| Jeton
në periferi të Tiranës. Nuk i kushton vëmendje
as veshjeve dhe as makiazhit. Por vajza 16 vjecare, Anjeza Shahini
e di që duhet të ndryshojë shpejt. Tani që i
duhet të jetojë me shumë në qendër, të
udhetojë më shumë e të jetë prezent në
më tepër spektakle
E veshur me nje pale xhinse e bluze pambuku, pa makiazh e me fytyre
te prekur nga shenjat e adoleshences, Anjeza nuk ka pamjen e nje
mbretereshe te sapokurorezuar. Kete e ndjen edhe vete dhe fillimisht
duket paksa ne siklet. Por qe gjithsesi e kapercen shpejt. "E
di qe do te me duhet te ndryshoj. Do te me duhet te mendoj me me
kujdes tani e tutje per pamjen time perpara se te dal ne rruge",
thote teksa perpiqet te mbuloje fytyren me pellembe. Ne fakt nuk
mund te ndryshoje sa hap e mbyll syte, te kthehet brenda dites nga
nje gjimnaziste e thjeshte kombinatse, ne vajzen qe e njohin te
gjithe. Fati ka trokitur sa hap e mbyll syte. Anjezes i duhet ndoshta
pak me teper kohe sa te mesohet me idene se nuk eshte me ajo e para.
Kur kishte pare puntatat e para te spektaklit, 16 vjecaraja Anjeza
Shahini as qe e mendonte qe do te vinte dita dhe do te pushtohej
edhe ajo nga "Ethet e te premtes ne mbremje". Aq me pak
se do te ishte fituesja e tyre. Ne fillim vetem kishte qeshur me
stonaturat e atyre qe provonin fatin para jurise. Pastaj "Ethet..."
kishin ndaluar ne Shkoder ku konkurentet dukeshin vertet te forte,
mes tyre edhe dy nga finalistet e ardhshem. Pikerisht atehere kishte
nisur ta shihte konkursin me nje tjeter sy. Si nje vend ku mund
te konkurronte edhe Anjeza, deri ne ate kohe nje nxenese ne gjimnazin
e Kombinatit. Pastaj erdhi radha e konkursit te Tiranes. Shoqja
e saj e ngushte, te cilen e ka mikeshen besnike qe nga femijeria,
e shoqeroi ne ballafaqimin e pare me jurine. Kur arriti te kualifikohej
(ndonese juria nuk ndihej dhe aq optimiste), mendoi se rezultati
me i larte qe shpresonte te arrinte ishte te futej deri ne finale.
Do te mjaftonte qe Anjeza ta quante endrren e saj mese te permbushur.
Po nese nuk do te ishte futur ne garen e "Etheve...?"
Atehere Anjeza do te ishte nje nga shikueset e shumta te spektaklit,
nje nga ato qe do te votonin finalistet qe ajo tashme i ka "mundur".
Po per cilin do te votonte? Anjeza mendohet pak se kujt do t'ia
jepte voten e saj. Pastaj drejton koken per nga Klajdi qe eshte
vetem pak hapa me tutje. Jo vetem sepse jane bere shoke. Por sepse
Klajdi per te eshte vertet me i miri. "Te dy u perkasim gjinive
te ndryshme te te kenduarit. Ne njefare menyre jemi qe te dy fitues",
thote Anjeza.
Konkursi i ka mbushur edhe nje tjeter zbrazetire, shoqerine. Anjeza
eshte tip paksa i ndrojtur, nuk ze miqesi menjehere, rrethi i saj
shoqeror eshte teper i ngushte. Deri ne diten e konkursit ka pasur
vetem nje shoqe zemre. Tani ka edhe Klajdin edhe Tergiten. Ka miq
edhe finalistet e tjere.
Por ne ditet e spektaklit jo gjithcka ka ecur si ne vaj. Ka pasur
edhe momente kur Anjeza eshte merzitur sa me s'behet, madje nuk
ka mundur te mbaje as lotet. Kane qene ditet kur ajo e ndiente se
nuk ishte mire. Kete nuk ka nevoje ta degjoje nga tjeret. E ndien
mbi te gjitha vete. Dhe pikerisht ne te tilla caste ka qare. Me
teper nga inati.
Komplimenti me i bukur i eshte dukur "ke lindur per skenen",
thene nga Shpetim Saraci. Ma pas e ka degjuar nga te tjere njerez
dhe tani eshte e bindur se nuk ka si te jete ndryshe, ajo vajza
e trete e nje familjeje qe nuk pati dot nje djale, kishte lindur
vetem per skenen.
Spektakli nuk e ka permbysur si me magji cdo gje ne jeten e Anjeza
Shahinit. Pasi ka jetuar momentet e lavdise i eshte dashur te kthehet
serish ne te perditshmeen, ne apartamentin aq te vogel ne Kombinat,
ne banesen qe eshte e ngushte per kater pjesetaret e familjes. Mungesen
e nje hapesire me te madhe ka filluar ta ndieje gjithnje e me teper,
bashke me "rraqet" e saj qe shtohen cdo dite. "Do
te duhej nje dhome e gjithe vetem per sendet e mia, per CD-te e
gjithfare gjerash", thote Anjeza.
