VIP-FEMRA KOSOVARE, ADELINA ISMAJLI

A do të martohet shpejtë ”rrebelja” bukuroshe e “Kanagjeqit”…

Vip-femra kosovare, këngëtarja më e preferuar e rinisë, Adelina Ismaili, për 18 vite të karrierës së saj, tashmë ka prekur pistat e sukseseve në muzikën shqipe.

Estravagantja dhe “rrebelja” bukuroshe ka rreshtuar pranë vetës një armatë të tërë të fansove të muzikës shqipe.

Thjeshtësia, afërsia me publikun, interpretimi origjinal dhe lëvizjet e “gjalla” në skenë kanë bërë që Adelina të jetë mbretëreshë e tingujve të ëmbël.

Adelina pohon se në muzikë është “futur” krejtë rastësisht, qysh në moshën gjashtëvjeçare kur është regjistruar në shkollën e ultë të muzikës.

Talentin e vogëlushes kaqurrele të asaj kohe, të hitit të njohur “Rega –rega-re”, e zbuloi profesoresha e pianos, e cila e udhëzoi që Adelina të këndoj në korin e fëmijëve në Radio “Prishtinë”.

Karriera e saj zë fill në moshën gjashtëvjeçare pas konkurrimit të saj në Akordet e Kosovës ku debutoi me këngën “ Ne jemi bukuria e atdheut”.

Më pas për dy vite radhazi ka qenë fituese e vendit të parë nga juria profesionale, si dhe me shpërblimin e publikut “Okorina e artë”.

Atë periudhë, ajo ka prezantuar Kosovën nëpër vendet e ish-Jugosllavisë ku është shpërblyer si interpretja më e suksesshme.

Po ta tërheqësh një paralele nga vogëlushja simpatike deri te ylli i estadës së Kosovës, rreth 900 këngë, është bilanci i këngëve të inqizuara të Adelinës.

Zhveshja -shënjë revolte dhe bundi

Atëherë kur këngës iu qas më me seriozitet, për Adelinën idhull ka qenë Madonna.

“Asnjëherë pa u nda vazhdova aktivitetin tim si tinejgjere me një videokasetë dhe me prezantim nëpër media, të cilat dispononin atëherë. Kurrë nuk kam pushuar së punuari”, thotë Adelina. Ndërkaq, për pjesëmarrjen e artistëve nga Kosova në Festivalin e Shqipërisë, pohon se të gjithë kanë qenë të nënqmuar skajshmërisht.

”Nuk e dij arsyen pse, kurse ne sakrifikonim dhe e vënim në rrezik edhe jetën për të shkuar që të marrim pjesë në Festivalin e Shqipërisë. Më pas vendosa që kurrë më mos të marr pjesë në atë Festival. Aty edhe u zhvesha, në shenjë revolte dhe bundi ndaj shumë gjërave”, theksoi Adelina.

Sipas saj, një gjë e tillë është pritur shumë mirë nga publiku. Këtë edhe e quan etapë të karrierës së saj të re.

Adelina thotë se bëra bujë, me atë zhveshje, ku audotiriumi e pranoi si shënjë revolte dhe bundi. Fatmirësisht e mirëkuptoi.

U gjykova shumë nga të mëdhënjtë, nga kravatat, mirëpo publiku im çdoherë ishte me mua.

Viti 1997 Adelinën e sjellë në një “botë” tjetër, në botën e bukurisë. Pasi u kurorëzua si mbretëreshë e bukurisë në Kosovë, po këtë vit ajo prezantoi Shqipërinë në Miss Glob, ku edhe diskualifikohet, ngase prezntohet si shtetase e Republikës së Kosovës.

“Nuk brengosesha fare pse jam diskualifikuar. Unë kisha arritur kulminacionin e satisfaksionit tim shpirtëror, ngase e kisha shpallur veten qytetare të Republikës së Kosovës”, nënvizon Adelina.

