Datë
lindja 14.05.1979
Vendlindja Korçë
Vendbanimi Tirana
Gjatesia 174 Cm
Pesha 57Kg
Shenja zodiakale Demi
Një nga më të njohurat këngetare + showomen
në Shqipëri kosovë maqedoni dhe gjithkund ku ndodhen
shqiptarë.
Që në moshë të vogël dallohet për
pjesmarrje aktive në aktivitet e ndryshme të zhvilluara
për fëmijë në Korçë dhe Elbasan.
Perfaqësimi i saj i parë ndërkombëtar ka qenë
në festivalin ballkanik të grupeve të fëmijëve
në vitin 1991 i cili u zhvillua në Preveza të Greqisë.
Në vitin 1991-1994 aktivizohet si këngëtare dhe
spikere në estradën profesioniste të teatrit "Skampa
në Elbasan".
Në vitin 1994 merr pjesë në Festivalin kombëtar
të këngës së lehtë shqiptare për
të rritur zhvilluar nga radio televizioni shqiptar.
Ne vitin 1995 është pjesëmarrëse e festivalit
të pranverës ku prezantohet denjësisht me këngën
"Si të panjohur" Boom-i i saj ka qenë në
festivalin kombëtar të këngës së lehtë
shqiptare në dhjetor të vitit 1995 me kengën "Lermëni"
Në janar të vitit 1996 realizon 2 spektakle me trupën
profesioniste të cirkut të Tiranës ku aktivizohet
si këngëtare dhe spikere.Mbas kesaj aktivizohet në
shumë spektakle si spikere dhe këngëtare me estraden
profesioniste të Tiranës.
Mbas pjesëmarrjes së sukseshme në festivalin e
pranverës 96 ftohet në një turne në Zvicer
me këngëtarët më të njohur shqiptarë.
Kthehet si spikere dhe këngëtare në spektaklin
"Sofra tiranase".
Gjatë kësaj kohe provon të këndojë këngën
popullore shqiptare duke marrë pjesë në koncertin
e këngës së perpunuar popullore që u zhvillua
në Shkodër. Vazhdon me këngën popullore duke
marrë pjesë në festivalin botëror të
këngës folklorike që u zhvillua në Francë
në gusht të vitit 1996 ku ishte prezantuese dhe këngëtare
e grupit "Arbana" që perfaqësoi shqipërinë
në këtë festival.
Në tetor të vitit 1996 vazhdon koncertet e saj në
një turne 2 mujor në gjermani, Belgjike dhe Hollandë
Kthehet për të marrë pjesë në festivalin
kombëtar të dhjetorit 96.
Në pranverën e vitit 1997 megjithë kushtet e vështira
social-ekonomike dhe trazirat në Shqipëri arrin të
realizojë vidoklipin e saj të parë të këngës
"Era" me të cilin perfaqësohet në festivalin
e pranverës 97.Vidioklipi është transmetuar nga
stacioni TV5 Francë në një emision për Shqipërinë.
Në
verën e 1997 ftohet 2 muaj nga shqipëtarët e Malit
të Zi për koncerte në Ulqin.
Në tetor të 97 ftohet nga shqiptaret në Zvicër
për një turne 1 mujor.
Në dhjetor të 97 perfaqesohet në festivalin Kombetar
të Radiotelevizionit me këngën "Nuk më
mashtron dot".
Në Janar të vitit 1998 realizon albumin e parë
të saj të titulluar "Kam qejfin tim".
Në Maj te 1998 është prezantuese së bashku
me rektorin e Akademisë së Arteve zotin Kastriot Çaushi,
dhe këngëtare në Koncertin më të madh
që u zhvillua për Shqiptarët në Greqi organizuar
nga Kompania "Koha Jonë". Në Shtator të
vitit 1998 fiton Konkursin në Akademinë e Arteve të
bukura në degën e Aktrimit në Tiranë ku aktualisht
vazhdon studimet në vitn e 4-të. Prezanton Festivalin
e Pranverës ne Qershor të 1999 ku këndon dhe hitin
e saj "Nëse më do fort".
Në verën e vitit 1999 merr pjesë në një
turne humanitar në Zvicër, Gjermani, Belgjikë,
Hollandë, Austri etj...