Gjithsesi mungesen e nje dhome ne shtepi, ia mbush motra me e madhe.
"E kam shoqe qe i them gjithcka". Por nuk rri pa ia thene
as te emes, e cila pastaj ia tregon te atit. Keshtu qe per Anjezen
familja deri tani di gjithcka. Ka pasur raste qe i eshte dashur
"te luftoje" me prinderit, sidomos javet e fundit, kur
pasi mbaronte spektakli te gjithe bashke niseshin per ne PUB-e.
Atehere prinderit i thoshin "S'ke per te shkuar". "Nuk
e kane per fanatizem, rrefen Anjeza. Kishin thjesht frike se mos
djersija dhe pastaj me ngjirej zeri". Vetem pasi merrnin premtimin
e vajzes se nuk do te kercente dhe nuk do te bente asgje qe mund
te rrezikonte sadopak zerin, atehere prinderit i lejonin keto argetime
te oreve te vona.
Por shtepia ku jeton, vec hapesires ndrydhese e bezdis edhe me nje
tjeter gje: eshte kaq larg nga qendra. Dikur nje largesi e tille
nuk e kishte munduar dhe aq shume. Ne fund te fundit jeta e saj
rridhte normal ne lagjen e Kombinatit ku ndihej mjaft komode me
familjen dhe njerezit e saj. Porse tani i duhet cdo dite e me shume
te njohe rruget e qendres, nga salla e provave ku po pergatitet
per nje koncert ne Kosove tek televizioni "Telesport".
Pastaj, miqte e rinj te spektaklit i kane mesuar kafenete e bllokut,
teper larg nga shtepia e saj. Aq larg sa kur njerezit e saj e marrin
ne telefon, Anjeza thote me nxitim "jam larg, jam ne Tirane".
Por kengetarja e re nuk merzitet aspak. Ankesa per largesine nga
qendra, ia le vendin menjehere nje shprehje shkujdesjeje. "Nuk
eshte dhe aq problem, tani po mesohem". Ideja se ajo eshte
lagjja e vet, vendi ku rri me e qete se kudo pa piken e kompleksit,
e ben te ndihet me mire. Edhe pse per te bere rrugen e gjate qe
e ndan nga miqte e saj te rinj, ajo tani duhet te hipe ne autobusa.
Ku sigurisht te gjithe kthejne koken per te pare ate, fituesen e
spektaklit me popullor te viteve te fundit.
Vetem kur kishte mbaruar edhe festa permbyllese e spektaklit, Anjeza
e kishte kuptuar se sa e kishin lodhur te gjitha ato jave pergatitjesh.
Dy ditet e para hutimi nuk i kishte kaluar ende. Oret rridhnin mes
nje lumi telefonatash urimi, rremuje neper shtepi, vajtjeardhjesh
te njerezve te saj, trokitjeve ne dere te fqinjeve te shkalles apo
te pallatit... Gezimin ia kishte shtuar edhe me teper motra e madhe
me femijet e saj, qe kishin ardhur nga jashte vetem e vetem per
te qene aty ate dite te gezueshme. Dhe Anjeza e kishte ndiere veten
ne qender te asaj vorbulle njerezish qe silleshin rreth saj, qe
nuk i linin kohe as te mendonte qetesisht per gezimin e saj apo
te thurte plane per te ardhmen, por as te pushonte qetesisht, te
arrinte te clodhej pas asaj rraskapitjeje shumejavore.
Vetem kur kishte kaluar edhe e diela, Anjeza kishte nisur te shlodhej.
Ne dy dite kishte rekuperuar gjithe gjumin e manget te koheve te
fundit. Dhe pastaj te merkuren i ishte dashur te kthehej me kembe
ne toke, t'i kthehej shkolles dhe librave.
"Ne klase me priten me lule", tregon Anjeza. Me pas e
kishin therritur ne drejtorine e shkolles, per ta falenderuar qe
ajo, nxenesja e vitit te dyte, kishte lakuar kaq e kaq here emrin
e shkolles "Myslym Keta" ne skenen e Teatrit te Operes
dhe Baletit. Ne drejtorine e shkolles, Anjezen e priste edhe dhurata
e mesuesve per kete fitore. "Me thane qe nuk me kishin shenuar
as edhe nje mungese gjate gjithe kohes qe kishte zgjatur spektakli".
Nje shkelje e bere nga mesuesit me ndergjegje te plote. Vetem e
vetem qe nxenesja e tyre te mund te pergatitej sa me qete dhe t'u
falte sa me teper kenaqesi te premteve mbrema. "Me kane dhene
madje leje qe te mungoj edhe ne javet ne vazhdim, kur te me duhet
te leviz neper spektakle apo koncerte", thote Anjeza pa e fshehur
aspak kenaqesine.
