 fiton ēmimin
e parė nė Festivalin Kombėtar tė Kėngės nė Shqipėri si dhe ēmimin
e publikut. Njė vit mė pas, pėrsėri nė festivalin e dhjetorit, ajo
triumfon sėrish me kėngėn Larg Urrejtjes. Nė shkurt tė vitit 98,
ėshtė fituese e festivalit ndėrkombėtar nė Varna tė Bullgarisė Discovery,
me kėngėn Lahutari, ku morrėn pjesė 14 shtete dhe Elsa pėrfaqėsonte
Shqipėrinė. Nė gusht tė po kėtij viti, fiton ēmimin e dytė nė Festivalin
Ndėrkombėtar Voice of Asia (Zėri i Azisė), ku morrėn pjesė 17
shtete. Nė vitin 1999, nga njė sondazh popullor qė ėshtė mbajtur
nga Televizioni Shqiptar, Elsa Lila, cilėsohet si kėngėtarja shqiptare
e shekullit. Nė shkurt tė vitit 99 vajza e talentuar shqiptare
ftohet nė Zvicėr nga Paēolli pėr tė debutuar nė ceremoninė e ēmimit
Skanderbeg, ku bashkėpunon me kėngėtaren me origjinė shqiptare
Anna Oxa. Nė vitin 2001, presidenti Rexhep Meidani, i jep Elsa Lilės
ēmimin Ambasadore e Muzikės Shqiptare nė Botė. Me kėngėn Mall
merr pjesė nė Festivalin Ndėrkombėtar FIDOF (Pėr Paqen dhe Miqėsinė)
nė Los Angeles tė Kalifornisė ku dhe bėhet anėtare e kėtij festivali.
Menjėherė pasi ka fituar nė sėrė ēmimesh, kėngėtarja shkon
nė Itali ku ndoqi studimet nė njė shkollė tė mesme, ku ka fituar
ēmimin e dytė dhe ēmimin e publikut nė festivalin kombėtar tė talenteve
tė reja??????A ?.
Dritare
Hap pas hapi me Destinazione Sanremo
Ēfarė ėshtė Destinazione Sanremo. Ėshtė parafestivali pėrzgjedhės
i tė rinjve, i cili zhvillohet nė Itali, pėr tė gjitha moshat e
reja qė duan tė konkurrojnė nė kategorinė e kėngėtarėve tė rinj
tė muajin shkurt nė festivalin e Sanremos. Pėrzgjedhja e tė rinjve
ėshtė bėrė nga njė juri e specializuar dhe pėr herė tė parė kėtė
vit ajo ėshtė organizuar nė formė spektakli. Talentet e reja tė
muzikės prezantohen me 300 debutime , prej tė cilave u zgjodhėn
46. Pasi tė kalojnė procesin e pėrzgjedhjes sė tė rinjve mė tė talentuar,
fituesit hyjnė kategorikisht nė garėn e madhe tė festivalit tė Sanremos
dhe kanė tė drejtė tė konkurrojnė njėlloj me pjesėmarrėsit e tjerė
mė tė vjetėr tė kėtij festivali. Direkt nga teatri i famshėm Ariston
bėhet pėrzgjedhja e kėngėtarėve tė rinj. Pritet qė nė edicionin
e 53 tė Festivalit tė Sanremos tė debutojnė edhe tė rinjtė e talentuar
mes tė cilėve ėshtė edhe kėngėtarja e shqiptare Elsa Lila. Ka qenė
kėngėtarja me origjinė shqiptare Ana Oksa e para qė ka ka shkelur
nė tapetin e famshėm tė teatrit Ariston. Procesi fillestar i pėrzgjedhjes
po bėhet nėn kujdesin e rreptė tė Akademisė tė Sanremos nė formė
spektakli duke u prezantuar nėpėrmjet kanalit televiziv shtetėror
RAIDUE. Nga vlerėsimet e deritanishme, pritet qė nė muajin shkurt
tė shkelė pėr herė tė parė nė historinė e Festivalit tė Sanremos
edhe njė shqiptare. Deri tani kėngėtarja shqiptare ka fituar gjatė
procesit tė pėrzgjedhjes pikėt maksimale, duke u kualifikuar e para
pėr natėn finale tė Destinazione Sanremo.
Mediat Italiane pėr Elsa Lilėn
Elsa Lila ėshtė njė vajzė s??????A ?hqiptare 22 vjeēe me
njė zė tė paarritshėm. Ėshtė qytetare italiane, shumė e famshme
dhe e dashur nė vendin e saj tė origjinės dhe tani po tenton tė
depėrtojė nė vendin qė e adoptoi.
Il Messagerio
Pėrfundoi nata finale e spektaklit Destinazione Sanremo, me dy
goditje, e para ishte eleminimi i Filipo Gracianit, djali i tė madhit
Ivan, dhe e dyta triumfi i Elsa Lilės qė i befasoi tė gjithė.
ANSA
Publiku italian e ka duartrokitur fuqishėm Elsa Lilėn, duke vėrtetuar
me zėrin e saj tė fuqishėm se ajo i meriton vlerėsimet qė
i janė bėrė atje si Ambasadore e Muzikės nė Botė
Edicioni i lajmeve tė RAIDUE
Klasifikimi pėr natėn finale
Elsa Lila
2135
Maria Pia & SuperZoo 2047
Patrizia Laquidara
2042
Verdiana
2038
Sondazhet italiane e vlerėsojnė Elsa Lilėn
Artisti me lookun mė tė mirė :
Zurawski
24%
Maria Pia
23 %
Elsa Lila
14 %
Artisti mė simpatik :
Maria Pia &n??????A
?bsp; 22 %
Fortunato Zampaglione 11 %
Elsa Lila
10 %
|