Sharmantja e Estradës kosovare, si 18- vjeçare thotë se “ka provuar” të bëhet modele. Mirëpo “jeta” e pistave të modës nuk i kishte lënë ndonjë mbresë pëlqyese, andaj edhe që në start e braktizë këtë profesion.

“ E kam parë se në Kosovë definitivisht duhet të jesh e pamoralshme që të jesh fotomodele. Nuk dua t’a ofendoj askë, por flas nga përvoja ime. Mua nuk më ka pëlqyer apsolutisht kjo jetë. Nuk dua të jem një sponzorushkë e askujt. Dua të fitoj me forcat e mia. Pastaj, me këtë punë aftësitë e mija nuk vihen në pah, por afrtësitë e dikujt tjetër vihen në pah përmes meje”, nënvizon Adelina.

Mesazhi i “Kanagjeqit”

Për albumin e fundit “Prej fillimit” thotë se është konstant me ndryshime të imixheve dhe me revoltë kundër padrejtësive dhe destruktivitetit, qoftë shoqëror qoftë nga lartë, por gjithmonë duke aluduar për një pasqyrim sa më real të së vërtetës së popullit dhe jo të foteleve.

“ Kanagjeqi”, kënga që ka “uzurpuar” emisionet muzikore në mediat elektronike, për Adelinën është kënga më e dashur.

“ ‘Kanagjeqin’ 90 përqind e publikut e pëlqejnë shumë, ndërsa një pjesë e caktuar njerëzish këtë këngë e quajnë përbuzje e banorëve që jetojnë në vise rurale.

Kjo nuk qëndron. Si pikë e parë, kjo është vetëm një përshkrim i një ceremonie ku vajzat e përcjellin shoqën e tyre, që të bëhet nuse. Për fëmijet në këtë këngë është shumë interesant Adelina dhe lëvizjet e saja, për reperët është interesant se si repon Adelina, për njerëzit në moshë e ka atë mesazhin e vet që çdo gjë ndërlidhet me përzierjen e qajave”, potencoi Adelina.

Sipas saj, mbi të gjitha, mesazhi i “Kanagjeqit” është që njerëzit të qeshen për nja katër minuta radhazi derisa zgjat kjo këngë dhe t’i harrojnë brengat e 24 orëve.

“ Gabim apsulut është mendimi i disave se në këtë këngë kam përdorur theksin drenicak. Edhe nëse kam tingëlluar si drenicake unë jam e lumtur, sepse miqtë më të mirë i kam në Drenicë”, saktësoi Adelina.

Ajo pohon se disa mediume atë e kanë shpallur si armike të Drenicës pas skandalit me Leonora Jakupin. Megjithatë, ajo përserit me plot përgjegjësi se miqtë më të mirë i ka në Drenicë.

“Unë isha në Drenicë për ta mbajtur një koncert, i cili u shndërrua në tri koncerte për shkak të interesimit të madh të publikut”, pohon Adelina.

Për skandalin tashmë të njohur në mes dy yjeve të Estradës kosovare, Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi, Adelina thotë se nuk ka ide se si erdhi deri te ky skandal dhe se tashmë drejtësia e ka thënë fjalën e saj të fundit.

“Nëse dikush dëshiron ta gjykojë gjyqin e brishtë të Kosovës , atëherë është kjo qështje eprivate e atij personi apo institucioni. Edhe unë kam mundur të ankohem në polici që më është rrahur motra Zanfina. Mirëpo, rrahjet janë të zakonshme në mes të artistëve. Unë këtë gjë e kam marrë si shumë normale. Në takimin tonë të parë dhe të fundit kur ndodhi ky skandal mendova se çdo gjë u krye me kaq, prandaj edhe nuk e raportova në polici rastin për rrahjen e Zanfinës”, rrëfen Adelina.

Sipas saj, vetëm atëherë kur disa media filluan ta fryejnë këtë gjë, atëherë edhe u “rrit” kjo punë e iku deri në gjyq.

“Nuk e dij a ishte në pyetje që të ripërtërihet karriera e dikujt, apo që gazetat të kenë shitje më shumë dhe të bëhet biznes i pandershëm me lexuesin”, nënvizson Adelina.

