|
Zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në kuadrin
e ngjarjeve që po ndodhnin në Ballkan në kohën
e Krizës Lindore të viteve '70 të shekullit XIX,
kryhej në kushte kur populli ynë ishte i detyruar të
ndeshej krahas me armikun shekullor, Perandorinë Osmane, edhe
me armiq të tjerë të fuqishëm që synonin
copëtimin e trojeve shqiptare.
Përballimi i një situate të tillë shtroi për
zgjidhje para lëvizjes sonë kombëtare disa probleme
që kishin lidhje me përpunimin e një strategjie politike
të tillë, që të merrte parasysh raportin e forcave
në arenën ndërkombëtare, për të arritur
plotësimin e aspiratave çlirimtare të popullit
shqiptar.
Ngjarjet ndërkombëtare e ballkanike sollën me vete
ato rrethana që e detyruan popullin shqiptar ta zhvillojë
luftën për çlirimin kombëtar në kushte
shumë të vështira; i vetëm, kundër një
koalicioni forcash i cili, me gjithë kontradiktat në gjirin
e tij, mbante një qëndrim mohues e armiqësor ndaj
çështjes shqiptare.
Në këtë situatë problemi i sigurimit të
aleatëve eventualë për lëvizjen shqiptare nuk
gjente kushte të favorshme, por sidoqoftë mbetej detyrë
për udhëheqësit e kësaj lëvizjeje që
të kërkonin rrugë për të siguruar rrethana
sa më lehtësuese në këtë luftë shumë
frontesh.
Ata nuk kishin iluzione por niseshin nga vlerësimi i mundësive
objektive.Në vitet e Krizës Lindore (1875—1881)
kur shqiptarët i gjejmë me armë në dorë
në luftë kundër sunduesit osman, armikut të
përbashkët të të gjithë popujve të
Ballkanit, u bënë disa përpjekje për të
vendosur lidhje me shtetet fqinje, me qëllim që të
arrihej në një bashkëpunim ushtarak. Në vitin
1876 u zhvilluan bisedime midis përfaqësuesve të
një komiteti patriotik që vepronte asokohe në Shkodër
dhe Malit të Zi për vedosjen e lidhjeve, bisedime që
u shoqëruan me aktivizimin e luftës së malësorëve
shqiptarë kundër Turqisë.1
I nisur nga i njëjti qëllim Komiteti Qendror për
Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare,
që ishte krijuar në Stamboll, zhvilloi bisedime me përfaqësues
të Qeverisë Greke gjatë vitit 1877 e në fillim
të 1878-ës. Por lidhjet e drejtpërdrejta, si me Greqinë
ashtu edhe me Malin e Zi, jo vetëm që nuk u zhvilluan
më tej, por u kthyen në të kundërtën e
tyre, në konflikte të hapura2 sepse ato shtete nuk donin
t'i njihnin shqiptarët si aleatë, por si të nënshtruar.
Të njëjtin fat pati edhe përpjekja për një
aleancë shqiptaro-greke që u bë në vitin 1881,
përpjekje që u përdor nga Athina si mjet presioni
kundrejt Turqisë e Fuqive të Mëdha, pa pasur aspak
ndërmend të respektonte zotimet që kishte marrë
për ruajtjen e integritetit tokësor e njohjen e shtetit
shqiptar.3
Kontaktet midis Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e qarqeve
qeveritare ballkanike, ishin rrjedhim i vlerësimit që
i bëhej faktorit shqiptar, si faktor ushtarak i rëndësishëm
dhe kjo shpjegon faktin pse ata donin t'i tërhiqnin shqiptarët
në kombinacionet e tyre politike, por këto kontakte u
zhvilluan në kushte kur atyre nuk iu njihnin të drejtat
si komb.
Pra ishte politika ekspansioniste e qarqeve sunduese shoviniste
të monarkive ballkanike fqinje të Greqisë, Malit
të Zi e Serbisë ndaj tokave shqiptare që e bëri
të pamundur vendosjen e lidhjeve të qëndrueshme të
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me këto shtete, ndonëse
objektivisht ekzistonin mundësi për realizimin e tyre.