Anjeza e kupton qe e kane perkedhelur ca si teper, por tani s'ka
c'ti beje, eshte mesuar dhe te gjitha keto i duken mese normale.
Eshte kaq e lumtur per konkursin, sa i duken te gjitha te kapercyeshme.
I duket se mjaft te ulet mbi libra, dhe mund te kape ne pak jave
te gjitha boshlleqet qe ka krijuar ne disa muaj. Ndihet e sigurte,
sidomos kur permend ndihmen e shoqes se saj te klases. Ajo do t'i
spjegoje te gjitha mesimet e oreve te humbura. Anjeza e di qe problemin
me te madh do ta kete me matematiken, fiziken apo kimine. "Parapelqej
lendet shoqerore. Notat me te mira i kam ne histori apo ne letersi",
thote ajo.
Vec mesuesve, edhe prinderit jane treguar tolerante me teper nga
sa duhet me Anjezen. Nuk e kane detyruar te mesoje me cdo kusht.
"Per ta eshte e rendesishme qe une te bej nje shkolle. Tani
qe rruga ime eshte e lidhur me muziken, ata me duken te lumtur".
Ne nje nga komentet e pas-spektaklit, nje dore mosbesuese kishte
shkruar se Anjeza nuk dukej shume e habitur dhe e emocionuar kur
ishte shpallur fituese. Ndoshta e dinte...
Anjeza betohet se kjo nuk eshte aspak e vertete. "Perkundrazi,
thote ajo, isha teper e hutuar. Por kur ngjitem ne skene jo gjithmone
i shfaq emocionet e mia, edhe sikur te dua". Ajo nuk e dinte
se pas kokes se saj Adi Krasta kishte hapur gojen duke bere pa ze
germen "A". Asaj i vinin ne vesh disa thirrma nga salla:
"Klajdi! Klajdi!", dhe ishte pergatitur per gjithcka.
Ndoshta prandaj dukej edhe aq e qete, apo ndoshta per faktin se
halli i vetem i atij momenti dukej sandalja qe i ishte zberthyer
teksa ngjitej ne skene.
Por ndonese eshte bere "mjeshtre" per te fshehur emocionin
apo ankthin qe mund ta kape ne momente te caktuara kur eshte ne
skene, ajo nuk eshte aktore dhe aq e mire kur behet fjale per te
genjyer prinderit per dicka qe atyre nuk u pelqen. "Eshte e
kote qe t'i genjej, ata e kuptojnee menjehere", thote Anjeza.
Megjithate edhe raste per te genjyer nuk ka pasur dhe aq shume.
Ndryshe nga shume moshatare te saj, kur ajo le mesimin nuk i duhet
aspak te genjeje: per kete ka tashme bekimin edhe te prinderve,
edhe te mesuesve. Por nuk ka ende ndonje djale qe ta kete bere per
vete Anjezen, ne menyre qe ajo te filloje e te tjerre pastaj nga
ato historite qe moshataret e vet tregojne cdo dite per t'u shpetuar
prinderve. Por kur te vije ky moment, ndoshta Anejzes nuk do t'i
duhet fare te genjeje, pasi "deri tani kam qene vajze shume
e mire". Madje me e mire se c'duhet. Keshtu te gjitha ato qe
ka fituar (Anjeza nuk flet per shifra por duket qe ka mbetur e kenaqur
nga shuma qe thuhet se i ka dhuruar AMC-ja apo dhuratat e sponsoreve
te tjere), ua ka dorezuar prinderve ne dore. Tani sa here te duhet
te bleje dicka, do te duhet t'ua kerkoje atyre. "Nuk jam tip
qe kerkoj shume, ndoshta sepse nuk i kushtoj dhe aq vemendje veshjes
se perditshme", thote Anjeza. Per te mjaft qe ne skene te dale
bukur dhe ne rruge te ndihet rehat.
Gjithsesi, ndryshimi ka filluar. Por eshte aq i vogel, sa edhe vete
Anjeza mezi e ndien. Tani ka nisur te bezdiset kur dikush i thote
se ne skene duket e bukur, kurse ne jeten e perditshme nuk eshte
gje. Dhe ndoshta kjo bezdi do ta coje gjithnje e me shpesh drejt
salloneve te bukurise, drejt dyqaneve te kozmetikes apo atyre te
rrobave. E ndonese me xhinse ndihet mire dhe fytyra me shenjat e
adoleshentes nuk e bezdis fare, ajo do te perpiqet qe ne rruge te
dale po aq bukur sa ne skene. Pasi tani nuk eshte me nje vajze e
panjohur qe banon ne Kombinat. Tani ajo eshte fituesja e "Etheve
te se premtes mbrema" dhe se bashku me kupen e konkursit ka
marre me vete edhe kenaqesine apo bezdine e te qenit njeri publik.
|