Ajo as nuk e mohon, por as nuk e pohon se e urren tashmë kolegën e saj Jakupi.

“Unë nuk e urrej askënd në jetë, as Leonorën. Atë që e urren Adelina ai më nuk do të egzistonte. Këtë e them sinqerisht. Atë moment që vendosi ta urrej dikë, ai njeri, objekt, apo vepër nuk do të egzistonte më”, shprehet Adelina.

Adelina: Kënga “Ti do të martohesh”, më bën të qaj

Puna, vullneti i madh dhe pathyeshmëria e prishtinases simpatike, padyshim se janë “sekreti” më i fortë me të cilat i ka “pushtuar” mijëra adhurues të saj.

“Puna më ka kalitur dhe më kaluar në shprehi. Nuk është me rëndësi nëse i fshij në shtëpi pluhurat apo e laj hyrjen e ndërtesës apo shkruaj tekste, për mua e rëndësishme është të punoj diçka, ngase përndryshe e ndiej vetën depresive dhe të pavlefshme”, thotë Adelina.

Ajo pohon se talentin për shkrim e ka trashëguar nga e nëna e saj.

Përditshmëria kosovare, cigarëshitësit e vegjël, njerëzit që jetojnë nën tenda janë inspirimi kryesor që Adelina të shkruaj tekste të këngëve.

“Unë këta njerëz i kam edhe në familje, i shoh problemet e tyre që më dhembin. Për këtë arsye i shkruaj në vargje dhe i shndërroj në këngë”, pohon Adelina.

Për bukuroshën Ismaili, të gjitha këngët janë të njëjta. Çdo artistë në këngë e gjuan një copë shpirti…Por nuk e mohon se “gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”. Ajo pohon se njeriu gjithmonë e përmend ndonjë këngë që e prek dhe jo ndonjë që i krijon kënaqësi kur e dëgjon.

Megjithatë, nga gjithë ai “det” këngësh, e vetmja që Adelinën e bënë të qaj është kënga “Ti do të martohesh”.

“ Kënga që aktualisht nuk guxoj ta dëgjoj, sepse kam frikë se mos dikush më sheh duke qajtur e dënesur është kënga “Nuk i dua bardhësitë” e Sabri Fejzullahut”, thotë Adelina.

Kurrë s’do të martohem për interes

Prishtinaseja simpatike, Adelina Ismaili, derisa një pjesë jetës dhe të shpirtit ia ka falur publikut të saj, thotë se vetëm një “grimcë intimiteti”, dashurinë, don ta mbajë sekret për vete.

“A jeni të njoftuar se nuk dua të përgjigjem në këtë pyetje?”, na pyet ajo dhe buzëqesh. Derisa flet për “princin”, e ardhshëm të ëndërrave të saj, qeshet lehtë dhe si me çdo kusht mundohet të mos e “tradhëtojë” vetëvetja në narracion.

“Jam apo jo, do të jem ose jo, kam vendosur që mos t a publikojë më jetën time intime nëpër media, sepse po keqpërdorët për qëllime të caktuara.

Tërë jetën dhe shpirtin ia kam falë publikut, këtë grimë intimiteti dua ta mbajë për vete”, potencoi Adelina.

Sipas saj, edhe atëhërë kur ta finalizojë këtë çështje- të martohet, kjo do të jetë një befasi shumë, shumë, shumë e madhe për të gjithë.

“Martesa ime për dikë shumë e tmerrshme e për dikë shumë e mirëseardhur, kontadiktore, ashtu sikurse jam edhe vet”, thotë Adelina. Edhe pse flitet se Adelina do të martohet shpejtë, ajo edhe këtë herë refuzon të saktësoj diçka në këtë drejtim.

