Këngëtarja
shqiptare me albumin e ri "Statement" nga java në
javë po pushton hitet europiane
Ka "provokuar" publikun. Që me daljen e albumit
të ri "Toka e bunkerëve", këngëtarja
shqiptare Eda Zari ka rrëmbyer shumë adhurues të
Jazz &Worldmusic, e sidmos kur bëhet fjalë për
një "specie" e cilësuar me profil tejet autentik
dhe multietnik. "Gjuha në të cilën ajo këndon
tingëllon melodioze, tepër egzotike e që të
prish mendjen..."
Ndërsa një tjetër bum nga muzika, Zari mbërrin
në hitet europiane. Albumi "Statement" është
duke e ngjitur këngëtaren nga java në javë
në vendet e para për muzikën Jazz në Francë,
Austri, Gjermani, danimarkë, Hollandë, Zvicër si
dhe në Angli. Albumi i ri është cilësuar një
kombinim muzikal tërheqës dhe mjaft interesant duke
këqyrur nga pas një kulturë tej mase të pasur.
Ndërsa këngëtarja ka menduar të nisë
peligrinazhin e saj në Evropë dhe Afrikën e Veriut
përmes turneut "Eda Zari 2003" për prezantimin
e albumit të ri "Statement".
E gjithë ky imazh për këngëtaren Zari nuk
është i rastësishëm. Ajo mbërrin në
botën muzikore, deri në suksesin e padiskutueshëm
më të fundit nga dinastia mjaft e njohur në Shqipëri
e instrumentistëve Lela. Albumi "Statement" është
prodhim i Deutsche Ëelles në bashkëpunim me Label-Intuition-Schott
Verlag Music-International GmbH, Frankfurt.
Këngëtarja është cilësuar si ambasadore
e kulturës shqiptare ku herët ka nisur rrugën e
të kënduarit porse krijon dhe muzikën e teksteve
të saj. Prej me teper se nje dekade te tere Eda Zari jeton
ne Gjermani. Qysh në moshën 4 vjeçare filloi
të këndoj në gjirin e familjes (nga ana e nënës),
familja Lela nga Përmeti. Në moshën 6 vjeçaredel
për herë të parë në skenë, më
16 vjeç prezantohet profesionalisht, në festivalet
kombëtare të RTSH, ku pasojnë gjthashtu prezantimet
si anancuese në TVSH në bashkëpunim me regjisorët:
L. Gjata, O. Mula. Kryen abiturën dega Kanto në Liceun
Artistik "Jordan Misja",Tiranë. Ndërsa fillon
më pas studimet në Akademinë e Arteve, Tiranë.
I hiqet e drejta e studimit (që me dramën politike që
familja pësoi në fund të viteve '80) i vazhdon
studimet ne Gjermani ne Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule"
Köln-Gjermani, me kurorezimin e marrjes se Diplomes si "State
Graduated Diplome Oper Singer".
Gjate kesaj kohe eshte soliste ne projekte te ndryshme duke perfshirë:
Opera, Musical, Opereta dhe shume prezantime recitale te formes
koncertante me formacione Orkestrale, ËDR -Rundfunk Orchestra
(Ëest German Radio), orkestra e dhomes Dresden, ËDR
TV. etj. Gjate kesaj kohe Zari eshte mjaft e kerkuar per shume
aktivitete e projekte internacionale.
Bashkëpunimet me artistë
Këngëtarja Eda Zari ka realizuar tetë albume me
diverse stilesh muzikore Klasik-Jazz, Pop -Soul, dhe World Muzik,
ku në të cilat nuk mund të lihen pa përmendur
Co-produksionet me një sërë bands dhe artistë
të mirenjohur internacional, midis tyre kitaristi i mirenjohur
amerikan Mike Stern ( L.A), superstar-i nga NY. City James Smith,
musical star nga Londra John Cashmore, perkusionisti i shquar
nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirenjohur i gjenerates se
( "Nje nga Tarabuka perkusionist me virtuose qe mund te ndodhet
ne kete planet"shkruan Times) Ben Aámara Abdelrhani
Krija nga Casablanca (Marroko), producentet Hans Lüdemann,
M.Joggerst, R.Pretschner, star Jazz Pianist nga Italia Melo Mafali,
dirigjenti i mirenjohur Sir Froschauer dhe keshtu lista vazhdon
....
Pjesëmarrja në festivale botërore
Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanë zënë
vend në festivale dhe skena të ndryshme internacionale
e prestigjoze midis tyre: Prezantimi i saj në Filharmonine
e Kölnit tek MusikTrionale Intern. Festival (qe me rolin
e saj solistik lidh dy stile muzikor me pole te kunderta ate Klasik
me JAZZ -Blues), International Jazz Contest ne Spanjë (Fituese
e çmimit - Best femal perfoming), NRË Festival Bonn
(Lauruar) pa lene pa permendur gjithashtu Eda eshte soliste ne
realizimin e nje sere kollanash zanore te shume filmave serial
televiziv te stacioneve me prestigjioze Gjermane (prezantuar ËDR,
RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare te shume
Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo,
Maybach, L´Orèal etj).