Vënia në ankand e trojeve shqiptare, në fillim nga
Rusia nëpërmjet Traktatit të Shën Stefanit,
që e cungonte territorin e Shqipërisë në favor
të Bullgarisë, Malit të Zi e Serbisë dhe pastaj
nga të gjitha Fuqitë e mëdha evropiane nëpërmjet
Traktatit të Berlinit, u dha mundësi qarqeve shoviniste
të monarkive ballkanike të thellonin edhe më shumë
politikën e tyre antishqiptare.
Qeveritarët e shteteve fqinje i quanin përfitimet territoriale
që arritën në Berlin vetëm si pikënisje
pushtimesh edhe më të mëdha në drejtim të
trevave shqiptare, në rastin e prishjes së afërt
të Perandorisë Osmane.4
Mbështetur në vendimet e padrejta të Kongresit të
Berlinit, sunduesit e Malit të Zi kërkonin territore jo
vetëm më shumë nga ç'kishin pushtuar ushtarakisht,
por shkonin aq larg sa që kufirin jugor të tij e shtrinin
deri në lumin Drin, duke përfshirë krejt tokat midis
Adriatikut e Gjakovës.5
Qarqet shoviniste serbe, duke sjellë „argumente historike"
pretendonin të realizonin ato aspirata aneksioniste që
nuk i arritën as në Shën Stefan e as në Berlin:
të shtinin në dorë Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit,
Dibrën dhe krejt Maqedoninë.6
Greqia nga ana e saj, duke luftuar për realizimin e „Idesë
së madhe" dhe duke u mbështetur gjoja në argumente
historike e fetare, synonte të pushtonte Shqipërinë
e Jugut, pa të cilën „helenizmi" deklaronin
politikanët grekë, nuk do të ishte në gjendje
të përballonte presionin sllav në Ballkan.7
Në kushtet e këtij rreziku, kur Shqipëria po cungohej,
populli shqiptar i udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
u detyrua të bënte një luftë për jetë
a vdekje për mbrojtjen e tërësisë territoriale,
për të garantuar ekzistencën e vet si komb jo më
duke u drejtuar vetëm kundër armikut të parë,
Perandorisë Osmane, por edhe kundër këtij fronti
tjetër, rrezikut të copëtimit. Me plot të drejtë
Dimitër Tucoviqi, një nga udhëheqësit më
të njohur të lëvizjes punëtore serbe të
fillimit të shekullit XX, duke përshkruar gjendjen e rëndë
të popullit tonë në këtë kohë thekson
se „shqiptarët u gjetën në mes të kudhrës
e çekiçit, në mes të Turqisë, kundër
zgjedhës të së cilës luftuan, dhe shteteve të
vogla të Ballkanit që u sollën një zgjedhë
të re".8
Megjithatë, edhe në çastet jashtëzakonisht
të vështira në të cilat ndodhej Lëvizja
Kombëtare Shqiptare, ku kishte filluar pushtimi i tokave shqiptare,
nuk munguan përpjekjet e thirrjet për t'u lidhur me fqinjtë,
të cilëve shqiptarët u njihnin të drejtat e
tyre për të formuar shtete më vete, për të
kryer bashkimin kombëtar. „Që popullsitë sllave
të formojnë një ose më shumë shtete autonome,
thuhej në memorandumin e 13 qershorit 1878 drejtuar kryeministrit
të Anglisë Bikonsfild, është e drejtë dhe
një politikë e mirë. Por është gjithashtu
e drejtë... që shqiptarëve t'u konfirmohet dhe t'u
njihet pavarësia e tyre".9 Në thirrjen e Komitetit
Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë
Shqiptare, më 30 maj 1878 thuhet: „Ne dëshirojmë
me gjithë zemër të jetojmë në paqe me mbarë
fqinjtë tanë, Malin e Zi dhe Greqinë, Serbinë
dhe Bullgarinë. Ne nuk duam dhe nuk kërkojmë asgjë
prej tyre, por jemi krejt të vendosur që të mbajmë
atë që është jona".10
Këto thirrje e angazhime të shpallura botërisht
e të përsëritura në mjaft dokumente të
tjera të mëvonshme të Lidhjes, ajo i respektoi pa
asnjë lëkundje.