Përseri, thotë Adelina, nuk do të përgjigjem ashtu sikurse dëshiron ti, nuk do të caktojë data. Pastaj qeshet… ngre gotën me verë të bardhë, sikur don ta shuaj zjarrin e përgjigjes…

“ Nuk besoj se do të martohem shpejtë. Jetës nuk i dihet aq më shumë martesës, por tash për tash mendoj se nuk do të martohem shpejtë. Duhet të mendoj mirë e mirë, shumë, sepse kjo është vendosje shumë e madhe”, thotë simpatikja Ismaili.

Adelina pohon se paksa i frikësohet martesës. Ajo thotë se shpeshherë mendon se do të jetë skeptike, ngase duhet ta njoh shumë mirë njeriun me të cilin do të martohet. Sipas saj, ajo që nuk do të ndodh kurrë është martesa për ndonjë interes.

“ Se a do të jetë emër i njohur ose jo, njeriu me të cilin do të martohem, ska rëndësi, e rëndësishme është vetëm që mua të më pëlqej. Kjo çështje do të jetë ekskluzivisht e imja”, nënvizon Adelina.

Kam vendosur të bëj një operacion plastik…

Atëherë kur paksa lirohet nga stresi i punëve të përditshme profesionale, Adelina flenë dhe zgjohet shumë vonë.

Fillimisht e lexon shtypin ditor, pastaj shikon ndonjë komedi me motrën e vogël, e cila sipas Adelinës është tip shumë i qetë dhe shumë kontrast me të.

Më pas i kryen punët e shtëpisë.

“ Si të zgjohem pastroj në shtëpi, sepse gjithnjë mendoj se kur të dalim nga shtëpia, nëse hyjnë hajnat le ta gjejnë të pastërt që most ë na marrin nëpër gojë. Ndërsa, në mbrëmje inspirohem për të shkruar diçka. Nata është koha ideale për inspirim.

Kështu që mbes zgjuar dei në mëngjes”, potencon Adelina.

Gjatë kësaj periudhe ajo është në koncerte nëpër Kosovë , të cilat po mbahen nëpër pishina. Pastaj do të jetë edhe në katër koncerte tjera në Ulqin. Ndërsa, tashmë është në përgatitje të një kënge të re në bashkëpunim me Ziko-company dhe me kompozitorin Virusi. Sipas saj,kjo këngë do të jetë një lloj dueti me një grup, por nuk don ta bëjë publik emrin e grupit..

Sipas Adelinës, bukuria e saj nuk mbanë kurrëfarë falsifikimi, as ndonjë operacion plastik, siç kanë shkruar disa gazeta.

“Pas shkrimeve në gazeta që janë bërë për kinse operacionet e mia plastike, kam vendosur që kur të plakem ta bëj një operacion plastik, vetëm për ti vulosur fjalët e disa gazetarëve që i kanë bërë në llogari të operacionëve të mia”, thotë Adelina.

Cila parti guxon ta fusë Adelina Ismailin në Parlament?

E vetmja që qëndron prapa “perdeve” të familjes Ismaili dhe që e kontrollon punën e saj, është Ema, eminenca gri e “firmës” Ismaili.

“ Ajo është një person objektiv në familje e cila gjykon se si dukemi, si tingëllon kjo këngë. Gjithmonë ka refuzuar paraqitjet publike. Prapa familjes Ismaili qëndron vetëm Ema”, shprehet Adelina.

Për këngën “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, ajo thotë se nuk është kompetente të përzihet në politikë, e assesi të flas për politikën.

“Fatmirësisht, ose fatkeqësisht i dij shumë gjëra. Do të përgjigjem me një varg të një kënge time “Koha le të na tregojë se ku është e vërteta”. Pra mos të ngutemi, të presim pak që të shohim se ku i ka fillet UÇK-ja, se ku i ka fillet ushtria e Ibrahim Rugovës, nëse egziston”, thotë Adelina.

Ajo nuk e mohon se do të pranonte të bëhëj politikane e Kosovës, por se nuk e pranojnë ndoshta…

“Cila parti guxon ta fusë Adelina Ismailin në Parlament. Paramendoni çka do të bëhej aty. Çfarë cirkusi”, thotë Adelina.