Albumet
Këngëtarja Eda Zari ka realizuar tetë albume me
diverse stilesh muzikore Klasik-Jazz, Pop -Soul, dhe Ëorld
Muzik. Nuk mund të lihet pa përmendur CD "EJA"
(kollona zanore qe prezantonte zyrtarisht Pavionin Shqiptar gjatë
pesë muajve në Panairin Botëror "EXPO 2000"
Hannover, Gjermani) që iu sponsorizua Shqipërisë
nga vetë artistja. Ky titull u kompozua dhe u interpretua
nga Eda Zari e cila kooperoi me Label Mirela Records ne Köln
dhe dinastinë Lela. Ndërsa me mjaft sukses është
pritur edhe albumi "Toka e bunkerëve". Aktualisht
artistja ndodhet në nisje të turneut Eda Zari 2003 "Statement"
në Evropë, dhe Afrikën e Veriut.
Shqipëria në albumin e ri
Shqiperia - një vend i cili kryesisht është i njohur
rreth katastrofave dhe dramave politike, prezantohet në Albumin
"Statement" nga Eda Zari, e cila sjell bukuritë
dhe pasuritë muzikale që ka në vetvete. Traditat
muzikore shqiptare shkrihen në këtë Album me trendet
aktuale të stilit Ëorldmusic. Mbi një formë
jashtëzakonisht ngacmuese e shume të freskët, përzihen
ritmet vallëzuese në mënyre vërtet të
shkëlqyeshme. Kualiteti i lartë i këtij Albumi
është garantuar gjithashtu dhe nga performanca e grupit
të saj si dhe prezenca e muzikantëve të dinastise
legjendare "Family Lela De Përmet". Mbi te gjitha
ajo perzien elementet e saj tërheqëse me ritmet globale
të cilat janë shumë në mode tashmë në
të gjithë botën. Fakt është se qe ne
momentin e pare kjo muzike të josh, të magjeps.
Zari kombinon sëing-un e saj spontan dhe sinkopat që
i ka aq për zëmër, me nje miksture eksplozive te
muzikës Rai te Afrikes se Veriut, Funk - un Ballkanik, me
gypsy jazz, Reggae, Salsa, Dancefloor-Jazz dhe ornamentet vocale
tipike, hipnotizuese të artit kantor Shqiptar. Gjuha në
të cilën ajo këndon tingëllon melodioze, tepër
egzotike e që të prish mendjen......
Radio Multikulti (WDR - West German Radio), Funkhaus Europa,
Kritike mbi CD "Statement"
Eda Zari është ambasadore e kulturës së Shqipërisë
dhe një artistë mjaft e dëgjuar në vendin
e saj. Me "Statement", albumi i saj i parë tek
Label-i Intuition, ajo reprezanton nëpërmjet kompozimeve
dhe zërit të saj, kulturën e shqiptarve, imazhi
i të cilëve me pa të drejtë, gjithmonë
është harruar mbrapa pamjeve dramatike e dëshpëruese
të refugjatëve që niseshin me anijet për në
brigjet e Italisë. Pikërisht këtu e ka fillesen
mesazhi i Eda Zarit.
Tek "Statement" ajo kombinon te gjitha bukurite muzikale
Shqipetare duke formuar nje "produkt" tërheqës
dhe shume interesant i cili qëndron si "dëshmitar"
i një kulture tej mase të pasur që jeton. Prane
instrumentisteve të mrekullueshëm të ansamblit
Lela, një nga me të mirënjohurat dinasti, sollën
inspiracionin muzikal dhe interpretues, artiste te tjere te mirenjohur
internacional nder te tjere: perkusionisti star Ben Aámara
Abdelrhani Krija nga Casablanca - Maroko, Pianisti virtuos profesori
gjerman Hans Lüdemann, arranxhuesi dhe kompozitori i muzikes
se filmave gjerman Mark Joggerst (tashme i njohur ne shqiperi,
i cili shoqeroi Eda Zarin ne piano tek Spektakli - Duam me shume
Shqiperine) etj. Titulli i Albumit te artistes e mbart rendesine
e tij ne vetvete. Ne kete menyre Eda Zari shfaq nje imazh te ri,
ne skenen muzikale internacionale, duke treguar rreth tradites
se pasur kulturore muzikale qe Shiperia ende ruan. Me kete Album
Ëorld-Pop-Cd qe vertet eshte jashtezakonisht impozant, ajo
arriti ta kurorezoj me shume suskses.