Me këtë qëndrim të vetin të parët
tanë shprehën respektin e tyre ndaj popujve të tjerë
dhe njëkohësisht vendosmërinë e patundur për
të mbrojtur tokën amtare nga shovinistët fqinjë,
të cilët iu përgjegjën këtyre ndjenjave
e thirrjeve të shqiptarëve me pushtimin e trojeve, me
masakrimin e dëbimin në masë të popullsisë.
Në kundërshtim me këtë qëndrim të
sundimtarëve shovinistë, qarqet përparimtare ballkanike
shprehën simpatinë e përkrahjen e tyre për luftën
e drejtë që bënin shqiptarët. Gazetat serbe
me tendenca përparimtare që botoheshin në këto
vite jepnin gjykime të drejta për qëndresën
e popullit shqiptar.11
Gjendja ekzistuese në Ballkan gjatë kësaj kohe e
bëri qëndresën shqiptare të udhëhequr nga
Lidhja një faktor pozitiv që krijonte mundësi reale
për zgjerimin e vatrave kryengritëse edhe në vise
të tjera, e veçanërisht në Maqedoni. Përpjekjet
e Lidhjes së Prizrenit në këtë drejtim nuk munguan,
por megjithatë, me përjashtim të disa kontakteve
e aksioneve të veçuara, rezultate të tjera nuk
u arritën.12
Udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit, duke qënë
njohës të hollë te politikës së Fuqive
të Mëdha, duke njohur mirë qëllimet politike
të të gjitha forcave europiane që kishin interesa
e vepronin aktivisht në ngjarjet e Ballkanit të kësaj
periudhe, u përpoqën të vendosin gjithashtu kontakte
me ato shtete, të cilat, duke u nisur nga interesat e tyre,
mund të përkrahnin në momente të caktuara lëvizjen
shqiptare.
Drejtuesit e Lidhjes Shqiptare e kuptonin qartë se qeveritë
e Fuqive të Mëdha qëndronin përballë Shqipërisë
si forca armike, të cilat në asnjë rast nuk i morën
parasysh kërkesat legjitime të shqiptarëve, prandaj
nuk ushqyen iluzione se ato mund të bënin ndonjë
gjë për Shqipërinë. E megjithate, dihet se Lidhja
iu drejtua shpesh herë qeverive të Fuqive të Mëdha
me memorandume, thirrje e protesta, por këtë, siç
del nga leximi me kujdes i këtyre dokumenteve, ajo e bëri
në radhë të parë për të tërhequr
vëmendjen e opinionit publik e të diplomacisë europiane
mbi problemin shqiptar dhe për t'u bërë të qartë
atyre se populli shqiptar ishte i vendosur të luftonte deri
ne pikën e fundit të gjakut për të mbrojtur
të drejtat e tij.
Rilindasit tanë të mëdhenj, duke vepruar me mençuri,
tejpamësi e shkathtësi politike, u përpoqën
të përfitonin nga kontradiktat që ekzistonin midis
Fuqive të Mëdha për të gjetur ata faktorë,
për të shfrytëzuar ato momente, të cilat mund
të shërbenin në të mirë të çështjes
shqiptare.