Ylli i këngës shqipe, thotë se ka shumë kolegë me të cilit shoqërohet. Mirëpo nuk guxon të përmend emra, ngase frikësohet se mos e harron ndonjërin.

“Patjetër duhet ta përmendi Sabri Fejzullahun i cili është idhull i imi. Ai është një njeri me 35 vjet karrierë dhe të vetmën konkurrecë gjatë këtyre viteve e ka pasur vetëvetën. Ai është legjendë e gjallë e muzikës shqiptare. Sa fatmjerë jemi ne që nuk ia dimë vlerën atij njeriu që është duke e falur shpirtin e tij për ne.

A duhet të vdes ai që t’ia dimë vlerën, apo duhet t’ia dimë vlerën tash sa është i gjallë apo t’ia shtrojmë rrugën me lule ashtu sikurse e meriton një artist i rangut të tij?”, potencon Adelina, vajza prishtinase që e don diellin në mëngjes, dashuirinë, mirëkuptimin, suprizat, nënën e saj kur është nervoz dhe e ledhatoj, gjyshën …..

Sipas saj, më shumë i interesojnë ata të cilët nuk e duan.

Gjyqi nga “kravatat”

“Në Festivalin e Shqipërisë u zhvesha, në shenjë revolte dhe bundi ndaj shumë gjërave”, theksoi Adelina.
Sipas saj, një gjë e tillë është pritur shumë mirë nga publiku. Këtë edhe e quan etapë të karrierës së saj të re.
Adelina thotë se bëra bujë, me atë zhveshje, ku audotiriumi e pranoi si shënjë revolte dhe bundi. Fatmirësisht e mirëkuptoi.
U gjykova shumë nga të mëdhënjtë, nga kravatat, mirëpo publiku im çdoherë ishte me mua.

“ Ata që më duan një ditë ndoshta iu bëhemn e mërzitshme, dhe do të më braktisin, ndërsa ata që nuk me duan e dij se gjithmonë do t’i kem afër vetes duke u munduar gjithmonë që të më zënë në ndonjë gabim. Ata nuk do të më braktisin kurrë”, potencoi Adelina.

Ajo thotë se shumë besnike i qëndron adhuruesve të saj, ngase ata janë që Adelinën e mbajnë në skenë. Treqind herë në jetën time kam qenë në pikëpyetje të madhe që ta lë apo jo karrierën, sepse kam hasur në pengesa shumë të mëdha për të cilat kam besuar se nuk kam fuqi t’i tejkalojë.

Dashuria e adhuruesve më ka bërë të fortë ta tejkalojë këtë pengesë dhe të eci përpara që të jap maksimumin për ta.

Kush është eminenca gri në “firmën” Ismaili?

E vetmja që qëndron prapa “perdeve” të familjes Ismaili dhe që e kontrollon punën e saj, është Ema, eminenca gri e “firmës” Ismaili.

“ Ajo është një person objektiv në familje e cila gjykon se si dukemi, si tingëllon kjo këngë. Gjithmonë ka refuzuar paraqitjet publike. Prapa familjes Ismaili qëndron vetëm Ema”, shprehet Adelina.

Për këngën “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, ajo thotë se nuk është kompetente të përzihet në politikë, e assesi të flas për politikën.

“Fatmirësisht, ose fatkeqësisht i dij shumë gjëra. Do të përgjigjem me një varg të një kënge time “Koha le të na tregojë se ku është e vërteta”. Pra mos të ngutemi, të presim pak që të shohim se ku i ka fillet UÇK-ja, se ku i ka fillet ushtria e Ibrahim Rugovës, nëse egziston”, thotë Adelina.

Ajo nuk e mohon se do të pranonte të bëhëj politikane e Kosovës, por se nuk e pranojnë ndoshta…

“Cila parti guxon ta fusë Adelina Ismailin në Parlament. Paramendoni çka do të bëhej aty. Çfarë cirkusi”, thotë Adelina.

nga:

Meritë Lecaj

Copyright www.agimi.com