Gazeta Iliria, Amerikë
"Eda Zari Mbretëresha shqiptare e Xhazit. Një yll
në rritje". Dalja e Eda Zarit, këngëtares
shqiptare qe me të drejtë është cilësuar
nga kritika evropiane si mbretëresha e xhazit shqiptar, atë
mbrëmje qershori në Ëorld Trade Center pa dyshim
që ishte befasia më e madhe për shumë prej
të pranishmeve të cilët përjetuan pas kaq
kohësh. Zeri i saj jashtezakonisht i fresket dhe magjik,
me nota te embla dhe te thella gjeri ne magjepse, jo vetem qe
tronditi shume zemra te permalluara prej vitesh larg atdheut,
por fitoi menjehere admirimin e gjithe dashamiresve amerikan njohes
te muzikes se xhazit. Gjithashtu interpretimet e kengeve shqiptare
me nje orkestrim mjeshteror, qe ruanin cilësitë me të
bukura te folklorit shqipetar ishin padyshim nje mrekulli e pa
harruar dhe bën që, shumë nga te pranishmit te
uronin per nje mundësi tjeter me te afert per ta degjuar
këtë yll të muzikës shqiptare.
Biografi
Eda Zari
Ambasadore e kultures se Shqiperise(Kengetare, Producente, Kompozitore)
Prej me teper se nje dekade te tere Eda Zari jeton ne Gjermani.
Lindur ne Tirane.
Me 4 vjec filloi te kendoj ne gjirin e familjes (nga ana e nenes)
Familia Lela nga Permeti, me 6 vjec dalja per here te pare ne
skene, me 16 vjec prezantohet profesionalisht, ne festivalet nacionale
te RTSH, ku pasojne gjthashtu prezantimet si anancuese ne TVSH
ne bashkepunim me Regjisoret: L. Gjata, O. Mula. Kryen Abituren
dega Kanto ne Liceun Artistik"Jordan Misja"/Tirane.
Fillon studimet ne Konservatorin "Akademi e Arteve"
Tirane.
I hiqet e drejta e studimit (qe me dramen politike qe familja
pesoi ne fund te viteve 80) i vazhdon studimet ne Gjermani ne
Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule" Köln-Gjermani,
me kurorezimin e marrjes se Diplomes si "State Graduated
Diplome Oper Singer".
Gjate kesaj kohe eshte soliste ne projekte te ndryshme duke perfshire:
Opera, Musical, Opereta dhe shume prezantime recitale te formes
koncertante me formacione Orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra
(West German Radio), orkestra e dhomes Dresden, WDR TV. etj. Gjate
kesaj kohe Zari eshte mjaft e kerkuar per shume aktivitete e projekte
internacionale. Ajo tashme ka realizuar Tete albume me diverse
stilesh muzikore Klasik-Jazz, Pop -Soul, dhe World Muzik, ku ne
te cilat nuk mund te lihen pa permendur Co-produksionet me nje
sere bands dhe artiste te mirenjohur internacional, midis tyre
Gitarristi i mirenjohur amerikan Mike Stern ( L.A), superstar-i
nga NY. City James Smith, musical star nga Londra John Cashmore,
perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirenjohur
i gjenerates se ( "Nje nga Tarabuka perkusionist me virtuose
qe mund te ndodhet ne kete planet"shkruan Times) Ben Aámara
Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentet Hans Lüdemann,
M.Joggerst, R.Pretschner, star Jazz Pianist nga Italia Melo Mafali,
dirigjenti i mirenjohur Sir Froschauer dhe keshtu lista vazhdon
....
Performanca e artistes dhe debutimet e saj kane zene vend ne festivale
dhe skenat te ndryshme internacionale e prestigjoze midis tyre:
Prezantimi i saj ne Filharmonine e Kölnit tek MusikTrionale
Intern. Festival (qe me rolin e saj solistik lidh dy stile muzikor
me pole te kunderta ate Klasik me JAZZ -Blues), International
Jazz Contest ne Spanj (Fituese e cmimit - Best femal perfoming),
NRW Festival Bonn (Lauruar) pa lene pa permendur gjithashtu Eda
eshte soliste ne realizimin e nje sere kollanash zanore te shume
filmave serial televiziv te stacioneve me prestigjioze Gjermane
(prezantuar WDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave
publicitare te shume Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes,
Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L´Orèal etj).
Nuk mund te lihet pa permendur CD "EJA" (kollona zanore
qe prezantonte zyrtarisht Pavionin Shqiptar gjate pese muajve
ne Panairin Boteror "EXPO 2000" Hannover / Gjermani)
qe iu sponsorizua Shqiperise nga vete artistja. Ky titull u kompozua
tekstua dhe u interpretua nga Eda Zari e cila kooperoi me Label
Mirela Records ne Köln dhe Dinastine Lela. Zari ka perkrahur
dhe ndihmuar iniciativat e shume institucioneve & organizatave
Internacionale me mision humanitar, duke organizuar koncerte benifite
(nder te tjerash) per femijet Jetim, per te semuret H.I.V.positiv
etj. koncerte te ketij karakteri. Per te patur nje tabllo me te
plote e konkrete te ketyre aktiviteteve si dhe cmimeve te fituara
ne festivalet internacionale, dhe titujve te nderuar dhuruar kesaj
artiteje, ju lutemi referohuni tek Referencat, Awards & more.
Aktualisht artistja ndodhet ne nisje te Turneut Eda Zari 2003
"Statement" ne Evrope, dhe Afriken e Veriut.