Të nisur pikërisht nga interesat e kundërta që
kishin në Ballkan Anglia me Rusinë, qarqet patriotike
shqiptare u përpoqën të sigurojnë përkrahjen
e të parës për të penguar realizimin e politikës
antishqiptare të carizmit rus. Dihet se Anglia, si fuqi e madhe
detare, nuk mund të lejonte kurrsesi që Ballkani të
binte nën sundimin apo kontrollin rus dhe Rusia të dilte
në Mesdhe. Politika angleze, për të ndaluar depërtimin
rus në këto zona, u pa nga këto qarqe si një
faktor që mund të shfrytëzohej në interes të
lëvizjes shqiptare. Me anën e memorandumit të 13
qershorit 1878 dërguar kryeministrit anglez, lordit Bikonsfild,
shqiptarët, pasi i bëjnë një analizë situatës
në Shqipëri e në Ballkan, kërkojnë përkrahjen
e qeverisë angleze, që ajo të marrë iniciativën
për të shtruar e zgjidhur në favor të shqiptarëve
Çështjen Shqiptare në tryezën e bisedimeve,
në Kongresin e Berlinit.13
Patriotët shqiptarë të Stambollit iu drejtuan Andrashit,
Ministër i Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë,
duke kërkuar për krahjen diplomatike të Vjenës.14
Udhëtimi i delegacionit të Lidh-jes nëpër Evropë,
në vitin 1879, synonte gjithashtu që, nëpërmjet
bisedimeve të drejtpërdrejta me krerët e diplomacisë
evropiane, të manovronte në lëmshin e kontradiktave
midis tyre, për të gjetur eventualisht përkrahës
të kërkesave shqiptare.
Por edhe kjo veprimtari e shumanshme e Lidhjes Shqiptare nuk mundi
të sigurojë përkrahje as në arenën ndërkombëtare
për të realizuar programin e saj. Asnjë nga Fuqitë
e Mëdha evropiane nuk i përfilli kërkesat e shqiptarëve
dhe nuk e llogariti faktorin shqiptarë në politikën
e vet ballkanike, sepse ai nuk hynte në kombinacionet e tyre
politike në lidhje me gjendjen në Ballkan. Anglia nuk
donte ta dobësonte më tej Turqinë, duke i shkëputur
asaj Shqipërinë, ndërsa Austro-Hungaria nuk donte
një zgjidhje që do ta zhvleftësonte hipotekën
që ajo kishte krijuar mbi viset shqiptare me daljen e saj nëpërmjet
Sanxhakut deri në portat e
Mitrovicës.
Në fund të fundit Shqipëria u trajtua prej Fuqive
të Mëdfia si plaçkë tregu, si monedhë
këmbimi për të kënaqur klientelën e vet,
monarkitë ballkanike, që do t'u shërbenin si mbështetje
për të qenë në çdo rast të pranishëm
në Ballkan, në një nga zonat më strategjike
të Evropës.
Një politikë të tillë konsekuente antishqiptare
ndoqi veçanërisht Rusia, e cila nëpërmjet
krijimit të Bullgarisë së Madhe në lindje të
Ballkanit, dhe zgjerirnit të Malit të Zi në perëndim
të tij, shtrinte në fakt kthetrat e veta thellë në
tokat shqiptare dhe siguronte njëkohësisht baza të
forta në Egje dhe në Adriatik, për të realizuar
planet e veta hegjemoniste në Evropën Juglindore në
të ardhmen. Rusia doli si faktor kryesor negativ i çështjes
shqiptare në këto vite edhe në rastet e tjera kur
janë shqyrtuar problernet ballkanike.
Fuqitë e Mëdha, duke mos e shtruar çështjen
shqiptare si një çështje më vete e në
mënyrë tërësore, në tryezat e bisedimeve
diplomatike në Berlin e gjetkë, u detyraan të merren
me të vetëm të shtrënguar nga lufta e armatosur
e popullit shqiptar të udhëhequr nga Lidhja, që kundërshtonte
me vendosmëri zbatimin e vendimeve të padrejta të
tyre. Në këto raste çështja shqiptare nuk
u zgjidh asnjëherë në të mirë të popullit
shqiptar, por në prizmin e interesave të vetë fuqive.
Edhe e ashtuquajtura kthesë për një qëndrim
më realist ndaj problemit shqiptar, e bërë nga Anglia
në vitin 1880, ishte në të vërtetë një
manovër diplomatike që i nevojitej politikës angleze
në këtë kohë dhe që i shërbeu asaj,
si për konsum të brendshëm ashtu edhe të jashtëm.
