Shqiperia dhe fqinjet |
Populli shqiptar ka ushqyer vazhdimisht ndaj popujve të Ballkanit
serbëve, malazezëve, maqedonasve, grekëve dhe popujve
tjerë në segmentin e vet një miqësi, afrim dhe
solidaritet.
Baza ideore e Programit të Lidhjes së Popullit Shqiptar,
është koncipuar në mes tjerash, në lirinë
e tërë popullit shqiptar për integritetin territorial
dhe miqësinë e bashkëpunimin ndërfqinjësor
me popujt serbë, malazezë, grekë, maqedonë dhe
popujt e tjerë të Ballkanit.
Deviza e fuqive të Mëdha: Austrohungarisë, Rusisë,
Gjermanisë, Francës, Anglisë ishte: „nëse
serbët, bullgarët, grekët, shqiptarët, rumunët
dhe popujt e tjerë ballkanikë e preferojnë miqësinë
tonë duhet të kenë armatat e veta nacionale prej
200 gjer 300 mijë e më shumë ushtarë. Qindra
mija ushtarë do të thoshte miliona të tjera huash
dhe rishndërrim të Ballkanit dhe të popujve liridashës
ballkanikë në peng të imperialistëve dhe ekspansionistëve
të huaj.
Gadishulli Ballkanik nuk është i vogël dhe nuk është
as i ngushtë për popujt e tij autoktonë. Ai është
shumë i pasur. Pozita gjeografike strategjike është
shumë e rëndësishme me arteriet më të rëndësishme:
Luginën Morava — Vardar, Luginën Moravë —
Ibër dhe Nishavë — Maricë d. m. th. paraqesin
arterie jashtëzakonisht të rëndësishme ekonomike
ushtarake strategjike si për posedimin e Ballkanit ashtu edhe
për depërtimin kah Bosfori, Stambolli, Azia ashtu edhe
për daljen në Mesdhe, Afrikë e më tutje që
është shënjestër vitale e synimeve agresive
imperialiste për pushtimin kolonial. Ai mjafton për popujt
e tij. Popujt e tij nuk janë të paaftë për zhvillim,
sepse ata nuk i ka dënuar natyra të jenë robër,
vetëm të eksploatohen nga armiqtë e tyre të
jashtëm të cilët i nxisnin vendët ballkanike
të kacafyten në mes vedi. Kjo ka qenë ideja e Programit
të luftës çlirimtare të bashkëpunimit
solidar e vëllazëror me popujt fqinj — të Lidhjes
së Popullit Shqiptar të mbajtur në Prizren.
Fillimi dhe zhvillimi i lëvizjeve nacionale: kryengritja e
popullit serb, grek, maqedon, kroat, malazez, hercegovas si dhe
Lëvizja Nacionale e Popullit Shqiptar — çështje
e ndërlikuar ball-kanike — që e karakterizojnë
antagonizmat kombinimet diplomatike të intrigave, hipokrizisë,
mahinacioneve kalon në trollin e zjarrtë të luftërave
dhe lëvizjeve nacionale.
Fuqitë e mëdha evropiane sa herë që janë
mbledhur rreth tryezës, ato i kanë zgjidhur vetëm
problemet e veta — orekset për hegjemoni. Ato nuk janë
kujdesur asnjëherë për popujt dhe shtetet e vogla,
prandaj edhe populli shqiptar u bashkua në lidhjen e vet, udhëheqja
e të cilës është shembulli i rrallë i shkathtësisë,
talentit dhe dashurisë për liri.
Dëshira e monarkisë austrohungareze për okupimin
e Bosnës e Hercegovinës qe sinjal për popujt liridashës
të Ballkanit dhe të Evropës se duhet ndërmarrë
masat organizative me fuqinë e armës dhe me një bashkëpunim
të gjerë popullor kundër politikës ekspansioniste
të shteteve të mëdha.
Kongresi i Berlinit jo vetëm që nuk e shqyrtoi çështjen
shqiptare por i dëmtoi shqiptarët. Nuk e njohu Lëvizjen
Nacionale të shqiptarëve, ekzistimin autokton të
popullit shqiptar, nuk ia njohu luftën për autonomi, luftën
për shkëputje dhe për çlirim nga robëria
shekullore turke.
Abdyl Frashëri ideolog i Lëvizjes Nacionale Shqiptare
theksoi „se duam të jetojmë në marrëdhënie
të mira me fqinjët tonë — me popujt dhe shtetet
ballkanike".
Lidhja Shqiptare e Prizrenit në programin e vet e ka lidhur
lëvizjen e vet çlirimtare, idenë dhe programin
me lëvizjet çlirimtare progresive të popujve maqedon,
kroat, slloven, të Bosnës e Hercegovinës e të
tjerë.
Programi i Lidhjes Shqiptare ishte një fundament i emancipimit
politik të popullit shqiptar, ishte garanci e realizimit të
aspiratave shekullore çlirimtare të shqiptarëve
për çlirimin nacio-nal dhe për krijimin e autonomisë
kombëtare.
Populli shqiptar i bashkuar nën udhëheqjen e Lidhjes
shqiptare, arriti një pikë kulminative në luftën
për çlirimin kombëtar.
Në frymën e parimeve të kombësisë Lidhja
shqiptare dënoi paqen e Shën Stefanit dhe Bullgarinë
e madhe sepse me këtë shkelej liria dhe integriteti nacional
i popujve të tjerë fqinjë. Me këtë paqe
u çrregulluan seriozisht marrëdhëniet e mira mes
popujve ballkanikë. Shën Stefani është shembull
në histori se si fuqitë dhe shtetet e mëdha siç
ishte Rusia cariste — për qëllimet e veta megalomane,
hegjemoniste krijon shtetin artificial bullgaromadh — si tampon
për grindje e përleshje permanente në mes të
popujve ballkanikë — si përzierje të fuqive
të mëdha në interesat vitale të popujve ballkanikë.
Parimisht, Programi i Lidhjes së Popullit Shqiptar paraqet
suksesin më të madh në mobilizimin e masave për
çlirimin nacional, solidaritetin e masave për bashkëpunim
dhe miqësi me popujt ballkanikë, ajo shprehu qenjen nacionale
të popullit shqiptar dhe duke njohur qenien e vet njohu edhe
respektoi parimet e luftës çlirimtare për integritetin
nacional të popujve ballkanikë..
|