Në Tetor 1999, nxjerr për publikun Video-Kasetën
e saj të parë me titull "Kam qejfin tim",
e cila u realizua ne Gjermani gjatë verës 1999.
Ne Nëntor të vitit 1999 në një periudhë
1 mujore mban koncertet e saj në Zvicër.
Në Janar të vitit 2000 realizon albumin e saj të
dytë me titull "Nëse më do fort" me 13
këngë.
Ne verën e vitit 2000 realizon Videoklipet e reja të
albumit të dytë.
Në Shtator të vitit 2000 merr pjesë në Turneun
më të madh të organizuar per Shqiptarët në
Europë
Në vitin 2001 realizon kontratën e saj të parë
të mirëfilltë me menaxherin Jeton Dautaj dhe realizon
rreth 80 koncerte në të gjithë europën.
Në qershor të po këtij viti del në shitje
për fansat albumi i saj i tretë me titull "S'me
behet vonë" i cili arrin rekordet e shitjes në
Shqipëri. Në shtator të vitit 2001 realizon në
Itali me regjizorin Nicola Doersole vidioklipin e këngës
"S'me behet vonë" e cila shnderrohet ne hitin e
2001 për rininë. Pas 2 turneve absolutisht të sukseshme
në mars e tetor të vitit 2001 ftohet eskluzivisht në
diskoteken " macumba " në Fribourg ku pret nderrimin
e viteve.
Në vitin 2002 rinovon kontratën me menaxherin Jeton
Dautaj dhe në janar të 2002 ftohet në skandinavi
nga shqiptaret së bashku me grupin Corona.
Në
muajt shkurt mars vazhdon koncertet e saj në Zvicër
Austri dhe Gjermani në muajin prill ftohet serish në
skandinavi (Copenhagen goteborg dhe osio) së bashku me grupin
elita 5.
Në qershor 2002 diplomohet në akademinë e arteve
te bukura në degën e aktrimit me pjesën "xhaxha
vanja".
Në korrik del albumi I saj I katërt me titull "ik
meso si dashurohet" I cili thyen rekordet e tregjeve shqiptare
dhe shitet ne masen 90% del njekohësisht dhe vidioja e kengës
"ik meso si dashurohet.
Në gusht Qereti nis një turne madheshtor në të
gjithë Shqiperinë ku pushton edhe sheshet e qyteve kryesore.
Nata finale e ketij turneu madheshtor përfundoi në qytetin
e Tiranës ku Qereti këndon se bashku me grupin Elita
5 live përpara syve të rreth 80 mije shikuësve.
Në 1 nëntor të vitit 2002 shkon në Gjermani
ne nje turne madheshtor për shqiptarët.
Në fillim të dhjetorit del në treg vidiokaseta
e dyte e bleones me titull "ik meso si dashurohet”
me insertet më të mira të turneut nëpër
shqipëri Suprize viti i ri.
Bashkëpunimet më të shumta janë me Kompozitorin
Edmond Zhulali.
Ka bashkëpunime me Kompozitorët Wirus, Afrim Macula,
Nexhat Macula, Ilir Dangëllia, Arian Gjici, Dritan Lumshi,
Petrit Tërkuçi, Luan Zhegu.
Me Orkestruesit: Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi,
Alfred Kaçinari, Wirus.
Me autorët e teksteve: Agim Doçi, Mimoza Ahmeti, Alqi
Boshnjaku, Hivzi Krasniqi, Ledi Shqiponja, Irma Kurti, Vehbi Skënderi,
Jorgo Papingji, etj...
Me Regjisorët: Pali Kuke, Petri Bozo, Pëllumb Dervishi,Nicola
Doersole etj
Me Kameramanët: Valter Qarri, Besfort Hasanaj, Niko Treni,
etj...
Falenderoj për Këshillat: Familjen time, sidomos babain,
dhe gjithe kolegët e mi, menaxherin tim për vitin 2001-2002
Jeton Dautaj. Gjithashtu dhe Edmond Zhulali, Agim Doçi,
Ardit Gjebrea, Mihrije Braha, Naim Abazi, Gili dhe Ilir Berani,
Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Enxhi Nini,Dashnor Dika
dhe te gjithë miqtë e mi jo Artistë.