Aksioni i diplomacisë angleze, që shpalli nevojën
për një autonomi shqiptare, i shërbeu asaj për
të shuar qëndresën e shqiptarëve, vazhdimi i
së cilës nuk përputhej aspak me interesat e Londrës.15
Interesimi i fuqisë tjetër, i Austro-Hungarisë,
për çështjen shqiptare, ishte i lidhur vetëm
me përpjekjet e saj për të përgatitur kushtet
për një pushtim të ardhshëm të Shqipërisë,
për t'i përdorur shqiptarët si një rezervë,
kundër sllavëve.16 Siç del qartë, Austro-Hungaria
tashmë kishte hequr dorë përfundimsiht nga mendimi
që pat shprehur më 1876 e 1877 për krijimin e një
shteti autonom shqiptar në rastin e prishjes së Turqisë.
Prandaj ajo ishte e interesuar ta shuante atë vatër të
qëndresës së armatosur që ishte krijuar në
Shqipëri.
Në këtë mënyrë Lidhja udhëhiqte luftën
e armatosur të popullit shqiptar duke u ndodhur e vetme përballë
presionit të madh ushtarak dhe politik të Turqisë
së sulltanëve. Por edhe në këto rrethana, duke
u mbështetur në traditat luftarake dhe në vendosmërinë
e patundur të popullit shqiptar, Lidhja e Prizrenit i doli
me ndërgjegje vetë për zot çështjes së
kombit, e mbajti lart flamurin e luftës për një Shqipëri
të lirë të pandarë, duke shkruar një nga
faqet më të lavdishme në historinë e popullit
tonë.
----------------------------
1 Historia & Shqipërisë, vëll. II, Tiranë
1965, f. 119—120.
2 A. Buda, Shqiptarët përballë krizes lindore të
viteve 1878—1881, në rev. „Studime historike",
nr. 1, 1978, i. 6.
3 Historia e Shqipërisë, vëll. II, Tiranë 1965,
f. 187.
4 Po aty, f. 144.
5 Po aty, f. 145; A. B u d a, vep. e cit. f. 7.
6 Historia e Shqipërisë, vëll. II, Tiranë 1965,
f. 145.
7 Po aty, f. 145, 146; A. B u d a, vep. e cit. f. 10.
8 D. Tucoviq, Srbija i Arbanija, Beograd—Zagreb 1945, f. 61.
9 Akte të Rilindjes Kombëtare. Shqiptare (1878—1912),
përgatitur nga St. Pollo dhe S. Pulaha, Tiranë 1978, f.
24.
10 Po aty, f. 19.
11 K. Xhambazovski, Novosadska „Zastava" o Albanskoj
Ligi u doba Serlinskog Kongresa, në „Kosova" nr.
3, Prishtinë 1974, f. 30—41; P o a i, Ideja o balkanskoj
juzhnosllovenskoj federaciji u doba Svetozara Markoviça,
në Balcanica, V, Beograd 1974, f. 139 e 142 citon gazetën
„Staro Gsllobogjenje" gusht 1875, 25 mars 1876.
12 Istorija na Makedonskiot narod, kniga vtora, Skopje 1969, f.
107— 108; M. K o d r a, Lidhja e Prizrenit, shikuar nga aspekti
i disa dokumen-teve britanike më 1879—1881, në Kosova
3, Prishtinë 1974, f. 58; Todo-r o v s k i, T. Spomenite na
Mazhovski, Skopje 1972, £. 34; Gazeta San Pje-terburgskie.
Vjedonosti, nr. 322, 24/4. XII. 1878 cituar sipas Sh. Ajvazi, Lidhja
e, Prizrenit në shtypin rus, Prishtinë 1977.
13 Akte të Rilindjes Kombëfare Shqiptare. . f. 21.
14 A. P u t o, Lldhja Shqiptare për mbrojtjen e të drejtave
të në vitet e fcrisës lindore, i, 16 (broshurë).
15 St p o 1 1 o, Lufta e poyulUt shqiptar për çUri™
kcrrribëtar nën udhëheqjen e Lidhjes së Prtott,
në rev .^tudime bistonke" nr. 2, 1968, f. 103.
16 Po aty, £. 103.
|